Albspirit

Media/News/Publishing

Universi indian në 20 postulate

Image result for femra indiane

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Zoti do të të dëgjojë nëse flet.

2. Ji tolerant me njerëzit që kanë humbur rrugën e tyre. Injoranca, xhelozia, zemërimi dhe babëzia burojnë të gjitha nga një shpirt i humbur. Lutu që ata të gjejnë rrugën.

3. Kërkoje vetveten, ti vetë. Mos lejo që të tjerët të krijojnë rrugën tuaj për ty. Është rruga jote dhe vetëm e jotja. Të tjerët mund të ecin me ty, por askush nuk mund të ecë për ty.

4. Trajtoji mysafirët në shtëpinë tënde me nderime. Shërbeju ushqimin më të mirë, ofroju shtratin më të mirë dhe trajtoi me respekt dhe nder.

5. Mos merr atë që nuk është e jotja, as nga një person, komunitet apo kulturë. Nuk është fituar dhe nuk të është dhënë. Nuk është e jotja.

6. Respekto çdo gjë të vogël mbi tokë.

7. Ndero mendimet, dëshirat dhe fjalët e njerëzve të tjerë. Le të shprehë secili vetveten.

8. Asnjëherë mos fol keq për të tjerët. Energjia negative që vendos në univers do të shumëfishohet kur të kthehet tek ti.

9. Të gjithë bëjnë gabime. Dhe të gjithë gabimet mund të falen.

10. Mendimet negative shkaktojnë sëmundje të mendjes, trupit dhe shpirtit. Praktiko optimizmin.

11. Natyra nuk është PER ne, por një PJESE e jona. Kafshët, bimët dhe çdo krijesë tjetër, janë të gjitha pjesë e familjes së botës.

12. Fëmijët janë farat e të ardhmes sonë. Duhet të mbjellësh dashuri në zemrat e tyre, dhe t’i mbushësh me urtësi dhe mësime të vyera për jetën. Kur të rriten, jepu hapësirë të piqen.

13. Mos e lëndo zemrën e të tjerëve. Helmi i dhimbjes që shkakton do të kthehet tek ti.

14. Ji i ndershëm gjithë kohës. Ndershmëria dhe e vërteta janë testet e vullnetit të njeriut në këtë botë.

15. Ruaj ekuilibrin. Stërvit trupin për të fuqizuar mendjen. Pasurohu në shpirt për të kuruar dhimbjen emocionale.

16. Merr vendime të ndërgjegjshëm për atë që do të jesh dhe si do të reagosh. Ji përgjegjës për veprimet e tua.

17. Respekto hapësirën personale të të tjerëve. Mos prek sendet personale të të tjerëve – sidomos objektet e shenjta dhe fetare. Kjo është e ndaluar.

18. Ji i vërtetë, së pari me veten tënde. Nuk mund të ushqesh dhe ndihmosh të tjerët, nëse nuk ushqen dhe ndihmon veten së pari.

19. Respekto besimet e të tjerëve të cilat besojnë në një zot. Mos u përpiq t’u imponosh të tjerëve besimet e tua.

20. Ndaje pasurinë me të tjerët. Bëj bamirësi.

Please follow and like us: