Albspirit

Media/News/Publishing

BE shtyn negociatat me Shqipërinë: Vendimi në tetor

Këshilli i Bashkimit Evropian deklaron se vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë do të jetë në tetor. Këshilli e përcakton si ‘deadline’ pikërisht muajin tetor të këtij viti. Në një deklaratë, Këshilli shprehet se vlerëson raportin e KE për Shqipërinë. “Vendimi për Shqipërinë, jo më vonë se tetori i 2019. Kemi marrë rekomandim pozitiv nga KE. Vlerësojmë raportin e KE për Shqipërinë. Do dalim në një vendim të qartë për Shqipërinë”, deklaron Këshilli i BE.  Më herët ishte Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn që tha se nuk është arritur të merret një vendim në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë verë, duke theksuar se BE kërkon më shumë kohë për të vlerësuar rekomandimet e KE. Ndërsa ministri rumun për Çështjet Europiane, George Ciamba, tha se Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian nuk ka marrë ende asnjë vendim, për shkak se raportet, sipas tij, kanë ardhur me vonesë.

Please follow and like us: