Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare: Shqipëria dënon ashpër anti-semitizmin
Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare, thotë se “anti-semitizmi nuk është vetëm një sulm ndaj hebrenjve, por edhe për vlerat tona universale”.
Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare, shkruan se “Shqipëria dënon ashpër rritjen alarmante të anti-semitizmit në të gjithë globin”.
“Shqipëria dënon ashpër rritjen alarmante të anti-semitizmit në të gjithë globin. Nuk është vetëm një sulm ndaj hebrenjve, por edhe për vlerat tona universale. Shqipëria është e angazhuar të punojë me vendet e tjera për të luftuar anti-semitizmin dhe format e tjera të racizmit, urrejtjes dhe paragjykimit. Tolerancë zero”, shkruan ambasadorja Kadare në një postim të saj në Twitter.
“Ndërsa kanalet e reja dixhitale mundësojnë një shpërndarje të menjëhershme dhe globale të antisemitizmit, gjuhës së urrejtjes dhe ekstremizmit fetar, ne jemi përballur me sfida të pashembullta, më të mëdha se kurrë. Duhet të gjithë ta shtojmë përgjigjen tonë: qeveritë, Kombet e Bashkuara, shoqëritë civile, kompanitë e teknologjisë dhe shoqërisë sociale.