Izraeli sot: Tre ambasadorë shqiptarë takohen në Izrael!
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me ambasadoret e Shqipërisë dhe të Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Zonjat Floreta Faber dhe Vlora Çitaku, në kuadër të vizitës së tyre në Izrael.

“Kjo vizitë zhvillohet nën kujdesin e AJC/American Jewish Committee, si pjesë përbërëse e Project Interchange, i cili operon qe prej vitit 1982, duke sjellë mbi 6000 personalitete nga SHBA dhe 100 vende te botës, për të vizituar Izraelin dhe për t’u njohur me kompleksitetin e sfidave me të cilat përballet Izraeli dhe rajoni i Lindjes se Mesme”, shkruan ambasada shqiptare në një njoftim të saj në rrjetet sociale.
Reagime rreth vizitës së tyre në Izrael kanë pasur në llogaritë e tyre në Twitter, edhe e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta Faber, si dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.