Ambasadat në Tiranë aktivizojnë protokollin e sigurisë për të huajt
Disa ambasada në Tiranë u kanë dërguar e-mail shtetasve të tyre që gjenden në Shqipëri dhe u kanë kërkuar styre të regjistrohen në sistemin e emergjencës që të tregon këshillat e sigurisë në rast rreziku. Ky është një lloj protokolli sigurie që nëse ndodh diçka të gjithë shtetasit e huaj të jenë të lajmëruar në kohë reale. Kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën. Ky protokoll të tregon ku të lëvizësh dhe kë të kontaktosh në rast rreziku. Kjo nuk është aplikuar në asnjë nga zgjedhjet parlamentare në të kaluarën dhe është një shenjë se selitë diplomatike në Tiranë mund të kenë informata që situata në Shqipëri rrezikon të përshkallëzohet me afrimin e datës 30 qershor.
Please follow and like us: