10 përgjimet e reja të publikuara nga Bild
“BILD” ka publikuar mbrëmjen e kësaj të mërkurë edhe 10 përgjime të reja ku në fokus janë biseda të zyrtareve të PS. Këtë herë personazhi që del më shumë në përgjime është edhe Ymer Lala, një personazh mjaft i akuzuar nga opozita. Lala shfaqet në një telefonate edhe me ish Ministrin Gjiknuri, drejtues politik i PS në Dibër në atë kohë.
Në përgjime dalin edhe Saimir Tahiri në atë kohe Ministër i Brendshëm por edhe Xhemal Qefalia deputet i PS.
PËRGJIMI 1
Robert Aga: He djalosh.
Bekim Krashi: Ça keni bë, ça keni bë se e keni myt fare. Nuk keni lënë asgjë. Plus kudo jeni, vetëm tek ne jeni minus 10 (vota). Do t’i nxjerr të dhënat dhe do t’i dërgoj me letër pastaj.
Robert Aga: Dua të kemi 1000 plus, poshtë 1000 nuk i pranoj.
Bekim Krashi: Aaaa ca llafos, ke filluar ke pretendime të mëdhaja.
Robert Aga: Ejjj.
Bekim Krashi: Hë.
Robert Aga: O shpirt i vëllait , ti kujtoje se ata (opozita) ishin budallenj që bënin si të tillë.
Bekim Krashi: Po prandaj deshin të bënin rrëmujë ata, se i dishin këto gjëra. Mos u lodhni fare. Janë të humbur këta.
Robert Aga: O shpirt i vëllait , ajo strategjia ime funksionon.
Bekim Krashi: E di mor e di që e deklaruar. Ti je një komisar politik or ti.
Robert Aga: Hej. A e ke Damian Gjiknurin aty?
Bekim Krashi: Do të ta kaloj në telefon.
Robert Aga: Jepja pak.
Robert Aga: O shef (i flet ministrit Gjiknuri).
Gjiknuri: Hë Berto.
Robert Aga: Mirëmbrëma.
Gjiknuri: Hë mo ça bën.
Robert Aga: Si je?
Gjiknuri: Mirë! Tullë! Mirë fare.
Robert Aga: Se nuk pate besim tek unë.
Gjiknuri: Tërmet! Tërmet! Je njësh. E the hahahah. Ik mos fol shumë.
Robert Aga: Ciao! Të përshëndes.
PËRGJIMI 2 (Shefi i policisë me deputetin e PS)
Xhemal Qefalia: Berti.
Shef i policisë së Dibrës: Po shoku im.
Xhemal Qefalia: Mos e vrit trurin, Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, po do i themi ne nesër s’ke pse e përmend më atë.
Shef i policisë së Dibrës: Jo jo, ai le të vij dhe të kontrollojë ku t’i dojë qejfi.
Xhemal Qefalia: Ça ka ai, ai ia fut kot, mundohet që të justifikojë. A e merr vesh ti se çfarë bëhet brenda PD-së, duke u zënë me njëri- tjetrin. Mos e vrit mendjen.
Shef i policisë së Dibrës: Jo unë i pata thënë, më sillni kartonin si Messi që ia mban Barcelona edhe të fitoni.
Xhemal Qefalia: Tani kot ata, të kishin vënë ty ata, e fitonin ata.
Shef i policisë së Dibrës: Unë jam pjesë e PS-së dhe nuk e ndërroj as për 1 milion vjet.
Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim mo vlla, prandaj e thashë unë atë mbrëmë, ishin të gjithë grupi i P, s’ë besonin më.
Shef i policisë së Dibrës: Faleminderit, faleminderit, shyqyr që nuk thashë një fjalë tjetër unë aty. Unë e dija se ishte Gjiknuri
Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije që ne ishim atje.
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo thashë ….(nuk dëgjohet).
Xhemal Qefalia: Ishte dhe Gramozi aty, ishte edhe Rama, ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë dhe Damiani në fakt dhe Blerina …u thashë që ai mund të bëjë shumë ty. I thashë edhe atij Ulsiut që ta përforconte, që të mos kishte kundërshtim. U thashë mu më bën punë edhe në Tiranë ai, puna është që kudo që është ai i jep drejtim.
Shef i policisë së Dibrës: Ishalla mos më çojnë nga Bulqiza, të pushoj pak.
Xhemal Qefalia: E pra e, që të çlodhesh një çik.
Shef i policisë së Dibrës: Jo kam nevojë që të pushoj pak, sinqerisht…
Xhemal Qefalia: Ikën ato ë?
Shef i policisë së Dibrës: Po, po i përcolla tani, të lumtur.
Xhemal Qefalia: Për drekë them unë.
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo hëngrën, s’e di ça bën a hëngën, a koktej.
Xhemal Qefalia: Drekë, drekë.
Shef i policisë së Dibrës: Mirë shefi.
Xhemal Qefalia: Mirë vëlla, tr*pin, të bëhet më e mira për ty, mos e vrit mendjen për ata…ta tha edhe mbrëmi “ai” ty, mos ashu gjë nga ato.
Shef i policisë së Dibrës: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, ma shpërlau gojën.
Xhemal Qefalia: Prandaj po them unë.
Shef i policisë së Dibrës: Mirë vllë, hajde të përshëndes, ciao.
Xhemal Qefalia: Ciao.
PËRGJIMI 3 (Del Saimir Tahiri)
Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: O shoku im si je?
Xhemal Qefalia: Jam në një tavolinë kështu…Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?
Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Po.
Xhemal Qefalia: Ok hajt ciao.
Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Kush thotë?
Xhemal Qefalia: Jam këtu me Kryeministrin dhe me ministra.
Robert Aga: Jo jo, unë të garantoj t’ju japë çfarë t’ju dojë qejfi.
Xhemal Qefalia: Që mos biem atë Keshin aty, si thua?
Robert Aga: Mirë.
Xhemal Qefalia: Hajt se jemi këtu bashkë. Për kokë tate po. A do foto ta dërgoj?
Robert Aga: Do jesh me ndonjë dashnore…
Xhemal Qefalia: Ja ta qis çik ministrin, foli se më çave bythën, foli. Saimir foli çik këtij shefit të komisariatit .
Saimir Tahiri: Alo o Berto!
Robert Aga: Mirëmbrëma.
Saimir Tahiri: Si je? Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të falenderoj unë. Nuk shkon kjo.
Robert Aga: Jo të lutem.
Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.
Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer.
Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.
Robert Aga: E kam detyrim.
Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k** për atë që thanë ata se s’na ha trapi ne për ata legenat…
Robert Aga: Unë jam ushtari jot…
Xhemal Qefalia: Të fala edhe nga Ulsiu. Foli dhe çik Ulsiut.
Ulsi Manja: Ku je mo vlla.
Robert Aga: Ç’bëni mo.
Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin.
Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje..
Ulsi Manja: Ku more?
Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru.
Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë…
Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po.
Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu…Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.
Robert Aga: Mirë vlla mirë.
Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni.
Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë.
Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë.
Robert Aga: Ai thotë jashm ushtari i Bertit.
Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla.
Xhemal Qefalia: Hajde se më çave trapin.
Robert Aga: Po si o ma nxjerr ministri ashtu në telefon, o koqe.
Xhemal Qefalia: Po je shoku im ti, mos më çaj k*** mu. A do të qis Ramën, ti folësh Ramës?
Robert Aga: Po leje o vlla tashi.
Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën tashi, a je shoku im?
Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.
Xhemal Qefalia: Hajde vlla, ciao.
Robert Aga: Hajde gjithë të mirat.
PËRGJIMI 4
Ymer Lala: Hë mor zotëri.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Obob, Tërmet i q…nanën.
Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet!
Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë unë a po fle gjumë. Jo mor tha s’po më zë gjumi, jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë s’e paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.
Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!
Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.
Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.
Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty. Hahaha. Hajde vëlla çiao.
PËRGJIMI 5
Ymer Lala flet në telefon me nipin, Elio Lala.
Elio Lala: O xhaxha.
Ymer Lala: He mer.
Elio Lala: A po pushosh ee.
Ymer Lala: Po.
Elio Lala: Jo të mora në telefon se doja të të pyesja, të takoj pak Admir Truken, se dje te Fiksi kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të dalë ajo video ku është me lekë nëpër duar, e ke parasysh.
Ymer Lala: hhh.
Elio Lala: Dhe thashë ta pyes si vepron Policia, ça bën pas videos.
Imer Lala: Po ik e takoje njëherë.
Elio Lala: Po e takova dhe i mora numrin Ejsit.
Ymer Lala: Jo më se s’quhet provë ajo.
Elio Lala: Po kështu tha edhe ai… “mos e rruaj k…” Qeke lodh pak.
Ymer Lala: Jam dërrmu. Po më dhemb këtu mu Elio.
Elio Lala: Ku.
Ymer Lala: Në krah të djathtë. Në fund të shpinës në krahun e djathtë.
Elio Lala: Po pive ndonjë nga ato që ke ti, Advilat….Po pi nja dy.
Ymer Lala: Janë prapë sonte videot ee.
Elio Lala: Ndoshta mund të jetë video tjetër.
Ymer Lala: Nga ishte ky majmun.
Elio Lala: Nga Shodolli. A ishte i infiltrum, ai përgatit? E ndoqa sot. Ndryshoi rrugën bashkë me njerëzit e Fiksit. E ndoqa deri në qosh dhe sun e kapa.
Ymer Lala: Kanë qenë ata të Fiksit që kanë ardh?
Elio Lala: Për Zotin. Kanë ardh ata e kanë marrë me një një Benz.
PËRGJIMI 6
Personi: O shef si të kam.
Ymer Lala: Mirë.
Personi: A je mirë.
Ymer Lala: Mirë si je ti?
Personi: Kryetari i FRD-së me gjithë njerëzit e vet kanë votuar Serefedin Shehun.
Ymer Lala: Jo nuk është e vërtetë.
Personi: Ore, e verifikova tani, para 20 minutash.
Ymer Lala: O ja q… robt e shpisë.
Personi: Ja kontrollova unë se pata lënë një njeri aty. Kane qenë 5 veta duke votuar, të pestë për Sherefedin Shehun.
Ymer Lala: Edhe çuni i vet ë?
Personi: Po.
Ymer Lala: Ja do ta marr në telefon atë halen, I thashë kur të shkosh atje te shtabi do takosh Remin dhe ne jemi për atë, i thashë e kupton shqipen, a jo? Më tha dhe Hasan Begu diç, shife njëherë atë m… tha.
Personi; E verifikova tani, para 20 minutash.
Ymer Lala; O ja q… motrat.
Person: Hajde mos e vrit mendjen, po ta thashë ta dije.
PËRGJIMI 7
Ymer Lala: Hej Ardi.
I panjohur: O vëlla, një Basri Veseli, e njofim e kemi gjë?
Ymer Lala: Si?
I panjohur: Basri Veseli.
Ymer Lala: Basri Veseli, po.
I panjohur: E takova e takova po s’ka marrë gjë.
Ymer Lala: Si s’ka kurrgjo.
I panjohur: A i keni sjellë ndonjë kafe.
Ymer Lala: Po i kam mbaruar ato punë.
I panjohur: Po i ke mbaru mo shoku por skanë shku ato punë.
Ymer Lala: Po leri ato bq…
I panjohur: O shok (Nuk kuptohet).
Ymer Lala: Ri rehat se për atë vend ku është ai i ka çdo gjë në rregull.
I panjohur: Mirë hajd hajd.
Ymer Lala: Ku je ti?
I panjohur: (Nuk kuptohet).
Ymer Lala: Çfarë ka ndonjë problem.
I panjohur: Kurrgjo, atë nate smund e mora vesh.
Ymer Lala: Huh?
I panjohur: Atë që e rrafën mbrëmë në Maqellarë a e more vesh?
Ymer Lala: Jo! Kush janë ata?
I panjohur: Po ku di gjë unë, kishin rrafë ça janë këta me kapuça të Flamur Nokës andej.
Ymer Lala: E po e shof në televizor.
I panjohur: Ishin nja 4 a 5.
PËRGJIMI 8
0682300268: Vlla.
Ymer Lala: Çarë bëre.
0682300268: Sefki Xhura, a t’ia jap ato kartat apo mos t’ia jap.
Ymer Lala: Jepja, jepja.
0682300268: Qe, ok.
Ymer Lala: Është kunati dhe gruaja se ai nuk është vetë.
0682300268: Mirë, (Nuk kuptohet) T’ja jap kartën se jam kam mbajtur.
Ymer Lala: Jepja, jepja.
0682300268: Kam mbaruar punë me të unë, po a ti jap kartën them.
Ymer Lala: Jepjaaa!
PËRGJIMI 9
Damian Gjiknuri: Alo.
Ymer Lala: A je tu ardh 5 minuta, si e ke punën.
Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këtej.
Ymer Lala: Po e pimë kafen thashë po kam lënë njerëzit që të ndajmë sot monitorimin e tendave.
Damian Gjiknuri: Tek kioska aty jeni, tek lokali jot.
Ymer Lala: Eee. Mos u vono të lutem.
PËRGJIMI 10
Biseda 1
Ymer Lala: Do shkoj me një zyrë të madhe, a thua a jam vesh mirë a jo?
Grua: Po mirë mo je.
Ymer Lala: Ma fut atë gjë në karikim.
Grua: E kam karikuar pa merak.
Ymer Lala: Kur do dalësh ti?
Grua: Jam do jem atje.
Ymer Lala: Unë nga ora 11:30 nisem.
Grua: Në rregull, hajd.
Biseda 2
Vajzë: Ku je? Përveçse u çove nga kafja.
Ymer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin, e po shkoj në zyrë.
Vajzë: Eh, kuptoj.
Ymer Lala: Sa të dal ta bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.
Biseda 3
Ymer Lala: O zotëri po ku je mor, ti rashë telefonit.
I panjohur: E kam mbyllur atë numër, njëherë për njëherë. Ju çfarë bëni.
Ymer Lala: Hej isha tek ai babloku i madh, tani sa dola. Isha me Qifin më parë.
I panjohur: Uhuh.
Ymer Lala: Ti mos e ruaj leshin për asgjë.
I panjohur: Unë?
Ymer Lala: Hajd se flasim. Se do vijë atje unë sot.