Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthen rrjeti për Suela Mustën: Ata që arrestuan baballarët, arrestojnë sot bijat

Nuk eshte pertypur lajmi per arrestimin e gazetares sebashku me grupin e Capjas ne Elbasan dyshuar per trafik dhe vrasje. Arianita  Brahaj, gazetare dhe ze i njohur i shoqerise civile thote se arrestimi i saj ngjan me ate te atit, i cili u burgos politikisht nga diktatura.

Postimi i Brahaj

Ata qe arrestuan baballaret arrestojne sot bijat. Pa mase sigurie ne gjykate, ne 6 te mengjesit me buje dhe trokitje te renda ne deren e pallatit, pa i dhene kohe te jape shpjegime te marre avokat. Si arrestime juntash me duken keto njoftimet e policise me arrestime te anetareve te AMA-s.
Ej Policia e Shtetit a arrestove keshtu ndonje nga ministrat e tu me skaf?!

 

Postimi i Anila Bashës

E rritur nëpër kampe internimi, e edukuar nga një familje fisnike e atdhetare, Suela Musta, bija e Agim Mustës, me gjasë shqiptarit që ka vuajtur më së shumti vjet në burgjet e komunizmit, s’mund të jetë pjesë e krimit të organizuar.
As shkelëse e ligjit a Kushtetutës së Shqipërisë. Ajo s’mund të trajtohet si kriminele. Sepse askush nuk e njeh si të tillë. Përveç atyre që ujkun e kanë para syve, e bëhen sikur vrapojnë pas gjurmëve.
Historia do të përsëritet. Sikur babait të saj, Agim Mustës, edhe Suela Mustës, shoqëria shqiptare do të detyrohet t’i kërkoj ndjesë. Veç Suelës, shpresoj më shpejt se babait të saj.
Prandaj, më së paku çfarë mund të bëhet është t’i mundësohet Suelës të mbrohet në liri nga akuzat që i janë mveshur.
Ajo do të dijë ta mbrojë nderin e vet dhe të familjes së vet.
#LiripërSuelën#
Kursi i Gazetarise 1995-1999.

 

Postimi i Besnik Mustafajt

Une e njoh shume mire Suela Musten. Ka qene anetare e keshillit te minibashkise ne zonen ku une kam qene deputet ne Tirane. Une i ve te dy duart ne zjarr per integritetin e saj moral. Por arrestimi i saj sot nuk ka te beje aspak me integritetin e saj. Arrestimi i Suela Mustes eshte nje shembull i terrorit selektiv qe po ushtron qeveria duke perdorur ne menyre kriminale policine e shtetit dhe prokurorine.

 

Reagimi nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

 

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shprehin shqetësimin për ndalimin e koleges Suela Musta, anëtare e AMA-s, në kushtet kur vetë institucionet nuk ofrojnë transparencë mbi “rrezikshmërinë” e znj.Musta, për një masë të tillë të ekzekutuar nëpër natë, sipas informacioneve sporadike për dhënien e një licence, nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, për një TV klabllor në Elbasan dhënë persona tepër të njohur për policinë, e sot në arrestuar.

Pa ndërhyrë në diskrecionin e hetimit, kërkojmë nga organet ligjzbatuese të bëjnë trasparencë, në mënyrë që kolegia Musta dhe një tjetër koleg i shpallur në kërkim, të mos përdoret për sfond influencash politike në aksione me efekt të dirigjuar publik.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë po ndjekin me vëmendje këtë rast e solidarizohet me kolegët, që po përballen me këtë situatë kaq të paqartë.

Please follow and like us: