Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani: Ja pse Rama nuk mund të krijojë gjykatën kushtetuese?

Image result for ylli manjani

Vendimi i sotëm i presidentit të Republikës Ilir Meta për të anulluar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale në vend është i paankimueshëm nga ana e mazhorancës për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese, e cila prej mëse dy vjetësh është jofunksionale për shkak të reformës në drejtësi, që kryeministri Rama e trumbeton me të madhe. Por mund të ketë një lëvizje ditën e hënë nga ana e mazhorancës socialiste, e cila duke përdorur kartonët e saj në parlament, mund të “ngrejë” një Kushtetuese të re. Por sipas ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjani, kjo gjë është e pamundur. “Ja dhe përgjigja e pyetjes “a mund të krijohet të hënën Gjykata Kushtetuese”? Ky është neni 125 i Kushtetutës i miratuar me konsensus në 22 korrik 2016. Ky është nen i reformës në drejtësi…”, shkruan ish ministri Manjani në postimin e tij.

Ja çfarë thotë neni 125 i Kushtetutës;
Neni 125
• Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
• Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion.
• Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj.
• Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh.
• Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij.

Please follow and like us: