Albspirit

Media/News/Publishing

In memoriam, Ali Podrimja

Fotografia e Sadik Bejko

ALI PODRIMJA, (28 gusht 1942-21 korrik 2012)

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
e vatrat shkimbur deri në një,
Zogun në qiell vrarë ta kanë.
Me duar të mia të çara
me rrashtat tona t’shpura mbuluar të kanë.
Pragje thyer e konaqe mbyllur…
Për gjithkë e për askë vrarë jemi…
Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Plepi im qiellin do ta shpojë,
plepi im i kallur –
qiellin e humbur majë një shpate.

Ali Podrimja lindi më 28 gusht 1942 në Gjakovë.

Autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi, Podrimja është përfaqësues tipik i poezisë së sotme shqiptare, një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.
Disa nga veprat :
“Thirrje” 1961 , “Dhimbë e bukur” 1967 , “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971 , “Folja” 1973 , “Credo” 1976 , “Sampo 2” 1980 , “Drejtpeshimi” 1981 , “Lum Lumi” 1982 ,”Fundi i Gëzuar” 1988 , “Zari” 1990 , “Në bisht të sorrës” 1994 , “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005.
Podrimja jetoi në vitet kur mbi shqiptarët e Kosovë ushtrohej terror nga pushtuesi serb, çka u pasqyrua në krijimtarinë e tij.

Me krijues si Ali Podrimja poezia shqiptare respektohet në krejt trojet shqiptare, po ashtu bëhet e njohur e përkthehet dhe në gjuhë të huaja.

Fundi i poetit ishte tragjik.
Më 18 korrik 2012, i ftuar në festivalin e poezisë në Lodeve, Francë, Ali Podrimja papritur u zhduk.
Trupi i tij i pajetë u gjet më 21 korrik 2012.

Please follow and like us: