Blogerja e njohur Magi Saqellari: I fejuari ankohet kur më bën foto, ja ç’më thotë
Të gjithëve na ka ndodhur që të shikojmë vajza të bukur dhe me shumë stil në Instagram. Nga përkujdesi që tregojnë për çdo detaj, duket sikur të gjithë kohën ia dedikojnë modës e Instagramit. Por nuk është kështu. Magalina Saqellari vërteton të kundërtën. Ajo është ekonomiste dhe blogere.
“Fotot m’i bën i fejuari edhe pse me ankesa: Po më shohin të gjithë kur të bëj foto. Dhe realisht na shohin kur bëjmë foto në rrugë, por nuk duhet të jetë turp sepse nuk po bëjmë asgjë të keqe, nuk është turp. Ndonjëherë të bezdisin shikimet dhe njerëzit që habiten”, tregon Magalina.
Blogerja simpatike komenton edhe veshjet e shqiptarëve, ndërsa thekson se vitet e fundit shijet e pupullit shqiptar janë përmirësuar.
Teksa komenton veshjet firmato, Magalina shprehet: “Ne bëjmë të pamundurën për të pasur një çantë LV ose në rrip Gucci të cilat nuk i përballon dot një vajzë normale që punon apo është në shkollë. Mua më pëlqen vetja me gjërat normale që mund t’i gjej në treg. Nuk kemi pse ndikohemi nga gjëra që i kanë njerëz, të cilat për momentin nuk mund t’i arrijmë. Nëse do të më jepej mundësia do ta blija edhe unë diçka firmato, sepse ajo të zbukuron veshjen, të jep potencë”./balkanweb/