Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Basha del me dy kushte për zgjidhjen e krizës

Një protestë ndryshe si ato 8 të parat, mbështetësit e opozitës të shumtë në numër u mblodhën përpara Kryeministrisë. Binin në sy një numër i madh fëmijësh, gra dhe vajza ndërsa dhe kreu i opozitës doli i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij.

Organizatorët i kishin kushtuar më tepër rëndësi mesazheve përmes simboleve, ndërsa kreu i opozitës Luzlim Basha mesazhin e drejtpërdrejt e kishte për ndërkombëtarët.

Kjo betejë nuk do të mbarojë me largimin e Edi Ramës, por vetëm kur të kemi vazhduar kushte për Shqipërinë si gjithë Europa. Gjatë kësaj jave dhe asaj që shkoi çdo kush, çdo përfaqësues i demokracive perëndimore që nuk kanë besuar apo nuk kanë kuptuar krimin e organizuar, bandën e krimit në pushtet e ka kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër po një kryemafioz. Standardi euriopian i kësaj krize kalon përmes dy hapave: largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm. Dhe zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona, sepse protestuan për Evropën dhe demokracinë dhe pa futur në qeli ata që vodhën votat nuk ka zgjidhje politike”, tha Basha.

 

Basha: Nuk ka zgjedhje më 30 Qershor. Ai do të jetë varreza politike për Edi Ramën

Edi Rama marshon drejt gushtit të shtetit, drejt votimeve pa opozitën, me KQZ të paligjshme, me karta identiteti të paligjshme. Ta dijë mirë Edi Rama se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk bëhet asnjë hap pas. Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytete më qytet, fshat më fshat, demokracia është në këmbë kundër krimit. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë, ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe e riindjes. Këto mesazhe të qarta, që shumëkush prej jush i di fare mirë, i bëjmë sonte të qarta për këdo që nuk i di, nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën, nuk do të ketë proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës dhe Perëndimit. Nuk ka paqe pa drjetësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi.

Nis protesta e opozitës, dalin detajet e para

Protestuesit e parë janë mbledhur para Kryeministrisë, në protestën e 9 kombëtare të opozitës. Ajo që të binte në sy, ishte një bust, ai i Enver Hoxhës, por me fytyrën e kryeministrit Edi Rama.

Apeli i kreut të opozitës Lulzim Basha duket se është dëgjuar nga qytetaret. Ata kanë marre me vete femijët, se bashku me simbolet e protestës “Rama ik”. Edhe Basha ka marrë pjesë në proteste me bashkëshorten Aurela dhe dy vajzat, Dafina dhe Viktoria.

 

Që nga 8 qershori, kur ishte protesta e radhës, përplasjet mes qeverisë, Presidentit dhe opozitës janë shtuar. Shkak është bërë mosnjohja nga mazhoranca qeverisëse e zhdekretimit të 30 qershorit si datë zgjedhjesh.

Nga qendra, beteja zbriti në bazë, ku mbështetësit e opozitës në bashkitë e djathta u përplasen me Policinë e Shtetit duke kërkuar lirimin e KZAZ-ve. Përgjimet e gjermanes BILD, ku zbardhen biseda mes eksponentëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste dhe zyrtarëve lokale për blerjen e votave, janë një tjetër argument i përdorur nga Basha. Këto përgjime, sipas Bashës, faktuan akuzat e opozitës se zgjedhjet e 2017 janë blerë me paratë e krimit./ Opinion.al

Please follow and like us: