Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtori i American Jewish Committee, David Harris: Mirënjohje për popullin shqiptar!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim të përzemërt me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori i tij Ekzekutiv, David Harris.


Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim të përzemërt me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori i tij Ekzekutiv, David Harris. Presidenti Meta e njohu delegacionin zyrtar të AJC-së me situatën aktuale në Shqipëri.

Presidenti Meta e siguroi zotin Harris dhe delegacionin që e shoqëronte se miqësia mes shqiptarëve dhe komunitetit hebreo-amerikan do të vazhdojë të forcohet, dhe se bashkëpunimi ekonomik duhet të intesifikohet më tej.

Nga ana e tij, zoti Harris theksoi se: “Miqësia tradicionale e Shqipërisë dhe e kombit hebre është e skalitur në kujtesën tonë kombëtare jo vetëm për rolin fisnik të shqiptarëve në shpëtimin, mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, por dhe për historitë tona të ngjashme si dy popuj që kanë vuajtur përgjatë shekujve të ekzistencës së tyre”.

“Ne vijmë këtu me ndjenjën e mirënjohjes së përhershme për popullin shqiptar, dhe do të jemi përjetësisht së bashku për të përballuar sfidat edhe në të ardhmen. Jemi gjithashtu të gatshëm të ofrojmë mbështjen tonë për të rritur rolin e diasporës shqiptare në SHBA, me qëllim që të ndikojmë për çështjen shqiptare në politikën dhe administratën amerikane.” – u shpreh Drejtori Ekzekutiv i AJC-së.

Please follow and like us: