Ukraina shton masat kundër pedofilisë, kastrim e pesticide pa përjashtuar askënd
Ukraina ka hedhur një hap tjetër për të parandaluar përdhunimet ndaj fëmijëve. Ajo ka propozuar një ligj për kastrimin kimik të pedofilëve, “Procesi kimik “përfshin injektimin me forcë të barnave anti-androgjene që përbëhen nga kimikate që reduktojnë epshin dhe aktivitetin seksual”, tha agjencia kombëtare e lajmeve e Ukrainës. Legjislacioni do të zbatohet për meshkujt të moshës midis 18 dhe 65 vjeç, të cilët janë shpallur fajtorë për përdhunim ose abuzimin seksual të të miturve. Në vitin 2017 shifrat zyrtare treguan 320 përdhunime të fëmijëve në Ukrainë – por numri i rasteve të abuzimit seksual të pedofilëve besohet të shkojë në mijëra. Shefi i policisë kombëtare Vyacheslav Abroskin tha këtë javë: “Pesë fëmijë u përdhunuan në katër rajone të Ukrainës … brenda vetëm 24 orëve. Dhe këto janë krimet që prindërit i raportuan policisë pavarësisht nga frika dhe ankthi i tyre për ta bërë këtë. Ne vetëm mund të hamendësojmë se sa krime seksuale latente janë bërë kundër fëmijëve në vend”.