Albspirit

Media/News/Publishing

Mevi Rafuna: Kur dikush arrin me t’pa me sytë e shpirtit

 

Nën hije

të mendimeve

që gërryejnë

herë lehtas

e herë pa mëshirë.

 

Kur fati arrin të maskohet

përmes buzëqeshjes,

e si gjethe të kalbuna

bien andrrat.

 

Lëkura e mishi

janë muri

ku shpirti arrin të fshehet

e rrallë

shfaqet lakuriq.

 

Dikush arrin të t’i thyej

muret

ta heq maskën

rolet me të cilat shfaqesh

pa guxim

të jesh e lirë.

 

Kur dikush

pa pritmas

apo me dritën e yjeve

lakuriq

ta sheh shpirtin,

si do ndihesh

 

do ta duash

do ta mallkosh

apo do ta urresh?!

Please follow and like us: