Albina Deda: Auto-nekrologjia e Edi Ramës!
Albina Deda: Auto-nekrologjia e Edi Ramës!
30 Qershori përveçse një perversitet i padëgjuar në historinë e shteteve demokratike duket se e ka ndërgjegjësuar përfundimisht Edi Ramën për fundin e tij jo vetëm pa lavdi, por me një barrë të madhe që i la vehtes e mbarë shqiptarëve.
Ai “de facto” sot jo vetëm shpalli zgjedhjet e parakohshme, por dhe falimentimin e tij e të qeverisë së tij.
Dikush duket se e ka tundur nga euforia e letargjia që i shkaktojnë narkotikët frekuentë…!!!
Dhe më shumë se furtuna e protestës mbarëshqiptare asgjë më shumë.
Dhimbjen më të madhe duket se ia shkaktoi dekonspirimi që miku i tij Vuçiç bëri në prononcimin e sinqertë ku sulmoi hapur jo vetëm Ramush Haradinaj, por dhe dr. Berishën, Bashën e Metën duke konservuar dashurinë për Edi Ramën e Hashim Thaçin!
Rama sot bëri një rrokadë në haremin e tij politik, por asgjë nuk e shpëton nga humnera që me korrupsionin, kusarinë, arrogancën, papergjëgjshmerinë dhe për më tepër për antishqiptarinë e tij e pret së shpejti ferri i tmerrshëm politik!
Demokratët sot kanë rifituar të drejtën të jenë në ballë të dhimbjes mbarëshqiptare për të përzënë njëherë e përgjithmonë këtë pjellë bastarde, por dhe për të siguruar rinovimin thelbësor të shtetit të së drejtes ku vota e vullneti i qytetarit të prevalojë.
Ata që e ndoqën injorimin që Kryeministri i zi i bëri haremit të tij politik duke e lënë të pres 1 orë me vonesë di ta përkthejnë mirë atë…ishte sinjali se po përgatiste auto-nekrologjinë e pashmangshme.
Sot jo vetëm Lulzim Basha dhe opozita janë në këmbë, por e gjithë Shqipëria, i gjithë Kombi!
Shpresa po vjen.
Ajo nuk është tretur.
Ai që do i tretet e do mbetet ëndrra më e zezë dhe e frikeshme në historine 107 vjeçare të shtetit tonë po ikën pa kthim.
Është Edi Rama!