Ambasada Britanike: Urgjent dialog për të kapërcyer krizën
Para protestës së opozitës së bashkuar, ambasada britanike në Tiranë nëpërmjet një deklarate për mediat, apelon për një proteste të rregullt e paqësore. Nëpërmjet komunikatës, ambasada britanike në Tiranë shprehet se dënon të gjitha aktet e dhunës. Gjithashtu i bëhet thirrje palëve politike që të ulen urgjentiht për dialog në mënyrë që të tejkalohet kriza në vend. “Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme të opozitës. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Ne vazhdojmë ti bëjmë thirrje të gjitha palëve të ulen urgjentisht në dialog për të tejkaluar krizën politike që ka kapluar vendin”, thuhet në deklaratën e ambasadës britanike në Tiranë.