Albspirit

Media/News/Publishing

Promovohet kultura shqiptare në Norvegji

Në qytetin Kristiansand të Norvegjisë është mbajtur parada e aktiviteteve shumëkulturore. E në këtë aktivitet nuk kishte si të mungonte komuniteti shqiptar. Me këngë, valle e veshje tradicionale shqiptare, ata kanë marshuar në këtë paradë, duke e promovuar kulturën shqiptare.

Madje, disa prej tyre mbanin në duar një portret të Nënë Terezës dhe një pankartë me thënie të saj. “Çfarë mund të bësh për ta promvuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde”, është mbishkrimi i pankartës që i atribohet Nënë Terezës, shkruan Albinfo.ch.

Në videon e mëposhtme, që është publikuar në faqen e ministrit të Shtetit për Diasporën (Shqipëri), mund të shihni pamje nga parakalimi i pjesëtarëve të komunitetit shqiptar.

Please follow and like us: