Jorida Tabaku: Këshilli i Europës, vendim të paprecedentë, Rama vijon në realitetin e tij paralel!
Këshilli i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës që ka monitoruar e vëzhguar cdo zgjedhje lokale në Shqipëri dhe që kish njoftuar ekipe vëzhgimi të përbashkëta me OSBE ka njoftuar zyrtarisht OSBE, deputetët e kuvendit dhe këdo që të dy presidentët kanë vendosur që si rezultat i paqartësive të procesit zgjedhor (lexo faktit që ka një dekret presidenti të botuar në fletoren zyrtare) do të anullojnë misionin e vëzhgimit.
Në fjalë të tjera, misioni nuk i sheh zgjedhjet e 30 qershorit në kufijte e ligjores dhe legjitimes. Sikundër rrëzon propagandën e mazhorancës që nuk la gur pa lëvizur për të kthyer zgjedhjet moniste në vend. Tani Rama mund të vazhdojë i qetë dhe i vetëm drejt zgjedhjeve njëpartiake. Me kandidatë të vetëm, të izoluar dhe mbase me vëzhgues nga Korea e Veriut drejt 30 qershori!
Ndonëse ligjerisht zgjedhjet më 30 qershor nuk ekzistojnë si për Fletoren Zyrtare edhe për faktorin ndërkombëtar. Armata e Brankoleones le të vazhdojë drejt humnerës në të cilën është nisur. Por të mos përhapë panik për një informacion që e kanë marrë demokratë e socialistë!