Shaban Murati: Kush e bëri Kushtetutën e Shqipërisë?
Si është krijuar dokumenti më i rëndësishëm i shtetit shqiptar, kush ka influencuar ligjet tona dhe frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë? Shaban Murati, diplomat karriere dhe njëherazi analist i çështjeve të rajonit tek gazeta Dita ka ndarë në rrjetin social Facebook, një citim shumë interesant nga biografia zyrtare e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, publikuar kjo në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke. Analisti vë në dukje ndikimin dhe kontributin grek në Kushtetutë, si diçka që ka përsosur historinë dhe bën thirrje për të shmangur interpretimet e gabuara. Këshillimi i të huajve nuk i heq asnjë meritë profesionalitetit dhe formimit të “baballarëve” të kombit shqiptar.
“Kush e bëri Kushtetutën e Shqipërisë?
‘Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Katrougalos, ka qenë këshilltar ligjor i Parlamentit të Shqipërisë për hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë në 1998-1999’.
(Marrë tekstualisht nga biografia zyrtare e Ministrit të Jashtëm të tanishëm të Greqisë, publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke).
P.S. Një sugjerim për kolegët e mediave shqiptare: Lutemi mos u tallni me popullin, duke shkruar për baballarët shqiptarë (pa shkollë) të Kushtetutës së Shqipërisë. Respektoni të drejtën e autorit”, shkruan Murati.
Ndoshta mund të ketë pakënaqësi apo rezerva mbi ndikimin “grek”, por fundja historia dhe përvoja botërore na bëjnë më të mirë.