Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: PËR DIÇKA MË TË THELLË

Rezultate imazhesh për emil asdurian

Do të mendoja,
ndoshta dhe më i bindur tani,
se gjuha lindi nga një psherëtimë,
dhe më thellë tek vjen të afrohet si dritë krijimi,
nga një frymë, që shumë kohë priti dhe për hir të ëmbëlsisë
rodhi butë, si një ninullë apo bëlbëzim dashurie,
dhe s’di pse mekja e preu a përhumbja e ethes,
se gjesti dhe pse veprim, i mangët për gjithë atë ndjenjë,
sa dhe ritmin që reh, nga i njejti vend e mori,
trokitjen si shiu që lajm të ri s’solli,
se ndryshe një copë shpirti!

Vërtet!?

Pas së parës zanore, dritare e hapur krejt,
domethënia, përpara syve u fsheh,
ajo tjetra e heshtur, që zënë duhet t’i shpërfillësh
dhe kuptimin e mirëfilltë t’ia flakësh tej a ç’e shoshitur
mbet mbi sitë mendimi, ashtu në radhë një pas një
me ç’zënë ndrydh ndë dhëmbë, në pafundësi u rrokullis
si fjalë e pa ndërprerë, pa fund, varg sturmian a ç’u ngjiz
të ngrihej bashkë si emblemë, shenjë a fe
në shifër kod kanun në un’ të vetes shkruar…
ta mih e në dorë ta mbaj të vetëtitur,

kur veç diku të më prekë dua me fjollerën e saj…

Please follow and like us: