Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja Çitaku në KS të OKB: Cili është sot roli i UNMIK-ut në Kosovë?

Nju Jork, 10 qershor 2019 – Përfaqësuesja e Kosovës në Kombet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka thënë se misioni i OKB-së, UNMIK, e ka kryer tashmë misionin që e kishte dhe tashti është i panevojshëm në Kosovë.

“Ne e falëndërojmë UNMIK-un për rolin e tij në dekadën e parë, por ne thjesht nuk shohim ndonjë aryse të vazhdimit të mandatit të tij në Kosovë. Nuk është mision administrativ, sepse Kosova e qeveris vetë vendin, nuk është sistem paqeruajtës. A mund të më tregoni se cili është roli i UNMIK-ut në Kosovë?”, ka thënë ambasadorja Çitaku në mbledhjen për Kosovën në KS të OKB-së.

Tutje ajo ka folur për aksionin në Veri, për të cilin më parë Daciq dhe shefi i UNMIK’ut, Zahir Tanin, e sulmuan Kosovëm.

“Policia e Kosovës ka realziuar një aksion në sukses që kishte të bëntë me krimin e organizuar në disa komuna të Republikës së Kosovës. Është hetim disamuajsh dhe ka të bëjë me përfshirjen e zyrtarëve.

Ajo ka treguar në Këshill të Sigurimit për operacionin dhe numrin e të arrestuarve, duke përmendur se kishte të arrestuar të etnive të ndryshme; shqiptare, serbe e boshnjake.

“Policët në Zubin Potok u ballafaqua me armë dhe barrikada të vëna nga bandat e armatosura. Policët e Kosovës kanë arrestuar 7 persona që janë angazhuar . Në mesin e tyre ka qenë edhe zyrtari rus, që ka shfrytëzuar veturën zyrtare me targa të UNMIK;ut për të vënë barrakadë. Policia e Kosovës ka gjetur dëshmi se z. Trasnishenko ka bartur një motosharrë e cila është përdorur për të prerë drurët për t’i vendosur si barrikada. Ai ka refuazuar ta dëgjojë policinë dhe të tregojë identitetin, prandaj policia është detyruar ta arrestojë. Para se të dërgohet në mbajtje zyrtari rus ka marrë trajtim mjekësor. Ekziston raporti i spitalit të Mitrovicës”, ka thënë ajo.

Ambasadorja Çitaku i është përgjigjur edhe akuzave të shefit të uNMIK-ut, Zahir Tanin, se policia e Kosovës ka përdorur “forcë të tepruar” ndaj dy punonjësve të këtij misioni, njëri rus e tjetri serb, gjatë aksionit të policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar e korrupsionit, të kryer muajin e kaluar në disa komuna të Kosovës, përfshirë edhe komunat në pjesën veriore, të banuara me shumicë serbe.

Ajo ka treguar se tre policë të Kosovës janë lënduar gjatë përballjes me zyrtarin rus të UNMIK-ut dhe ka theksuar se është shokuar kur ka dëgjuar që Beogradi dhe disa kryqendra të tjera evropiane kanë dalë kundër operacionit të policisë kundër krimit të organizuar.

“Mendimi që Kosova mund të shënjestrojë ndonjë zyrtar të UNMIK-0ut dhe ta sulmojë është përtej logjikës së shëndoshë. Z. Trasnishenko me dëshirë është përfshirë në një barrikadë kundër Policisë së Kosovës”, ka thënë ajo.

Çitaku i ka pyetur pjesëmarrësit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit se çka do të ndodhte sikur ndonjëri prej tyre do ta pengonte policinë amerikane gjatë kryerjes së  një aksioni kundër krimit.

“Më tregoni se çka do të ndodhte nëse njëri nga ne do të provonte ta pengonte një operacion të Policisë këtu në Nju Jork”, ka theksuar ajo

Çitaku i është përgjigjur edhe shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se shqiptarët kanë kryer gjenocid ndaj serbëve gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ajo  ka rissjellë  në kujtesë krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullsisë civile shqiptare dhe ndaj pronave të tyre.

“Mbi 10 mijë njerëz të pavrarë, rreth 20 mijë gra janë dhunuar, mijëra janë akoma të zhdukur. Ne nuk e harrojmë se kur u kthyen mbi 1 milionë shqiptarë, gjetën shtëpitë e tyre në shkrumb e hi. Përfaqësuesit e OKB’së na keni ndërtuar t’i ndërtojmë ato”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka folur edhe për deklaratën e Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila kishte deklaruar se “shqiptarët vijnë nga mali”.

Ambasadorja Çitaku ka thënë se lidershipi i Serbisë edhe sot e kësaj dite përdor gjuhë raciste ndaj shqiptarëve, sikur kishin bërë politikanët serbë në shekullin e 19-të. Ajo e citoi ish-udhëheqësin serb, Vladan Gjorgjeviq, i cili kishte thënë se shqiptarët “janë njerëz me bisht”.

“Tash jemi më shumë se një shekull më vonë dhe ende i dëgjojmë zyrtarët serbë që vjellin urrejtje dhe vazhdojnë të flasin me gjuhë raciste”, është shprehur ambasadorja Çitaku, transmeton Gazeta Express.

Please follow and like us: