Albspirit

Media/News/Publishing

Skënderbeu dhe aventurieri anglez John Newport

Image result for skenderbeu ne kruje

 

 

Skënderbeu dhe aventurieri anglez John Newport

‘Një shkrim nga studiuesi anglez Dr. David Harrison – përktheu Mevi Rafuna ‘

 

Gjergj Kastrioti, apo siç njihet me emrin Skenderbeu, ishte Prijësi Legjendar i ushtrisë shqiptare, në shek. XV, i cili me sukses mblodhi gjithë bashkë-atdhetarët, kundër sulmit dhe pushtimit që vinte nga Perandoria Osmane.Duke qenë se fama e Skenderbeut si Prijës Ushtarak mori dhenë, qindra aventurierë dhe vullnetarë nga vendet e tjera të Europës, iu bashkangjitën ushtrisë s’ë Skenderbeut, duke pranuar me vetdeshirë të ishin nën shërbimin e tij. Ndër ta kemi personalitete të shquara si Stefan Maramonte, i cili nën qeverisjen e Skenderbeut shërbeu si ambasador, me 1457 dhe anglezi John Newport i cili shërbeu nën qeverisjen e Skenderbeut, përgjatë të njejtës kohë. Shumë nga këta të huaj të ardhur nga Europa, dhanë kontributin e tyre në luftën ndaj osmanëve duke i qëndruar besnik Skenderbeut deri në fund. Edhe pse veprimtaria e John Newport është pak e njohur për publikun, është interesante të dihet se pavarësisht, kombësisë s’ë ndryshme, një anglez mund të gjendet në Shqipëri, duke luftuar kundër turqve, krahë Skenderbeut, prijësit më të njohur shqiptar të të gjitha kohërave. Si u bë që Newport të hynte nën shërbimin e Skenderbeut? A ishte ai një mercenar aventurier apo besonte në kauzën e madhe për mbrojtje të Europës, kundër zgjerimit të Perandorisë Osmane? Thamë më lartë se Skenderbeu me famën e tij, tërhoqi shumë vullnetarë të huaj, të cilët u rreshtuan nën shërbimin e tij, siç vinin nga Franca, Italia dhe sigurisht në rastin e Newport i cili vinte nga Anglia, e që vendi i tij i lindjes akualisht gjendet në Uells. John Newport mahniti një numër të madh shkrimtarësh dekadave të fundit, ndër ta dhe shkrimtari komunist William Blond, i cili udhëtoi në Shqipëri me 1984 (kohë kur Shqipëria ishte ende nën komunizëm), me qëllimin që të bënte për s’ë afërmi kërkime për aventurierin anglez, por nuk arriti të gjente diçka konkrete. Blond thotë: ‘Kam punuar për disa kohë,në një skicë biografike për anglezin John Newport, i cili ishte luftëtar i Skenderbeut, ata më organizuan intervista dhe takime me specialistë në terren, që të më ndihmonin në gjetjen e burimit se ku është përmendur emri i John Newport në “Historinë e Shqipërisë”.Si rezultat i kërkimeve mbetet e qartë që burimi origjinal nuk gjendet në Shqipëri, por unë duhet ta kërkoj diku tjetër’.

  1. Megjithëse dokumentet janë të rralla për figurën e Newport ne dimë se ai ishte një mbështetës besnik i Skenderbeut,i cili luftën e tij e shihte si esenciale për shpëtimin e Europës. Në disa vepra moderne John Newport përshkruhet si një kalorës i cili kishte shkruar: ‘Pushtimi i Europës do të jetë fakt sepse nuk ka asnjë forcë tjetër që është në gjendje t’i rezistojë turqve,nëse fortesat shqiptare bien.
  2. ‘Në të vërtetë kjo thënie qëndron sepse mbështetësit e Skenderbeut dhe luftëtarët e tij në ato kohë,ishin forca vetme, që po luftonte ekspansionin osman. Newport në një letër drejtuar Kardinalit Piccolomini, thekson se ai është një kalorës anglez me emrin John Newport, i cili komandon një grup të harkëtarëve në betejën e vitit 1457 kundër osmanëve. Nën shoqërimin e një ambasadori të Skenderbeut, pas kthimit nga Napoli Newport niset për në Romë, ku kërkon ndihmë për Skënderbeun pasi që i kanosej rreziku nga osmanët.
  3. Anglia dhe Uellsi në atë kohë ishin shumë të njohura për harkëtarët e tyre, harku dhe shigjeta ishin shumë të dëshiruara pasi që u përdorën në “Betejën e Agincourt”me 1415 dhe kishin vazhduar të përdoreshin përgjatë shek. XV. Ndërsa mbreti hungarez Luis I, në ekspeditën e tij ushtarake në Itali, kishte shumë ushtarë që përdorin harkun dhe shigjetën, të cilët vinin nga vendet e cekura më lartë. Ushtarët harkëtarë ishin prezentë deri në fillimet e shek XVII, ku ata u zevendësuan nga armët e zjarrit. John Newport shfaqet si udhëheqës i një grupi profesional harkëtarësh dhe para kohës së tij të pranishme në historinë angleze shfaqen Grupet Mercenare që në shek.XII dhe më pas Grupet e Lira të cilat ekzistuan deri në fundin e shek. XIV me një lider të njohur i kësaj natyre i cili quhej Sir John Hawkwood (c.1323-1394). Në këtë artikull u shfaq vetëm një dëshmi e vogël e jetës së John Newport, i cili iu bashkua Skenderbeut, duke na lënë të kuptojmë se aktivitetet ushtarake të Skenderbeut, gëzonin respekt të madh në qarqet tjera ushtarake në Europë dhe se si ai arriti t’i tërhiqte komandantët europian nën shërbimin e tij ushtarak. Harkëtarët anglezë ishin ndihmës të Skenderbeut në ekspeditat e tij ushtarake përgjatë vitit 1457 dhe pikëpamja e Newport me të vërtetë tregon rëndësinë e ushtrisë s’ë Skenderbeut e cila ishte jetike për mbijetesën e Europës.
Please follow and like us: