Albspirit

Media/News/Publishing

Bislim Ahmetaj: Vendi nga “udhëkryqi” në “katastrofë”

 

Image result for bislim ahmetaj

Vendi nga “udhëkryqi” në “katastrofë”

Me këtë slogan e kisha emërtuar aktivitetin përkujtimor në 28 vjetorin e Lëvizjes Studentore, me 8 Dhjetor të 2018-s në Sallën ‘Liria’ të Qytetit ‘Studenti’. Kur po bisedonim me Like Rehovën për posterin e atij aktiviteti unë këmbëngula vetëm tek slogani, të gjitha analizat e mia fatëkeqësisht më çonin tek ky slogan “Shqipëria në udhëkryq”. Qeveri e papërgjegjshme dhe arrogante përballë një opozitë skeletike pa formë e pa përmbajtje, pa frymë dhe e braktisur nga besimi i qëndrestarëve dhe veprimtarëve thelbësor. Pas gjashtë muajsh ky “udhëkryq” është bërë shpërthyes, i frikshëm, mbytës dhe i pa shpresë, shtegu i sigurtë i një katastrofe të pa shpresë. Klima politike është konfliktuar në ekstrem, në njërën anë Edi Rama me të tijtë kanë shpallur datën e zgjedhjeve lokale me 30 Qershor, ata kanë nisur fushatën idiote me ndjekësit e tyre të verbër duke reklamuar arritjet kriminale të varfërimit dhe braktisjes masive të popullsisë nga vendi që ka marrë përmasat e një pastrimi etnik, të ngjashëm me atë të kohës së Hitlerit në Gjermaninë naziste dhe të Milosheviçit në ish- jugosllavinë e mbetur nga Tito. Në anën tjetër opozita ka dalë në rrugë, ka braktisur parlamentin, i ka shpallur “luftë” Edi Ramës dhe qeverinë së tij butaforike që i ngjet një teatri kukullash, opozita duket e vendosur të mos marrë pjesë jo vetëm në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit por në asnjë palë zgjedhje me kryeministër Edi Ramën, të cilin Lulzim Basha e bën përgjegjës për krejt situatën e krijuar pas “flirtit” të para dy viteve në prag të zgjedhjeve të Qershorit 2017. Rama nga Surreli dhe Basha nga bregu i Lanës i kanë mbushur topat dhe i kanë drejtuar nga njëri tjetri, domethënë drejt mbështetësve të ndërsjelltë. Njëri shkruan letra, tjetri i përgjigjet me protesta. Komisioni i Këshillit të Europës në kulmin e kësaj krize “alla shqiptare” , e paprecendent pas dorëzimit të mandateve dhe prodhimit të një opozitë të listës së pasme, i rekomondon Parlamentit Evropian çeljen e negociatave me Shqipërinë. Jo shumë larg nga Brukseli vjen përgjigjia bombë për burokratët e korruptuar të BE-së. Kjo përgjigje asgjësuese vjen nga Berlini, aty ku është zemra e Europës, por kësaj radhe jo nga parlamenti, as nga qeveria edhe pse që të dyja janë skeptikë dhe të zhgënjyera nga Tirana zyrtare. Bomba vjen nga prestigjiozia “BILD”, media më e madhe europiane e cila ka tronditur jo vetëm Tiranën zyrtare por edhe burokratët e korruptuar të diplomacisë europiane dhe asaj të përtej oqeanit. Vendi nga “udhëkryqi” ku unë e shihja në fillim të Dhjetorit të vitit të shkuar tani është në prag të katastrofës. Dy “liderat” e vendit janë në pozicione qitje, dialogu mes tyre duket iluzion i tredhur nëpër zyra, ku përversiteti, arroganca dhe injoranca kanë krijuar telat me gjemba dhe muret e izolimit. Nga ana tjetër qytetarët në shumicë janë derdhur nëpër rrugë duke ju përgjigjur thirrjes së opozitës për protesta, një pjesë prej tyre janë gati të djegin gjithçka deri edhe veten e tyre sepse përveç “prangave” s’kanë çfarë të humbasin. Varfëria dhe mosdurimi i tyre ka prekur ferrin. Fëmijët para pallateve kanë nisur ta nisin lojën e tyre të varfër në mungesë të parqeve dhe lodrave me sloganin e opozitës “Rama ik”. Nga kampi i mazhorancës së vjedhur me parat e drogës dhe krimit të organizuar shfaqet një unitet i shtirur që i ngjan një teatri absurd . Disa të kapur nga krimi, të tjerë të varur nga të kapurit, shumica të verbër nga ideologjia dhe influenca enveriste që zotëron në kampin e mazhorancës i qëndrojnë “besnik” “skënderbeut” të tyre që po e çon vendin në prag katastrofë për karrigen dhe delirin e tij të çmendur. Askush se di se si mund të zgjidhet kjo guzhëm helmuese e pregatitur në guzhinën e politikës shqiptare. Ndërkombëtaret të gjendur para një “gjelle” të pa shijuar më pare, por gjithsesi të pregatitur edhe në guzhinat e tyre për interesa ditë nuk duan ta shijojnë këtë çorbë helmuese edhe nga frika se mund ta vjellin më vendet tyre. Qytetarët në mungesë të organizimeve civile të shkatërruara me shumë dinakëri dhe kujdes nga politikëbërësit vendas në bashkëpunim me ndërkombëtarët kanë mbetur si peshku pa ujë. Ata, që zgjidhje të vetme kishin zgjedhur ikjen, kohëve të fundit kur vendet e BE-së jua a kanë mbyllur dyert kanë dalë nëpër rrugë. Rruga është një zgjidhje, thuajse zgjidhja e vetme që i ka mbetur qytetarëve, veçse kërkohet vëmendje dhe kujdes që të mos ndodhë më ajo që na ndodhi ne brezit të viteve 90, “që çliruam vendin nga një diktaturë dhe mbollëm ne vendin tone një katrahure”. Një shprehje e popullit thotë “Shkoi shyta me nxjerrë brirët dhe la veshtë”. Shqipëria duhet t’u kthehet qytetarëve, këtë sakrificë ja kemi borxh vendit dhe fëmijëve tanë. Veçse kësaj radhe duhet ti mbajme sytë hapur.

Tiranë me 6 Qershor 2018.

Please follow and like us: