Albspirit

Media/News/Publishing

Ismet Drishti: Zgjidhja e krizës vjen nga e dhjera!

Tashmë nuk ka shqiptar që nuk e vë re se sa e rëndë është kriza. Të gjithë kanë vetëm një pyetje: A po shkon vendi drejt përplasjes civile?

Pyetje që i drejtohet çdo politikani nga çdo gazetar apo pseudogazetar, nga çdo analist apo pseudoanalist, nga çdo intelektual apo pseudointelektual dhe më e rëndësishmja nga çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi që në fund të ditës do ti çojë kalamajve bukën në shtëpi dhe numëron qindarkat për të paguar faturat e kripura.

A po shkojmë drejt përplasjes?

A duhet të ketë përsëri përplasje ky popull i vuajtur ndër dekada të pafundme. Mendoj se secili mund të arrijë vetë në konkluzion pasi t’i japë përgjigje një pyetjeje të thjeshtë:

A duhet të rroknin armët Shqiptarët në 1945-ën nëse do e dinin se çfarë do u ndodhte në 45 vitet në vazhdim?!

Nëse do e dinin se ç’theqafje diktature po gatuhej, a duhet të rroknin armët? Apo si derrat në thertore të shkonin me blegërima të mekura? A në mos skllevër të thirreshin pa kurrfarë droje siç shpesh u vet thirrën?

Përgjigjuni! Jepini përgjigje kësaj pyetjeje dhe gjithçka bëhet e qartë si drita e diellit. Rezultatin e një sistemi me votime e pa zgjedhje e dimë! E kemi provuar! Nuk kemi pse e eksperimentojmë për së dyti! I zoti i shtëpisë të na sigurojë ZGJEDHJE!

Prandaj është zot shtëpie që të mbajë përgjegjësi për punët e shtëpisë! Zgjedhjet na I garanton kushtetuta, i zoti i shtëpisë ti realizojë ose të hapë krahun!

Së dyti NDËRKOMBËTARËT!

Që tash 100 vjet vazhdon e njëjta histori: sharës ndërvedi e lëpirës të ndërkombëtarëve rregullisht. Të Evropës, Amerikës, e deri te Lenini! Shqiptarë pa fund ndër radha të gjata kush e kush të shajë më shumë vëllanë e motrën e t’i lëpihet deri në neveri të huajit!

Një kujtesë modeste shokut tim të shkollës Edit: O Edo, ke lexuar aq shumë sa të dish që në 100 vjetët e fundit, nuk ka ngelë në kujtesën historike asnjë politikan që u kacavar pas zheleve të ndërkombëtarëve…

I vetmi që gjallon ma fort se të gjallët është Fishta i madh me vargjet lapidare: Moj Europë, moj kurva e motit! E bash si të mos e dish, tani në emër të tyre po i dënon edhe familjarisht me mosmarrje vizash.

Për krye tënd të tillë marri e të tillë hajgare nuk e kam pritur prej teje.

Së treti, por jo më pak e rëndësishme!

Dëgjojmë shpesh një mut janë të dyja palët! Merr një mut e ndaje përgjysmë! Një mut janë e një erë kanë e të tjera shprehje punë muti! Për një moment po bie dakord me të gjithë e po them po! Ashtu është!

Poooor miq e dashamirës që mjaftoheni e doni të rrini nën një mut, më duhet t’ju them se: prandaj ekziston procesi i dhjerjes, që të ikë një mut e t’i lirojë rrugë mutit tjetër. E se kur duhet të ndodhe ky proces, e përcakton dhimbja e barkut.

Se ç’mut do vijë apo do riciklohet, i tharë nga koha në pushtet, më i mire a më i keq, këtë se them dot se fat muti kemi.

Por një gjë e di me siguri: ky vend duhet të dhjesë se është palosur më dysh nga dhimbja!

Karikaturë nga Leka Rrudha

Please follow and like us: