Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA reagon për protestën e 21 qershorit


Tre ditë përpara se opozita të zhvillojë protestën e paralajmëruar në 21 qershor, Ambasada e SHBA në Tiranë i ka bërë një thirrje qytetarëve të saj.

Siç është bërë ritual tashmë përpara çdo proteste ambasada ka këshilluar shtetasit amerikanë të shmangin lëvizjet nga zonat ku parashikohet të mblidhet protesta. Ajo ka paralajmëruar se në protestat e shkuara ka patur dhunë, është përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 21 qershor 2019, duke filluar rreth orës 8:00 të pasdites. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë), Zyra e Kryeministrit (Tirana), ndërtesa të tjera qeveritare (Tiranë)”, shkruan ambasada.

Please follow and like us: