Albspirit

Media/News/Publishing

Deklaratë për mediat e Grupimit ‘Dhjetor 1990”

Mesazhi që Grupimit “Dhjetor 1990”, si embrion prej ku lindi pluralizmi politik, koncepti i opozitës dhe mazhorancës, institucioni i votimeve me kandidatë dhe programe alternative, terminologjia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, fjalë dhe koncepte të ndaluara me ligje obskurantiste për gati gjysëm shekulli nga diktatura komuniste është i qartë dhe i thjeshtë: Rrini sa më larg “qendrave të votimit” më 30 Qershor. Sepse ky proces për rrethanat dhe mënyrën se si po u serviret qytetarëve shqiptarë nuk ka asnjë shans të prodhojë as liri, as demokraci, as prosperitet për qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Përkundrazi, sipas të gjitha parashikimeve do të prodhojë konflikt, ndarje, ikje masive të shqiptarëve prej vendit dhe regres në procesin e integrimit në BE. Me 30 Qershor jo vetëm që nuk parashikohet të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme por, ato nuk do të mund të jenë as zgjedhje në kuptimin fondamental të tyre në një system hipotetik ku sundon ligji dhe demokracia. Me “ligj”, zgjedhjet me datën 30 Qershor, kanë rënë për shkak të dekretit të Presidentit të Republikës, i cili i ka anulluar ato, ky akt Kushtetues parashikon vendosjen e një datë tjetër e cila nga palët e interesuara që janë partitë politike të opozitës dhe mazhorancës nuk është vendosur akoma. Njëra palë njeh datën 30 Qershor, tjetra Dekretin e Presidentit. Zgjedhjet konsiderohen demokratike, në një vend ku me kushtetutë sundon pluralizmi politik, të paktën kur plotësojnë një kusht: Duhet të kenë një kandidaturë rivale, një program alternative, kushte të pa plotësuara, pasi opozita nuk ka paraqitur asnjë kandidaturë në të 61 njësitë vendore, por edhe aty ku mazhoranca ka mundur “ta sigurojë” një kundërshtarë imagjinar nuk ka mundur ti plotësoj me kandidatë as gjysmën e njësive zgjedhore në garë. Në këto rrethana, “zgjedhjet” e datës 30 Qershor, nuk plotësojnë as kushtin ligjor, as kushtin demokratik të një shteti normal, përkundrazi nxitin urrejtjen, ndarjen dhe konfrontimin mes qytetarëve për shkak të bindjeve politike. Në mënyrë që të dielat pas 30 Qershorit të mos jenë ditë aksionesh vullnetare, si ditët e Enverit, i ftoj qytetarët shqiptarë që këtë të djelë ta bëjnë piknik, ose t’a ushtrojnë me qetësi të drejtën për të votuar duke i bërë të pavlefshme fletët e votimit, si formë demokratike e refuzimit dhe revoltës. Ne besojmë që mesazhi ynë: Rrini sa më larg “qëndrave të votimit” me 30 Qershor, ose bëjini të pavlefshme fletët e votimit, do t’i shërbejë paqtimit mes shqiptarëve, uljes së tensioneve politike dhe krijimit të një klime që do t’i mposhtë një herë e përgjithmonë politikanët që na çojnë drejt qëndrave të votimit për të na ndarë dhe jo për të na bashkuar.

Bislim AHMETAJ, Kryetar i Grupimit “Dhjetor 1990”

Tiranë, 27 Qershor 2019.

Please follow and like us: