Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Vendimi i Këshillit i Europës dhe bojkoti masiv i farsës së pseudozgjedhjeve!

Fotografia e Nora Malaj

Vendimi i Këshillit i Europës dhe bojkoti masiv i farsës së pseudozgjedhjeve!

Sinjalin e parë e dha Këshilli i Europës që vendosi të tërhiqet për të mos njohur farsën e radhës dhe për t’u distancuar nga kjo marrëzi e padëgjuar ndonjëherë, pas 29 vjeteve demokraci në Shqipëri.
Shoqëria civile dhe intelektualët tashmë po mbështesin iniciativën:  #Edhe unë#.
kundra zgjedhjeve moniste, e cila po përkrahet nga mijëra veta, për të bojkotuar masivisht farsën e kësaj drame të shëmtuar.
“Një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj e tradhtarë, nuk është viktimë, por bashkëpuntor i tyre” – ka thënë George Orwell.
Kēto janë orët e reflektimit, për të kuptuar që fundi i kësaj klike dhe këtij sekti është çështje orësh.
Secili ka të drejtën të rreshtohet: ose në anën e atyre që nuk pranojnë farsën e këtyre votimeve dhe i thonë Po – bojkotit dhe Jo – Zgjedhjeve të Partisë Socialiste, që tashmë po instalon monizmin dhe shtetin e diktaturës, ose në krahun e atyre që nuk i dhimbset as vendi dhe janë gati të behen pjesë e kësaj farse.
Kjo është zgjidhje që kushdo e ka në dorën e tij, për ta vendosur veten në ata që u përdorën ose në atë që guxuan për të mirën e vetes, familjes se tyre, fëmijëve të tyre dhe që ky komb të mos shuhet.
“Njerëzit përballen më shumë sfida në jetë, por më e vështira është si të mbeten njerëz”-ka dhënë Mark Tueni.
#Edhe une!

Please follow and like us: