KQZ-Metës: Kuvendi ka 122 deputetë, Kushtetuta kërkon 140!
KQZ i është përgjigjur përmes një shkrese kërkesës së presidentit Ilir Meta, lidhur me numrin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, si edhe shpërndarjen e tyre në zonat elektorale. “Numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit është 122 deputetë”, theksohet në shkresën e dërguar Metës. Përmes një shkrese zyrtare, më datën 14 qershor, Kreu i Shtetit iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar t’i vihet në dispozicion lista shumë emërore e deputetëve të Kuvendit, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës dhe zëvendësimit të tyre. Kjo kërkesë tij u pa si një hap i parë drejt një veprimi tjetër të mundshëm, atij të shpërndarjes së Parlamentit. Megjithatë pritet të shihet se çdo të ndodhë më tej, pas përgjigjes zyrtare që Presidenti mori nga KQZ.