HISTORIKU I SIGURIMIT TЁ SHTETIT PRANЁ DEGЁS SЁ PUNЁVE TЁ BRENDSHME, LIBRAZHD (4)
Bedri Blloshmi
Ish i përndjekur politik
KREU VI- TЁ, REVOLUCIONARIZIMI I MЁTEJSHЁM I VEPRIMTARISЁ SЁ ORGANEVE TË SIGURIMIT NЁ RRETH KUNDЁR VEPRIMTARISЁ ARMIQЁSORE E KEQBЁRЁSE PЁR VITET 1966- 1975.
- Situata në rreth.
Kjo periudhë karakterizohet nga lufta e madhe qe zhvillon partia e jonë për revolucionarizimin e mëtejshme te gjith jetës së vendit. Materialet e vazhdueshme të Partisë, fjalimet programatike të shokut Enver ngritën në këmbë masat punonjëse për revolucionarizimin e gjithë jetës së vendit, për zhvillimin me sukses të luftës së klasave në të gjitha frontet e drejtimet, për rritjen e mëtejshme të ndërgjegjes politike dhe ideologjike dhe për forcimin e mëtejshëm të Partisë dhe pushetit popullor. Dalja e Letrës së hapur të KQ të Partisë e deklaratës së prillit 1967, ngritën në këmbë masat tona punonjëse për realizimin me sukeses të gjitha detyrave, për përsosjen e mëtejshme të metodës së drejtimit dhe të stilit të punës duke i bërë kështu hallkat dhe organet shtetërore më operative dhe më të manovrushme. Në kuadrin e kësaj lufte detyra të rendesishme u dilinin edhe organeve të sigurimit të shtetit për kuptimin dhe zberthimin e materialeve të Partisë dhe mësimeve të shokut Enver, për thellimin e zbërthimin e mëtejshëm të direktivave dhe vendimeve të Partisë e qeverisë. Lufta e klasave gjatë kësaj periudhe zhvillohej në drejtime e fusha të ndryshme të jetës se vendit tonë. Por më e mpreftë ajo zhvillohej në frontin ideollogjik. Këtu theksi kryesor vihej në luftën e mëtejshme që duhet bërë për forcimin e ndërgjegjes socialiste dhe krijimit të bindjeve e koncepteve marksiste- leniniste tek masat punonjëse. Në kuadrin e kësaj lufte të madhe që bënte Partia, organet e sigurimit të shtetit për vetë funksionin që kanë në sistemin e diktaturës së proletaritetit u delnin detyra të mëdha dhe me përgjegjësi. Kjo për faktin se eksperienca shumë vjeçare ka vërtetuar se sa më tepër thellohet lufta e klasave aqe më të kamufluar e dredharakë zhvillohet veprimtaria armiqësore, prandaj aqë më të shpejta të studjuara dhe komplekse duhet të bëhen masat dhe veprimet e organeve të sigurimit të shtetit në luftën kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm. Gjatë kësaj periudhe veprimtaria armiqësore në rrethin e Librazhdit zhvillohej nën presionin e gjithanshëm dhe një veprimtarie itensive komplekse që zhvillohej nga armiqtë e klasës në fushën politiko- ideologjike dhe agjenturalo- subresive. Në plan të parë si formë kryesore e veprimtarisë armiqësore dilte agjitacioni e prpaganda armiqësore, tendecat e arratisjes si dhe elementë qe ndiqeshin si agjentë të zbulimit Jugosllav. Gjatë kësaj periudhe po thuaj se çdo vit mereshin nga 10 deri 15 përpunime paraprake dhe nga 10 e siper ngriheshin nga paraprak ne 2/A. Veprimtaria armiqësore e elementit armik drejtohej edhe kundër sistemit socialist duke e konsideruar si sistem te ngurtë dhe që kufizon lirinë e personit ose të përpjekjes për të krijuar prikozën për forcën e madhe ushtarake të super fuqive. Siç dihet gjatë kësaj periudhe Partia mori një seri masash per revolucionarizimin e mëtejshëm të gjithë jetës së vendit, por si gjithnje elementi armik jo vetëm qe nuk ishte dakord me këto masa por punoi sistematikisht për t’ju kundërvënë atyre duke shfrytëzuar edhe mbeturinat e vjetra dhe zakonet prapanike e patriarkale të popullit i cili i trashëgonte nga thellësit e shekujve. Kjo formë dhe drejtim i veprimtarisë armiqësore u vrejt sidomos gjatë viteve 1967- 1968 kur i gjithe populli nënë udhëheqjen e Partisë u ngrit në luftë të ashpër kundër zakoneve prapanike dhe besimeve fetare.Mbyllja e inistitucioneve fetare dhe kthimi i tyre në vatra kulture e qëndra ku zhvillohej propaganda e Partisë ishte një goditje e fortë për elementët armiq e në veçanti klerikët. Por në të njëjtën kohë ata duke shfrytëzuar forcën e madhe të zakonit e të traditës të popullit tonë u përpoqën që marjen e këtyre masave nga Partia dhe populli ta shfrytëzojnë si mjetin me të cilën duhet të zhvillonin propagandën armiqësore dhe sipas tyre do të të tërhiqnin pas vehtes masën e popullit dhe në veçanti fetarët e besimtarët. Nga të dhënat që jepte agjentura gjatë këtyre viteve në shumë raste vrejmë propagandën armiqësore mjaft therëse deri edhe në thirrjen qe i bëhej popullit për të kerkuar të drejtat që po I humbisnin dhe se gjoja Partia po na zhduk zakonet e traditat e mira që ke kemi pasur. Krahas kësaj forme të veprimtarisë armiqësore u zhvillua edhe ajo e tendencave të arratisjes dhe e spiunaxhit për të cilat ndonse në numur nuk ishin shumë të mëdhaja, për vetë situatën operative të krijuar u duhej kushtuar kujdes i madh sepse kishim të bënim direkt me luftën për zbatimin e direktivave të Partisë për zhvillimin me sukses të revolucionit socialist në frontin ideollogjik. Gjithashtu presioni që ushtronte rrethimi imperialist- revizionist ndaj vendit tonë bëri që elementi armik të ngjallte shpresat se erdhi momenti për të fituar parajsën e humbur, se “edhe ne do të ndjekim rrugën e zhvillimit si shtetet perëndimore” prandaj çdo gjë ta bëjmë “moderne” si ata. Kjo tendencë më e theksuar u vrejt në sektorin e artit e të kulturës si dhe në radhët e rinisë dhe të inteligjencës popullore. Fryma liberale që u reflektua në këtë periudhë nga veprimtaria armiqësore e elementëve anti- parti Todi Lubonja e Fadil Paçrami bëri qe elementi armik t’i shfrytëzojë këto momente e situata duke tentuar për të tërhequr sa më shumë njerëz pas vehtes mundësisht të moshave të reja dhe me përbërje e qëndrim të mire politik. Në të njëjtën kohë kësaj periudhe 10 vjeçare i përket edhe veprimtaria armiqësore e komplotistëve e puçistëve në ushtëri dhe në ekonmi, fijet e të cilës u zbuluan nga Partia në vitet 1974- 1975. Si rrjedhim në rrethin e Librazhdit ashtu si në mbare vendin tonë kjo veprimtari kishte ndikuar direkt në dobësimin e mbrojtjes të atdheut në veçanti në realizimin e detyrave të fortifikimit si dhe në ekonomi në studimet e vendburimeve minerale dhe shfytëzimit të minierave ku rrethi jonë zen një vend të rëndësishem edhe në shkallë republike. Pra situata operative e krijuar kërkonte që intensifikimit të mëtejshëm te veprimtarisë armiqësore e keqbërëse i duhej përgjigjur me masa të shpejta agjenturalo- operative për zbulimin në kohë të veprimtarisë armiqësore e keqbërëse në thellësi e gjerësin e saj. Duhej zbuluar dhe evidentuar e marë masa të forta kontrolli ndaj fijeve e lidhjeve të komplotistëve e puçistëve në të tre sektorët (art- kulturë, ushtëri dhe ekonomi) që me masa administrative dhe qarkullime erdhën në rrethin tonë. Por për të kryer me sukses këtë detyrë, u thellua mëtej puna për kuptimin e zbërthimin e materialeve të Partisë dhe porosive qe jepeshin herë pas here që këto probleme duheshin gjykuar e vlerësuar drejt dhe me partishmëri objektivisht duke luftuar iluzionet dhe gjykimet subjektive.
Gjithashtu situata e krijuar shtronte detyrë urgjente para organeve të sigurimit të shtetit të zhvillohej një punë konkrete të studjuar dhe me nivel të lartë politiko- ideollogjike e profesional për edukimin e drejtimin e agjentures e cila në ndonje rast tregonte jo vetëm paqartësi por edhe lëkundje të përkohëshme. Kjo për faktin se një pjesë e agjenturës nuk po jepte të dhëna me vlerë operative dhe se për rrethin e saj miqësor apo shoqëror edhe pse ishte në dijeni për veprimtarinë armiqsore të tyre ajo nuk informonte organet e sigurimit të shtetit. Gjithashtu për vetë faktin se në situatën e krijuar të dhënat qe bëjnë fjalë për agjitacion e propagandë armiqësore duheshin parë të lidhura edhe me veprime të tjera legale të elementit armik e keqbërës dhe ajo që ka rëndësi eshte fakti se duhej rritur akoma më shumë informacioni për Partinë në rreth.
Edhe në sektorin e ekonomisë elementi armik veprimtarinë armiqësore e zhvilloi në forma nga më të ndryshmet duke filluar që nga përvetimet direkt të pasurisë socialiste ashtu edhe në krijimin e defiçiteve e sufiçiteve, shitjen me çmim të lartë, mashtrimi në peshëmatje, dëmtime nga “pakujdesia”, raportime fiktive etje. Prandaj organete sigurimit të shtetit u dilte për detyrë që të intensifikonin punën e tyre që prapa dëmtimit na “pakujdesia” ose qëndrimit të “pakujdesshëm” të zbulohen dëmtimi me dashje, sabotimin dhe diversionin në ekonomi. Këtë më të theksuara në ndërmarjen e ndërtimit në Prenjas, stabilimentin e sharrave Stravaj, në kooperativat bujqësore, sektorin e tregëtisë socialiste. Këto probleme duheshin parë me kujdes edhe në sektorin e hekurudhës me qënëse gjatë kësaj periudhe u ndërtua hekurudha Elbasan- Prenjas. Edhe tendencat e arratisjeve pësuan një ngritje për çdo vit nga 3 deri 8%. Gjithashtu zbulimi, jugosllav veprimtarinë e tij kryesore e ka përqëndruar më shumë nëpërmjet kanaleve legale duke shfrytëzuar ardhjen e një numuri të madh shoferësh në rrethin tonë qoftë tranzit ashtu dhe në qytetin e Prenjasit, turistëve e vizitorëve, të cilët siç delte nga agjentura përpiqeshin të grumbullonin të dhëna me karakter sekret, të rimernin ne lidhje agjenturën deri dhe në tendencën për rekrutime të reja. Në të njëjtën kohë zbulimi jugosllav nuk e la pas dore as futjen e diversantëve dhe agjenturës së tij në rrethin tonë ku siç del nga të dhënat e grumbulluara ata kanë qarkulluar në rrethin tonë deri në vitin 1971.
- Masat e marra për revolucionarizimin e mëtejshëm të punes së organeve të sigurimit në rreth.
Me daljen e Letrës së hapur të KQ të Partisë, ashtu si në mbarë masat punonjëse edhe në organet e sigurimit të shtetit pati një jehonë e mobilizim të madh për zbërthimin dhe vënien në jetë të ideve që ajo shtronte. Midis problemeve që duheshin analizuar dhe diskutuar, Partia orientonte që të zhvillohej me sukses ashtu si në frontet e tjera edhe lufta kundër burokratizmit. Organet e sigurimit nën udheheqjen e organizates bazë të Partisë gjatë punës dhe luftës së tyre në këtë drejtim u ndeshën edhe me koncepte e mendime të huaja të cilat bënin fjalë për ngurtësi në daljen nga praktikat e vjetra të punës. Për këto probleme organizata bazë e Partisë e mori në analizë si çështje të veçantë luftën kunder burokratizmit ku u dhanë orientimet dhe u vunë detyrat se si duhej organizuar puna e lufta për zbatimin me sukses të kesaj direktive. Mbasi vazhdoi për disa kohë diskutimin në gjithë sektorët ku dualën mendime e propozime të vlefshme për revolucionarizimin e mëtejshëm të metodës e stilit në punë të rritjes së efektivitetit dhe manovrushmërisë të organeve të organeve të sigurimit. Gjithashtu lufta kundër burokratizmit nuk u zhvillua vetëm në aspektin e luftës që duhej bërë kundër shkresave të tepërta e praktikave burokratike të punës por ajo u shtri edhe në studimin e strukturës duke grumbulluar mendime të vlefshme për revolucionarizimin e saj deri edhe në dhënien e propozimeve konkrete për shkurtime organike. Ashtu si në gjithe sektorët e hallkat shtetërore në vendin tonë edhe në degën e punëve te brendëshme Librazhd kishte vend për shkurtime organike si dhe të hallkave të tepërta. Për këtë kolektivi i organeve te sigurimit nën udhëheqjen e organizatës bazë të Partisë mbas nje analize dhe diskutimi që berë sektorëve e linjave të tij vendosi që të suprimohet sektori i parë (të zbulimit të kufirit) si dhe ai i mbrojtes së ekonomisë socialiste, u bë bashkimi i repartit të kufirit në degën si dhe disa shkurtime të tjera dhe bashkime funksionesh të sektorëve dhe të linjave të ndryshme. Mbas këtyre shkurtimeve struktura organizative e organeve të sigurimit në degën e punëve të brendëshme Librazhd paraqitet si vijon: Kryetar dege, dy zëvendës kryetarë dege (njëri për anën e sigurimit e tjetri për policinë) shefl sektorit të përgjithsëm i cili mbulonte edhe problemet e gadishmërisë dhe kartotekës dhe nje instruktor politik që mbulonte edhe funksionet e kuadrit e organizimit. Teritori i rrethit nga 5 zona që kishte tani u grupua në 4 zona operative të cilat ndaheshin si vijon; Zona e Rrajcës, e cila kishte edhe minierën por nga fundi i vitit 1966, miniera u shkëput nga kjo zonë dhe u bashkua me fshatrat Skroskë”, Vulçan, Kokrevë Buzgarë të cilat bënin pjesë në zonën e Quksit, zona e qëndres në të cilën përfshihej qyteti, fshatrat Dorez, Gizavesh dhe zona e Polisit si dhe zona e Çermenikës. Gjithashtu pranë degës funksiononte edhe sektori i shifrës i cili deri në korrik të vitit 1970 kryente edhe detyrat e sekretarisë, kohë në të cilën u shtua një daktilografist. Ndërsa sektori i hetuesisë deri në vitin 1967, përbëhej nga dy veta por duke parë ngarkesën e madhe të punës më vonë u shtua edhe një kuadër në organikë. Gjithashtu seksionin e zbulimit të kufirit dhe atë të ekonomisë mbulohej me nga një p. operativ, i cili ky i fundit quhej referent drejtimi për ekonominë.Me qëllim që të krijoheshin kushte sa më të mira për studimin e materialeve teorike e praktike, temave e përgjithësimeve funksiononte rregullisht edhe kabineti i degës i cili mbahej nga një punonjës civil (pensionit i organeve të sigurimit). Me ndryshimet strukturale dhe shkurtimin e shkresave dhe do kumenteve te tepërta organet e sigurimit të shtetit u bënë më operativë, më të manovrushme dhe u rrit efektiviteti i veprimtarisë së tyre. Kjo u vrejt në njohjen më të mirë të situatës operative në rreth, në rritjen e rezultateve në punë për të gjithë treguesit edhe pse ngarkesa vinte gjithnjë në rritje. Në të njëjtën kohë me strukturën e re ju kushtua vëmëndje kryesore që duhet bërë në bazë sepse ashtu si në çdo sektor tjetër të jetës së vendit tonë, edhe për profilin e punës së organeve të sigurimit të shtetit forcimi i lidhjeve me masat dhe ndjekja në dinamikë e situatës operative në zonë është burimi i sukseseve të puneës sonë. Prandaj edhe populli shikoi tek organet e sigurimit dhe kuadrot që shërbenin në to njerëzit besnikë të vijës së Partisë, të sakrificës por në të njëjtën kohë ata ishin edhe si puntorë politik puntorë partie që me shembullin e tyre të mirë udhëhiqnin punën për zbatimin me sukses të direktivave të Partisë. Kjo u vrejt edhe me gadishmërinë që treguan gjithë kuadrot e sigurimit në degë për të punuar për gjithnjë në prodhim si puntorë, pavarësisht se nuk u krijuan mundësitë që të shkonte asnje për vetë nevojat e punës të sektorit.
- Lufta kundër fesë dhe zakoneve prapanike.
Periudha për të cilën bëhet fjalë, përveç momenteve të rëndësishme politike që dilnin ishte e mbarsur edhe me një luftë të ashpër që zhvillonin populli dhe Partia kundër fesë dhe zakoneve prapanike. Ashtu si në mbarë vendin tonë edhe në rrethin e Librazhdit populli nën udhëheqjen e Partisë u mobilizua totalisht për të zhvilluar me sukses luftën kundër zakoneve prapanike e besimeve fetare. Siç dihet rrethi i Librazhdit, për vetë pozitën e tij gjeorgrafike dhe natyrën e përbërjen e popullsisë paraqiste mjaft probleme të cilat duheshin zgjidhur në kuadrin e kësaj lufte. Si kudo edhe këtu rreaksioni i brendshëm i udhëhequr dhe në koordinim me zbulimet armike kanë përdorur fenë dhe zakonet prapanike si mjete për çoroditjen e masave të popullit dhe hedhjen e tyre në lufte kundër Partisë e pushtetit popullor. Kjo merte një rëndësi të veçantë edhe për faktin që rrethi I Librazhdit jo vetëm si rreth kufitar por edhe që kufizohet me 6 rreth të tjerë e per rrjedhim ka një gërshetim e përzjerje të zakoneve e traditave, veseve etje, do të thotë që puna dhe lufta për zbatimin me sukses të kësaj direktive te Partisë duhej organizuar e zhvilluar me kujdes, gjithnjë ne përshtatje me kushtet konkrete të zonës, fshatit, lagjes apo familjes. Mjaft ndërlikohej puna në këtë drejtim edhe për faktin se ishin disa lidhje martesore e miqësore jo vetëm me rrethet fqinjë por edhe me fshatrat e shtetit jugosllav, kjo diktonte detyrën që në radhe të parë duhej bërë një punë e madhe edukuese e sqaruese me popullin që ai të kujtojë drejt kotësinë falsitetin e besimeve fetare dhe zakoneve prapanike dhe pastaj të kalohej edhe në masa konkrete.
Veç kësaj organet e sigurimit të shtetit ju desh te kryejë një punë të madhe edhe me agjenturën e cila siç dihet pjesa më e madhe e saj vjen nga ambjente armike ose fetare, prandaj me të duhej zhvilluar një punë e vazhdueshme për ta bindur ate në radhë të parë vetë, pastaj për ta orientuar drejt se si duhet të sillet me ambjentet armike dhe çfarë duhet të fiksojë e të na informojë që është armiqësore dhe që i kundervihet luftës që zhvillon Partia në këtë drejtim. Per t’ja arritur me sukses kësaj detyre u rrit numuri i pregatitjeve që bëhej para se të shkohej në takim, u pasurua dhe u rit akoma më shume rrethi i çështjeve edhe për këto probleme që nxirte koha si dhe sutidimi dhe analizimi I të dhënave që mereshin nga agjentura u bë në vartësi me materiale të tjera qe benin fjalë për format e metodat e tjera të veprimtarisë armiqësore e keqbërëse.
Në rrethi i Librazhdit kishte lëshuar rrënjë të thella feja muslimane përfaqësuesit e të cilës i ndeshim po thuaj se n gjithë zonat. Këtë vazhdimisht e inkurajonte dhe e mbante në levizje edhe elementi armik dhe ne veçanti zbulimet armike që kishin vepruar dhe vepronin në vendin tonë. Prandaj organet e sigurimit të shtetit në analizën dhe vlerësimin që u bënin të dhënave të cilat bënin fjalë për pakënaqësitë ndaj Partisë për luftën “të pa drejtë”që zhvillonte Partia kundër fesë, në vartësi edhe me materiale të tjera kërkonin dorën e elementit armik dhe në veçanti atë të zbulimeve kapitalisto- revizioniste. Mbyllja e inistitucioneve fetare dhe këthimi i tyre në vatra kulture dhe qëndra ku zhvillohej propaganda e Partisë e egërsoi elementin armik duke bërë në ndonjë rast që edhe të dalin hapur i përzier në turmën e njerëzve të pa qartë dhe të lëkundshëm. Në të njëjtën kohë gjatë kësaj kohe u vrejt një punë e madhe që bënte elementi armik me njerëzit e tij të besuar për ruajtjen e zakoneve prapanike e besimeve fetare, kryerjen e riteve fetare në vende të caktuara dhe në fshehtësi edhe pse mungonin institucionet fetare. Gjithashtu jo vetëm që nuk u dorëzua e gjithë literatura fetare por pati përpjekje që ajo fshehurazi të shpërndahej ndër besimtarë me qëllim që sipas tyre feja të mos zhduket por t’ja u lënë trashëgim brezave të ardhshëm. Kjo u vrejt gjatë kontrolleve të banesave që bëheshin ku u gjet një numur i konsiderueshëm librash fetare si “mevlud”, “zëri i naltë” etje. Më e theksuar kjo u duk në zonën e Lunikut, të Polisit, Hotolisht Gizaveshit e Librazhd- katundit. Perballë situatës së krijuar organet e sigurimit të shtetit ju vunë një punë itensive në radhë të parë për evidentimin e klerikëve që kishte në rrethin tonë si dhe per vlerësimin e studimin e materialeve që kishin dalë në ngarkim të tyre duke çelur kështu përpunime të reja. Të gjithë klerikët që banojnë në rrethin tonë u muarën në kontroll operativ 2/B ku u mbuluan edhe me agjenturë dhe u hartuan detyrat për kontrollin e tyre. Gjithashtu u koordinua më mire puna me sektorin e policisë për evidentimin e hasmërive, prishjes së fejesave të cilat bëheshin shkak për rritjen e numurit të krimeve. Kjo u pa edhe në aspektin se gjithmonë elementi armik e në veçanti zbulimet e huaja kanë përdorur e nxitur këtë formë pune për të rritur pakënaqësitë ndaj pushtetit popullor. Prandaj mbas këtyre elementëve që manifestonin dhe kryenin veprime të tilla është luftuar për të zbuluar veprimtarinë armiqësore të zbulimeve armike e në veçanti atij jugosllav. Kështu duke u përpjekur për të ruajtur besimet fetare dhe tërhequr sa më shumë besimtarë rreth vehtes hoxha i Librazhd katundit J. B. shprehej se: mos u mërzitni, qitapi thotë se kjo qeveri nuk e ka jetën e gjatë vetëm 40 dit, 40 muaj, 40 vjet, por siç duket ne na ka rënë radha për të qëndruar 40 vjet”. Gjithashtu një sasi e konsiderueshme literature fetare ka hyrë në rrethin tonë edhe nga zbulimi jugosllav i cili në forma e metoda të ndryshme deri edhe qëndrime provokuese në kufi ka luftuar që këtë luftë të madhe që zhvillonte Partia kundër zakoneve prapanike dhe besimeve fetare ta kthente në pakënaqësi dhe lufte kundër Partisë dhe pushtetit popullor. Po kështu është përpjekur dhe ka vepruar edhe nëpërmjet kanaleve legale si me ardhjen e vizitorëve në vendin tonë të cilët kishin sjellë me vehte literaturë dhe ikona fetare por ato u ndaluan nga dogana. Edhe nëpërmjet shoferëve të huaj qe vijnë në rrethin tonë ose kalojnë tranzit ka patur tendenca dhe raste të shkëputura të hedhjes së literaturës fetare ose me përmabjte pornografike. Kjo me qëllim që të çorodisin masat punonjëse me synim për të rritur numurin e te pa kënaqurve ndaj pushtetit popullor.
- Prefeksionimi mëtejshëm i veprimtarisë agjenturalo- operative të organeve të sigurimit në rreth me gërshetimin e punës me vijën e masave.
Vazhdimisht organet e sigurimit të shtetit kryerjen e detyrave të tyre e kanë parë të lidhur ngushtë me ndihmën dhe kontributin që ka dhënë populli për zbulimin e elementit armik e të veprimtarisë së tij armiqësore e keqbërëse. Për forcimin e mëtejshem të këtyre lidhjeve Partia dhe shoku Enver vazhdimisht kanë tërhequr vëmendjen dhe kanë orientuar se burimi i sukseseve të punes së organeve të sigurimit duhet ta kërkojmë në popull. Në mënyrë më të theksuar shtrohet kjo detyrë në një kohë kur analizoheshin e diskutoheshin puna dhe veprimtaria e organeve tona në frymën e Letrës së KQ, të fjalimit të shokut Enver dhe materialeve të tjera per luftën kundër burokratizmit. Ёshtë kjo arësyeja që komunistët e kuadrot me sy kritik analizuan punën e tyre duke u ballafaquar me materialet e Partis dhe mësimet e shokut Enver. Kjo u duk që në ndryshimet strukturale të organeve të sigurimit, në punën për rritjen e mëtejshe të vigjilencës revolucionare të masave punonjëse duke tërhequr sa më shumë mendimin e tyre për versionet që ngriheshin në zbulimin e veprimtarisë armiqësore e keqbërëse. Kjo u duk në rritjen më të theksuar te numurit të denoncimeve që vinin në degë nga qytetar të ndryshëm të cilat bënin fjalë jo vetëm për veprimtari kriminale ordinere por edhe për veprimtari armiqësore për krime kundër shtetit. Gjithashtu edhe sektori i hetuesisë në zbërthim të kësaj direktive të Partisë rriti si në sasi e cilësi numurin e hetimeve popullore, të ndërhyrjeve me shkrim pranë organeve ekonomike e shtetërore për zbulimin e parandalimin e kriminalitetit. Në të njëjtën kohë edhe brenda vetë sektorëve organet e sigurimit të shtetit gjithnjë e më mirë e analizonin dhe vendosnin në mënyrë kologjiale për probleme të ndryshme të punës duke analizuar drejt dhe me sy kritik edhe denoncimet që vinin nga populli. Kjo u preu rrugën edhe shpifjeve apo intrigave si rezultat i ambicjeve personale apo planeve të zbulimeve armike për të disinformuar dhe çoroditur organet e sigurimit të shtetit në zbulimin e veprimtarisë armiqësore e keqbërese. Ndonse kjo nuk ka qëne tipike raste të shkëputura ka patur gjatë kësaj periudhe të cilat mbasi janë analizuar e verifikuar mirë janë ndjekur edhe në rruge operative.
Për të përballuar me sukeses bllokadën e rrethimin imperialist- revizionist i gjithë populli krahas fronteve të tjera u mobilizua totalisht për ruajtjen e fitoreve të arritura dhe të paprekshmërisë të kufijve te atdheut tonë. Edhe në rrethin e Librazhdit si gjithnjë edhe gjatë kësaj periudhe spikati dashuria e madhe e popullit për Partinë dhe organet e sigurimit të shtetit, kjo u duk në rritjen e mëtejshme te vigjilencës revolucionare në të gjitha zonat por më e theksuar në zonën e brezin kufitar. Të shumta janë rastet që qytetarë të ndryshëm duke dyshuar për lëvizjet dhe artidhjen e personave të pa njohur në zonën kufitare i kanë ndaluar ku edhe janë përleshur me ta dhe i kanë shoqëruar për në degën e punëve të brendëshme, ku siç ka dalë më vonë nga proçeset, hetimore këta elementë ishin nisur për t’u arratisur në Jugosllavi. I tillë është rasti i qytetarit Haki Stafa, së bashku me Xhelo Stafën kapin në tentativë për arratisje Muharem Mata i cili ishte nisur për t’u arratisur jashtë shtetit në Jugosllavi.
Organet e sigurimit të shtetit zhvilluan një punë të madhe bindëse e sqaruese me masat punonjëse për detyrën e shenjtë që u është ngarkuar nga Partia e populli organeve të sigurimit të shtetit në luftë kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm. Ato duke luftuar koncepte e mendime të huaja bindën masat se puna dhe ndihma e organeve të sigurimit sinjalizimi në kohë për veprimtarinë armiqësore nuk është çështje spiunllëku, por një detyrë e lartë patriotike në shërbim të interesave të atedheut dhe të popullit. Ato shpeguan drejt në momentet e nevojshme se spiun konsiderohesh kur i shërben zbulimeve armike dhe jo kur i shërben atdheut dhe popullit tënd. Në këto koncepte e mendime organet e sigurimit të shtetit u ndeshën në ndonjë rast gjatë proçesit të tërheqieve në bashkëpunim sekret të qytetarëve të ndryshëm. Besnikëria dhe devotshmëria e popullit për t’u ardhur kurdoherë në ndihmë organeve të sigurimit të shtetit është dukur edhe në punën e agjenturës rendimenti i të cilës ka ardhur gjithmonë në ngritje si në sasi ashtu edhe në cilësinë e të dhënave. Gjatë kësaj periudhe vetëm agjenti “Tigri” i tradhëtoi organet tona, ndërsa agjentura tjetër ka punuar sinqerisht duke sinjalizuar në kohë mbi veprimtarinë armiqësore e keqbërëse edhe pse ajo kryehej nga lidhjet e tyre të afërta miqësore e shoqërore, duke dhëne të dhëna edhe djali për babën etje. Kjo flet ne radhë të parë për punën e madhe që ka berë Partia me masat punonjëse në rrënjosjen tek ata të ndërgjegjes së lartë politiko- ideollogjike dhe të dashurisë BPër atdheun, për Partinë e pushtetin popullor, për mbrojtjen e të cilëve nuk kursejnë as jetën.
Në të njëjtën kohë kjo i dedikohet edhe punës së mirë edukuese e drejtuese që kuadrot e organeve të sigurimit të shtetit i kanë bërë agjenturës si armë kryesore për zbulimin e veprimtarisë armiqësore e keqbërëse dhe si pjesë e popullit që punon e jeton sëbashku me të tërën.
Akoma më e mirë gjatë kësaj periudhe u perfeksionuan lidhja e organeve te sigurimit të shtetit me organet e Partisë dhe të pushtetit në bazë. Kjo u duk në rritjen gjithnje e më shumë të infomiacionit që u bëhej atyre për probleme të ndryshme në zonen ku punojnë që në baze të normave të punës dhe pa dekonspiruar format e metodat e saj, një pjesë e të dhënave sidomos ne kooperativa bujqësore konsumohet nga p. operativ me drejtuesit e Partisë dhe pushtetit në bazë. Efekti i kësaj pune ka qenë i dyanshëm, nga njëra ane ka ndihmuar mbarëvajtjen e punës të sektorit apo kooperativës ndërsa nga ana tjetër organet tona janë vënë në dijeni për episode dhe momente mjaft të rëndësishme të cilat nuk ishin marrë nga agjentura.
- Zbulimi dhe goditja e veprimtarisë armiqësore në ekonominë socialiste.
Ashtu si më parë edhe gjatë kësaj periudhe veprimtaria armiqësore është shtrirë edhe në sektorin e ekonomisë socialiste, si një nga drejtimet që ka qenë objekt i punës dhe veprimtarisë sabotuese të zbulimeve armike. Sa më shumë rritej e forcohej ekonomia socialiste, sidomos ajo kooperativiste, aqë më shumë përsoseshin format dhe metodat e veprimtarise armiqësore për ta penguar zhvillimin e vrullshëm të saj. Tani sektori socialist mbulonte të gjithë ekonominë tonë e për rrjedhim elementi armik përpiqej që në forma e metoda më të kamufluara ta ndalonte përparimin e saj deri edhe në akte të mprefta që linin dyshim për krimin e sabotimit.
Vendimet e Kongresit VI- të të Partisë dhe direktivat e KQ vunë detyrën për prodhimin e bukës në vend si problem që kishte të bënte me forcimin e pavarësisë të vendit tonë dhe çelnikosjen e mbrojtjes së atdheut tonë socialist. Edhe në këtë drejtim elementi armik u përpoq me të gjitha mënyrat që kjo direktivë e Partisë të mos gjente zbatim. Ai propagandonte për pamundësinë e rritjes së mirëqënies së popullit tonë në kuadrin e sistemit kooperativist si dhe kapitullimin para bllokadës së egër imperialist- revizioniste që i bëhej vendit tonë edhe në këtë drejtim. Veprimtarinë armiqësore të elementit armik ne drejtim te ekonomisë socialiste e gjejmë në forma mjaft të stërholluara si psh, propogandën që bëhej për të penguar vënien e bujqësisë mbi baza shkencore, thellimin e revolucionit tekniko shkencor në këtë sektor kaqë të rëndësishëm. Elementi armik me qëllim që të mos realizoheshin planet për prodhimin e bukës në vend propagandonte kundër përdorimit të farërave me prodhimtari të lartë dhe eksperimentimeve të tjera shkencore në sektorin e bujqësisë. Bile ne disa raste si në zonën e Lunikut dhe atë të Berzeshtës ndeshemi hapur me veprimtarinë armiqësore në këtë sektor ku elementi armik me qëllim armiqësor nuk i kryente si duhet shërbimet bimëve të eksperimentuara si disa varieteteve te grurit dhe misrit hibrit. Kjo bëhej me qëllim që të pengohej rritja e prodhimeve bujqësore dhe në veçanti e drithrave të bukës. Elementi armik gjatë kësaj kohe shfrytezonte edhe konceptet e mendimet e huaja qe trashëgonin nga e kaluara si në rrethin tonë nuk prodhohet gruri”, traktori po na i prish tokat etje. Të gjitha këto nxiteshin me qëllim armiqësor nga elementi i armik për të sabotuar realizimin e detyrave në bujqësi. Gjithashtu veprimtaria armiqësore në drejtim të sektorit të ekonomisë socialiste u zhvillua edhe nëpërmjet vjedhjeve, shpërdorimeve dhe “pakujdesis” që përpiqej ta paraqiste elementi armik. Kjo më e theksuar në sektorin e tregëtisë. Po kështu ne këtë sektor jo të rralla kanë qenë rastet e zhvilllmit të veprimtarisë armiqësore e keqbërëse nëpërmjet krijimit të dokumenteve fiktive ose raportimit në mënyrë fiktive të shifrave të realizimit të planit. Tipik për këtë është zbulimi dhe godijta e grupit të Nazmi Lekës dhe Xhemal Lanakut.
Nga te dhënat e grumbulluara dilte se Nazmiu duke qënë përgjgjës në sektorin e sharrës Stravaj grumbullonte lekët e dyqaneve por shitsave nuk u jepte mandat arkëtimi sipas rregullave por u lëshonte dëftesë dore, ndërsa lekët i përvetonte vetë. Më vonë u përpoq dhe tentoi të zhdukte këto dëftesa ku siç doli dhe nga proçesi hetimor ky kishte arritur të përvetonte një shumë prej 50001ekë.
Nazmiu ishte nga Fanja dhe veprimtarinë e tij e kreu sëbashku me Xhemal Lanakun nga fshati Zdrajsh dhe me punë ne sektorin e tregëtisë Stravaj, i cili dhe ky u dënua si bashkëpuntor në krim me Nazmiun.
Në zbatim të detyrave që shtronte Partia per prodhimin e bukës në vend u dha orientimi dhe u vendos nga komiteti ekzekutiv i këshillit popullor të rrethit që fusha e Letëmit të punohej me repartet e ushtërisë dhe të mbillej patate, por edhe në këtë drejtim elementi armik ju kundërvu këtij vendimi duke vepruar në prapaskenë dhe qitur në plan të parë elementë me përberje e qëndrim të mirë politik. Kështu qytetari Ismail Kushi duke qenë me funksionet e kryetarit të keshillit popullor të fshatit mblodhi me një herë këshillin popullor dhe vendosi që të mos lejonte ushtërine për të punuar në fushën e Letmit duke hedhur poshtë vendimië e keshillit popullor të rrethit se gjija ishte i pa drejtë. Për t’ja arritur kësaj u muarën një seri masash organizative qoftë nga vetë Ismaili ashtu edhe bashkëpuntorët e tij në krim, Ismaili natën shkonte nëpër familjet e fshatarëve duke u thënë që të kundërshtonin punimet e tokës në fushën e Letëmit deri edhe ne veprime të hapta duke vepruar forcërisht kundër atyre që do të vinin për të punuar atë. Dhe kështu ndodhi, ditën qe erdhen traktori në fushën e Letëmit për të punuar tokën një pjesë e mirë e fshatarëve në mënyrë demostrative me cfurgje e sopata në dorë dualën para traktorit duke mos lejuar qe ai të punonte tokën. Për këtë organet e sigurimit arestuan Ismail Kushin dhe disa bashkëpuntorë te tjerë në krim ku nga sqarimi i situates operative të krijuar nëpërmjet agjenturës si dhe hetuesisë që u zhvillua me të pandehurit u arrit që ata te pranojnë se me ndërgjegje dhe qëllim armiqësor kishin punuar dhe vepruar për të penguar zbatimin në praktikë të orientimeve e vendimeve të Partisë e qeverisë në fushën e ekonomisë.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe u arrestua edhe shefi i llogarisë së kooperativës bujqesore Qukës Hajdar Loshi, i cili duke bërë dikumentë fiktive kishte përvetuar pasune kooperativiste. Nga materialet e mevonëshme që dualën qoftë nga agjentura ashtu edhe proçesit hetimor u vërtetua se perveç bërjes së dokumentëve në mënyrë fiktive ky kishte përvetuar pasurinë socialiste edhe duke bashkëpunuar me kafsharët sidomos në marrjen e prodhimeve bujqësore në natyrë.
Po kështu na analiza qe i bëri Komiteti Partisë dhe komiteti ekzekutiv i k/popullor të rrethit realizimit të detyrave nga kooperativat bujqësore te rrethit doli se kooperativa bujqësore e Dorëzit ishte nga më të prapambeturat me realizimin e detyrave. Veç dobësive të tjera këtu u vu theksi se prona kooperativiste nuk administrohej mirë, kishte dobësi të theksuara në gjithë organizimin e punës dhe në veçanti në sektorin e llogarisë se kooperativës ku vetë shefi i llogarisë lejonte shkelje te rregullave dhe anomalira të tjera në administrimin e pronës kooperativiste. Kjo gjëndje e krijuar tërhoqi vemendjen e organeve të sigurimit të shtetit të cilat analizuan materialet që kishin dalë në këtë drejtim agjenturën e kësaj zone dhe percaktuan detyrat për zbulimin e autorëve të përvetimët të pasurisë socialiste. Pa kaluar shumë kohë agjentura informoi organet tona se vetë shefi i llogarisë së kësaj kooperative duke fallsifikuar dokumentet ka kryer përvetime të konsiderueshme të pasurisë kooperativiste. Me qenë se të dhënat vinin nga dy e më shumë burime, shefi llogarisë u muar direkt në përpunim 2/A ku si rezultat i intensifIkimit të masave agjenturalo- opertive, ne koordinimi edhe me seksionin e kontroll revizionit ne rreth u arrit brenda nje kohe të shkurtër të grumbullohen materialët me vlerë ligjore dhe u bë arrestimi i tij. Edhe nga proçesi hetimor u vërtetua fajësia e tij e si rjedhim dënua nga gjykata popullore.
Gjithashtu në shtator të vitit 1969, organet e sigurimit muarën nje të dhënë e cila bënte fjalë se magazinjeri NSHFP Elbasan Xhelil Biçaku sëbashku me shitësin e ketij sektori Bajram Çangën kishin përvetuar pasurinë socialiste. Me marjen e kesaj të dhënë të lart përmendurit u muaren në përpunim agjentural ku mbasi u vërtetua se ata kishin vjedhur u ngritën në përpunim 2/A. Gjatë përpunimit u vërtetua plotësisht aktiviteti tyre, si rezultat i sinjalizimit të organeve tona u dërgua edhe ekipi kontroll revizionit për berjen e iventarit të magazines dhe dyqanit ku rezultuan mungesa prej 8000 lekësh. Mbi bazën e materialeve dhe provave ligjore, u bë arrestimi tyre dhe dhe gjatë proçesit hetimor ata pranuan veprimtarinë e tyre duke dhënë shpegime edhe për episode te tjera për të cilat nuk disponoheshin materiale të mjaftueshme. I pandehuri Xh; Biçaku midis të tjerave depononte ne hetuesi se: Unë i jepja mall Bajramit pa fletë dalje, ai shiste këto dhe lekët i ndanin sëbashku. Unë mundohesha që për mallin që i jepja Bajramit pa fletë dalje të krijonja sufiçite duke ju dhënë rnall mangut shitsave të tjerë ose duke i marrë mall nga magazinat e qëndrës tepër fletë daljes duke ja u hedhur magazinjerëve”.
Mbasi ata pranuan fajësine e tyre u dënuan nga gjykata popullore.
Gjatë kësaj periudhe ka patur vjedhje e shpërdorime të pasurisë socialiste sidomos materiale të ndërtimit në sektorin e hekurudhës ose shpërblimet e puntorëve për pune të pa kryer. Për zbulimin e këtyre krimeve organet e sigurimit të shtetit organizuan punën agjenturalo- operative që mbas dëmtimeve nga “pakujdesia” ose qëndrim i pakujdesshëm në detyrë të zbulonin dëmtimin me dashje deri edhe sabotimin në ekonomi. Kështu ne fshatin Babje nga pakujdesia e brigadierit u dëmtuan 20 kv. grurë. Në sektorin e sharrës Stravaj dualën jashtë përdorimit 300 metro kup trupa si dhe në ndëmarjen e ndërtimit në Prenjas pati dëmtime të theksuara në galeri duke I sjellë shtetit dëmtime të konsiderueshme.
Për të përballuar detyrat qe u dilnin organeve te sigurimit të shtetit gjatë kësaj periudhe muaren masat e duhura për forcimin e punës agjenturalo- operative si duke tërhequr agjenturë të re në vende e pika kyçe ku mund të zhvillohej më lehtë veprimtaria armiqësore e keqbërëse pa lënë menjanë mbulimin me agjenturë të gjithë sektorët e drejtimeve të ekonomise së rrethit tone. Rëndësi e madhe ju kushtua edhe studimit të ndërmarjeve apo institucioneve të cilat i plotësojnë kushtet per t’u marrë si objekte t’ë rëndësisë së veçantë. Mbasi ato u përcaktuan u hapën dosjet përkatëse duke organizuar punën agjenturalo- operative konformë normave të punës në fuqi, kjo bëhej më e domosdoshme edhe për faktin se dy qytetet tona Librazhdi dhe Prenjasi po zgjeroheshin e rriteshin gjithnjë. Industria po sgjerohej nga dita në ditë e për rrjedhim duhej roganizuar edhe puna agjenturalo- operative. Gjithnjë e më mirë po përmirësohej puna me agjenturë sidomos me atë të profllizuar duke rritur aftësite e saj zbuluese në sajë të edukimit e drejtimit që i bëhej nga organet e sigurimit të shtetit për vetë problemet që vinin gjithnjë; në rritje. Gjithnjë e më shumë po pasurohej rrethi i çështjeve të bashkëpuntorëve si dhe më mirë koordinohej puna me sektorin e kontroll- revizionit të rrethit dhe me organet shtetërore dhe ekonomike.
- Prefeksionimi i mëtejshëm i punës për ngritjen politike ideologjike e arësimore ushtarake e profesionale të kuadrove të sektorit të sigurimit.
Nga vetë momentet politike, situatat e brendëshme e të jashtme të krijuara gjatë kësaj periudhe bënin që të konsiderohej si domosdoshmëri kryesore punën dhe luftën për ngritjen e mëtejshme ideopolitike, arsimore dhe profesionale. Materialet e vazhdueshme të Partisë dhe fjalimet e shokut Enver u kthyen në program pune për organet e sigurimit të shtetit të cilat herë pas here bënin bilancin e punës së tyre duke ballafaquar kurdoherë punën e tyre me detyrat që shtronte Partia dhe kërkonte situata.
Organizata bazë e Partisë të sigurimit sëbashku me atë të policisë kishin nje efektiv prej 22 antarë Partie dhe 1 kandidat Partie. Në zbërthimin që ju bë Letrës së hapur të KQ të Partisë në organizatën bazë të Partisë, veç të tjerave të gjithë komunistët dhe kuadrot çfaqën dëshirën për të shkuar në prodhim ose për të punuar e shërbyer atje ku ka nevojë atdheu. 6 komunistë shkuan në prodhim.
Gjithë puna dhe aktiviteti organizatës bazë të Partisë synonte që të rriste akoma më shumë nivelin Ideopolitik dhe partishmërinë në pune të punonjësve të organeve të sigurimit. Në zbërthim të materialeve të Partisë dhe mësimet e shokut Enver vazhdimisht ajo tërhiqte vëmenjen për çelnikosjen e Partisë me popullln e si rjedhirn të organeve të sigurimit të shtetit me masat punonjëse duke vënë gjithnjë e më shumë mbi baza të drejta marëdhëniet midis tyre. Në të njëjtën kohë u punua edhe për rritjen e forcës zbuluese si dhe për zbatimin me partishmeri të politikes së goditjes ndaj elementit armik.
Detyra të rëndësishme vuri organizata bazë e Partisë organeve të sigurimit të shtetit me rastin e punimit dhe të zbërthimit të fjalimit të 6 shkurtit 1967 të shokut Enver. Mirë u punua edhe në drejtim të revolucionarizimit të mëtejshëm të metodës e të stilit në punë, të thellimit të mëtejshëm të vijës së masave për të gjitha problemet qe dilnin përpara organeve tona. Përveç punës e përpjekjeve që benin komunistët e kuadrot për ngritjen e mëtejshme ideopolitike dhe arësimore në menyrë individuale gjatë kësaj periudhe format e arësimit në parti u zhvilluan në një nivel më të lartë ku debatohej për probleme të rëndësishme të zbatimit të vijës së Partisë në punën dhe aktivitetin e organeve tona. Gjithnjë e më mirë po kuptohej domosdoshmëria e ngritjes arësimore. Edhe ata komunistë e kuadro që nuk kishin arësimin përkatës, vazhduan e mbaruan me sukses shkollat pa shkëputje nga puna, gjithnjë e më shumë pasuroheshin bibliotekat personale me literaturë ideopolitike dhe artistike. Gjithashtu organizata bazë e Partisë analizoi si problem të veçantë edhe shtrirjen e forcave të Partisë në organet e sigurimit kjo me qëllim që të mbuloheshin sektorët dhe zonat më të vështira me komunistë të cilët duhet të ishin në rrolin pararojë. Prandaj u bënë edhe lëvizjet e duhura duke çuar në frontin kryesor komunistët. Gjithashtu organizata bazë konstatoi se në disa raste kishte zvarritje të punës nga kuadro të veçantë në ndjekjen e shpejtë të elementit armik duke prevenuar kështu kriminalitetin si dhe duke shpëtuar njerëzit tanë. Vetë situata kërkonte sakrifica gjithnjë e më të mëdha në punë duke vënë kurdoherë politikën në plan të parë. Për këtë vazhdimisht rritej niveli i analizave dhe materialeve që i paraqiteshin organizatës bazë si dhe ai i hartimit të detyrave dhe vendimeve që merte për të ardhmen. Po kështu me qëllim që të tërhiqet sa më shumë mendimi dhe kontributi masës për zbulimin e veprimtarisë armiqësore e keqbërëse u muar si analizë e veçantë zgjidhja e kërkesë ankesave dhe denoncimeve të popullit nga ku doli se duhej përmirësuar puna për zgjidhjen në kohë dhe me partishmëri të çështjeve që ngriheshin në këto denoncime, kjo lidhej edhe me përmirësimin e mëtejshëm të metodes dhe stilit në punë duke luftuar metodat dhe praktikat burokratike në dhënien e përgjigjeve masës për problemet që atë e shqetësonin.
Edhe përsa i përket pregatitjes ushtarako- profesionale jo vetëm u realizua në kohë dhe me cilësi programi i punës profesionale por ajo që e karakterizonte më shumë këtë periudhë ishte thellimi në studim e zbërthim e akteve normative, urdhërave dhe udhezimeve duke kuptuar në radhë të parë anën politike dhe ideollogjike të tyre si dhe detyrat që delnin në shkallë sektori për përmirësimin e mëtejshëm të punës. Rëndësi e dorës parë ju kushtua njohjes dhe zbatimit të normave te punës të organeve të sigurimit të shtetit zbatimin e tyre me rigorozitet në të gjithë treguesit. Gjithashtu karakteristikë e kësaj periudhe ishte edhe puna dhe lufta që bënë organet e sigurimit të shtetit për përgjithësimin e eksperiencës pozitive të punës si dhe nxjerjen e shkaqeve dhe përcaktimin e detyrave për të ardhmen. U rrit në një nivel më të larte niveli i analizave të seksioneve, linjave e drejtimeve si dhe në shkallë organi ku gjithnjë më mire u përcaktua dhe përgjegjësia kolektive dhe individuale. Në të njëjtën kohë në qëndër të vëmendjes të punës se organizatës bazë të Partisë dhe të organeve të sigurimit shtetit ka qenë edhe lufta për ruajtjen e pastërtisë së figurës morale drejtim ky që përpiqej ta shfrytëzonte elementi armik për kompromentimin e kuadrove te organeve të sigurimit.
Nën udhëheqjen e Partisë dhe mësimeve të shokut Enver ashtu si deri tani edhe në të ardhmen organet e sigurimit të shtetit do të dalin fitimtarë duke shkatëruar çdo plan armiqësor që i kanoset vendit tonë sepse bazën e burimit të sukseseve të punës së tyre e ka në popull me të cilin do t’i çelnikosin akoma më shume lidhjet dhe bashkëpunimin e tyre.Ato do të luftojnë gjithnjë për rritjen e efektivitetit të veprimtarise së tyre duke bërë që të dështojnë me turp planet djallëzore të armiqve të jashtëm dhe të brendshëm.
X
Organet e sigurimit të shtetit si armë e dashur e popullit dhe dorë e çelniktë e Partisë në punën e tyre, me besim të pa tundur në forcat e veta, në të ardhmen do të shënojnë vetëm rezultate pozitive duke zbuluar dhe goditur në kohë elementin armik dhe veprimtarinë e tij armiqësore e keqbërëse.Garanci për këtë është vija e drejtë e Partise dhe mësimet jetë dhënse të udheheqësit tonë të dashur shokut Enver Hoxha nën kujdesin dhe drejtimin e të cilit lindën u rriten u zgjeruan dhe u përsosën mëtej organet e sigurimit të shtetit. Ato me besim të pa tundur në forcat e veta dhe ne lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me popullin duke patur si busull orientuese marksizëm- leninizmin, materialet e Partisë dhe mësimet e shokut Enver do të jenë në gjëndje edhe për të ardhmen për mbrojtjen e fitoreve të revolucionit dhe të socializmit në vendin tonë në frontin pa vijë të luftës së ashpër kundër çdo agresioni apo veprimtarie armiqësore sa do e kamufluar dhe e stërholluar që do paraqitet ajo.
SEKRET, Ekzemplar Nr. 1, E përkoh. 10 vjet, Gr. III, Tiranë, më 4. 6. 1977.
RECENSION: Mbi historikun e sigurimit të rrethit të Librazhdit
Nga studimi që i bëmë historikut të anës së sigurimit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Librazhdit kapitujve periudhave 1943-1970 konstatojmë se shokët e ngarkuar kanë bërë një punë të mirë si në grumbullimin e materialeve arkivale, burimeve gojore ashtu dhe të literaturës së botuar e të pabotuar dhe në sistemimin e këtij materiali. Ёshtë bërë përpjekje për të shtjelluar luftën që kanë zhvilluar organet e sigurimit në rreth kundër armiqve të klasës dhe material për këtë ka në kopjen që studjuam. Më mirë është shtjelluar në çdo kapitull- periudhë ndryshimi struktural që kanë pësuar organet e sigurimit në rrethin e Librazhdit nga fillimi deri në vitin 1970.
Megjithë anët pozitive dobësia kyesore që vërejtëm në këtë historik është se gjatë shtjellimit të materialit shokët e ngarkuar nuk kanë mbajtur parasysh udhëzimet që u dhanë në seminarin e organizauar në Durrës në maj të vitit 1976 për këtë problem si dhe udhëzimin metodik që u kemi dërguar më parë. Duke mos mbajtur parasysh udhëzimet e dhëna ka bërë që shumë probleme të mos trajtohen fare në të gjitha periudhat- kapitujt siç janë: situata në rreth, mbrojtja e ekonomisë socialiste, edukimi politik, ideologjik, arsimor,ushtarak e profesional i kuadrit, roli udhëheqës, edukues e kontrollues i organizatës bazë të Partisë, kanalet legale,etj. Edhe problemet që trajtohen nuk janë grupuar e shtjelluar siç jeni udhëzuar, por u është bërë një përshkrim pa shtjelluar kombinacionet e kryera. Nuk është dhënë në fillim tablloja e shkurtër e problemit e pastaj të bëhej shtjellinii i tij, por janë hedhur disa të dhëna e deponime pa bërë shtjellimin e luftës që është bërë për zbulimin dhe goditjen e armiqve të klasës.
Duke parë se historiku është dokumenti bazë i jetëshkrimit të anës së sigurimit në rreth, që përjetëson organin me të cllin do të njihen për herë të parë pasardhësit, do të edukohen dhe do të gjej në përvojën e pasur të prindërve të tyre në luftën e bërë kundër armiqve, ne megjithëse në çdo faqe, në fund të çdo kapitulli kemi bërë vërejtje dhe i kemi dhënë çështjet që duhen shtjelluar, me qëllim që t’u ndihmojë gjatë ripunimit për ta nxjerrë historikun ashtu siç duhet, po rendisim vërejtjet konkrete për çdo periudhë si dhe si duhet të grupohen e shtjellohen çështjet:
Kreu I
Lufta legale dhe format e para të informacionit 1943- 1944, f. 1- 8
Megjithëse del shkurtër, jemi të mendimit se ky kapitull qëndron dhe ashtu siç është.
Kreu II
Lufta kundër armiqve të klasës në vitet e rimëkëmbjes e konsolidimit të pushtetit popullor në rrethin e Librazhdit në vitet nëntor- 1944- 1948.
Për këtë periudhë për disa çështje keni material, kurse pë disa të tjera nuk kemi shkruar asgjë.
Ky kapitull duhet të renditet e shtjellohe t si vijon:
- Situata në rreth. (Kjo çështje duhet shtjelluar sepse jepet tepër e përgjithshme në f-9. Këtu duhet shkruar një tabllo e shkurtër si paraqitej gjendja e armiqve të klasës në Librazhd pas pëmbysjes së tyre dhe detyrat që u dalin organeve të sigurimit- seksionit
të mbrojtjes së popollit).
- Riorganizimi i organeve të sigurimit dhe detyrat e tyre
kryesore. (Kjo është shtjelluar mirë në f.9-10, veç duhen hequr emrat.
Ne i kemi korregjuar në tekst).
- Kontributi I dhënë gjatë zbatimit të reformave revolacionare si gjatë reformës agrare, tatimfitimet e jashtëzakonshme, zbulimi i armëve që mbanin fshehur armiqtë, etj. (Kjo duhet shtjelluar se nuk është shkruar fare).
- Lufta kundër bandave. (Kjo pikë ka dalë mirë).
- Zbulimi dhe goditja e grupeve e organizatave kundërrevolucionare. (Kjo pikë duhet plotësuar sepse keni shkruar vetëm për një organizatë. Për këtë në fillim të jepet tabloja sa grupe e sa organizata ishin në rreth në këtë periudhë, me sa veta e ku shtriheshin dhe mandej bëhet shtjellimi i luftës tonë për zbulimin dhe asgjësimin e tyre me radhë. Në fund jepet prapë tabloja sa mbetën e me sa vetë).
- Puna për ngritjen politike, ideologjike, arsimore, profesionale e ushtarake qe bëhej nga kuadri i sigurimit. (Kjo duhet shtjelluar. Material për këtë do të gjeni në arkivin e Komitetit të Partisë të rrethit- fondin e organizatës bazë të Partisë për anën e sigurimit).
Kreu III
Lufta kundër agjenturave të zbulimeve armike në vitet 1949- 1955.
Edhe për këtë periudhë material keni në f.19- 46, por është vetëm për bandat dhe grupet, kurse për çështjet e tjera s’kemi shkruar. Gjatë ripunimit duhet të shtjellohen çështjet si vijon:
- Gjendja në rrethin e Librazhdit. (Kjo duhet shtjelluar, sepse në faqen 19- 20 ju e keni dhënë të përgjithshme, ndërsa në fakt duhet shkruar për situatën në rreth në aspektin e luftës së klasave
në vitet 1948- 1955).
- Masat që u morën për ngritjen me baza shkencore të punës së sigurimit në rreth. (Strukturën e keni dhënë mire në f. 21-22, duhen hequr emrat dhe duhen theksuar edhe masat e tjera që u morën në drejtim të forcimit të rolit udhëheqës, edukues e kontrollues to organizatës bazë të Partisë në gjithë punën e sigurimit, në drejtim të agjenturës, etj).
- Lufta kundër bandave. (Për këtë pikë keni shumë material, por ai duhet grupuar më mirë. Kështu, psh , në fillim duhen dhënë sa banda, me sa veta, ku vepronin. Mandej të shtjellohet si u zbuluan e shpartalluan ato, dhe në fund sa mbetën dhe sa u likujduan).
- Zbulimi dhe goditja e rezidenturave e grupeve të zbulimeve armike. (Edhe për këtë material kini, por duhet sistemuar e shtjelluar. Pra në fillim të jepet tabloja sa grupe, me sa vetë, ku shtriheshin dhe mandej shtjellohet si u zbuluan e goditën nga ne, duke shtjelluar kombinacionet e kryera).
- Mbrojtja e ekonomisë socialiste – detyrë e rëndësishme e organeve të sigurimit në rreth. (Kjo çështje duhet shtjelluar).
- Përpjekjet e bëra për ngritjen ideopolitike, arsimore e ushtarako- profesionale të kuadrit. (Kjo duhet shtjelluar.
Kreu IV
Kjo periudhë është shtjelluar shumë konfuze dhe nuk kuptohen në se janë kujtime të marra nga bashkëkohësit apo pergjithësime të vëna pa asnjë shtjellim të veprimtarisë sonë, por renditen disa të dhena e deponime.
Duhet medomosdo prej faqes 47-62 të shtjellohet në këtë mënyrë:
- Gjendja në rreth. (Duhet të jepet cila ishte situata në rrethin e Librazhdit në këtë periudhë dhe në aspektin e luftës kundër armiqve të klasqs).
- Detyrat e sigurimit në rreth dhe ndryshimet strukturale. (Kjo ka dalë në f. 47- 48, të hiqen emrat.
- Zbulimi dhe goditja e rezidenturave të zbulimeve armike. (Për këtë periudhë në fillim të faqes 48 duhet të jepet një tablo sa rezidentura, me sa vetë, sa individë si agjentë përpunoheshin. Pas kësaj të bëhet shtjellimi i grupeve të zbuluara siç janë ato që shtjelloni në f .48,56, etj. Pas këtyre bëhet shtjellimi i agjentëve të zbuluar e goditur, duke shkruar disa veprime- kombinacione të kryera).
- Lufta kundër veprimtarisë armiqësore në sektorin e ekonomisë socialiste- shtetërore e kooperativiste. (Kjo çështje duhet shtjelluar).
- Perfeksionimi i mëtejshën i edukimit e arsimimit të kuadrit. (Kjo duhet shtjelluar).
Kreu V
Prefeksionimi I mëtejshëm I luftës kundër zbulimeve imperialiste e revizioniste në vitet 1961- 1965.
Edhe këtë periudhë e keni shtjelluar pa kriter. Këtu janë renditur disa fakte për individët. Materiali i paraqitur dhe ai që duhet mbledhur duhet të shtjellohet sipas këtyre çështjeve:
- Situata në rreth. (Kjo duhet shkruar se gjërat që shkruani per situatën në f. 63- 65 janë tepër të përgjithshme; ato të reduktohen në gjysmë faqe dhe të shkruhet cila ishte situata në rrethin e Librazhdit në këtë peridhë).
- Ndryshimet strukturale në përshtatje me detyrat funksionale të sigurimit në rreth. (Kjo është shtjelluar në f.67).
- Zbulimi dhe goditja e agjenturave të zbulimeve armike kapitaliste e revizioniste. (Kjo çështje duhet rishikuar, sepse në materialin prej f. 68-107) jepet në mënyrë tepër i koklavitur – janë renditur disa individë me disa të dhëna dhe nuk jepet lufta që ështe bërë- pra nuk shtjellohen kombinacionet e kryera që shpunë në zbulimin dhe goditjen e këtyre agjentëve. Për këtë çështje në fillim duhet dhën tabloja sa agjentë përpunoheshin, ku vepronin. Si u zbuluan e goditën disa
nga kryesorët duke shtjelluar veprimet e kryera ndaj tyre. Në fund të jepet tabloja sa a zbuluan e sa mbetën, ndaj të cilëve vazhdonte përpunimi).
4-. Zbulimi dhe goditja e armiqve të klasës që përpiqeshin të sabotonin ekonominë socialistq.
– Zbulimi I grupit armiqësor në Dorezës… (Këtë e keni shtjelluar në f.71- 84, veçse duhet të shtjelloni disa nga kombinacionet tona që shpunë në zbulimin e këtij grupi).
– Zbulimi dhe goditja e grupit armiqqsor në Lunik (edhe këtë e keni në f.85- 86).
Personat që përmendni në faqen 86-107 duhet të shtjellohen në pikën 3.
- Ngritja e mëtejshme politike, ideologjike, arsimore, ushtarake e profesionale e kuadrit të sigurimit në rreth. (Kjo duhet shkruar).
Kreu VI
Revolucionarizimi I mëtejshëm I veprimtarisë së organeve të sigurimit në rreth të luftës kundër armiqve të klasës në vitet 1966- 1975
Edhe këtë periudhë të rëndësishme 10-vjeçare e keni reduktuar në disa faqe dhe me fraza të përgjithshme. Këtu janë renditur vetëm disa elementë me tendencë arratisje që u morën në këtë periudhë në Librazhd si kudo si lufta kundër burokratizmit, vija e masave, shkuarja në prodhim, heqja e gradave, inisiativat e mëdha, lufta kundër fesë e zakoneve prapanike,etj.
Për këtë periudhë duhet të shtjellohen këto çështje:
- Situata në rreth.(Duhet shkruar në aspektin e luftës së klasave me daljen e Deklaratës së Këshillit të Ministrave dhe Letrës së hapur të KQ të PPSH).
- Masat e marra për revolucionarizimin e mëtejshëm të organeve të sigurimit në librazhd. (Në këtë pikë duhen shtjelluar: lufta kundër burokracisë, ku futet jo vetëm pakësimi i shkresave, por i koncepteve burokratike, shkurtimi i organikave, vajtja në prodhim, heqje e gradave , sa kuadro shkuan në prodhim, ç’ndryshime organike keni (këtë e keni dhënë në f. 100-111) ,etj).
- Lufta kundër fesë e zakoneve prapanike, emancipimi i gruas,etj. (Kjo duhet shtjelluar).
- Koordinimi i punës agjenturalo-operative me vijën e masave. (Kjo duhet shtjelluar).
- Forcimi i mëtejshëm i rolit udhëheqës ,edukues e kontrollues në gjithë punën e sigurimit të organizatës bazë të Partisë. (Kjo duhet shtjelluar).
- Zbulimi dhe goditja e veprimtarisë armiqësore në ekonominë socialiste. (Këtë e keni shtjelluar në f. 112-113 dhe 120, por duhet grupuar më mirë).
- Prerfeksionimi i mëtejshëm i ngritjes politike, ideologjike, arsimore, ushtarake e profesionale e kuadrit. (Kjo duhet shtjelluar).
Të kihet kujdes që roli udhëheqës, edukues e kontrollues i organizatës bazë të Partisë në sigurim të dalë në të gjithë kapitujt jo me fraza të përgjithshme, por konkrete duke theksuar analizat e bëra nga ajo dh detyrat qe caktonte, kritikat dhe autokritikat, etj.
Për këtë çështje shumë të rëndësishme materiale do të gjeni në kartotekën Komitetit të Partisë të rrethit, fondin e organizatës baze të sigurimit.
Këto ishin çështjet që duhet të ishin trajtuar. Këto janë çështjet që duhet t’i trajtoni gjatë ripunimit që do t’i bëni historifkut, me qëllim që ai të dalë një dokument dinjitoz e me baza shkencore.
Duhet të merren të gjitha masat që ai të përfundohet sa më parë
REZENTЁT: THEMI BARE, BILO BREGU
Disa pseudonime nga libri “Historiku të degës së punëve të brendshme Librazhd”.
- B.P. “Surrati” – Halil Bozha, Rrajcë
- B.P. “Miku Personal” – Jaho Balliu, (denoncuesi i Selim Gurrës).
- B.P. “Vigjilenti” – Mefail Biçaku, Qarrishtë
- B.P. “Shelgu i Butë” – Mahmut Vasku, Lëpushë
- B.P. “Turja” – Qamil Selim Muçaku, Xhyrë
- Marko Laçka, operativi i Pogradecit arratisur në Jugosllavi.
- B.P. “Themeli” – Ram Kurti
B.P. që ndiqnin Sami Blloshmin
B.P. “Turja” – Qamil Selim Muçaku, Xhyrë
B.P. “Guri” – Shahin Yryku, Fanjë
B.P. “Pazari i Muzinës” – Hasan Sali Alliu, Qukës
B.P. “Nogoli” – Ëngjëllush Çela, Manastrec
B.P. “Sporti i Koresë” – Nuk ka emër
B.P. “Shela e Venoit” – Nuk ka emër
B.P. “Sagura” – Nuk ka emër
B.P. “Luani” – Nuk ka emër
B.P. “Deti Adriatik” – Nuk ka emër
Shtojcë
Materiali i hartuar i shtetit komunist bën fjalë për rrethin e Librazhdit nga ivit 1943-1975, patjetër që në fokus është edhe familja Blloshmi. Po iu paraqes tragjedinë e fundit të kësaj familje që është luajtur më 1977 në Bërzeshtë.
Familja e Selman Blloshmit më 26 tetor 1944 ekzekutohet në Tiranë Azis Selman Blloshmi (oficer me gradën major mbaruar në Gracë të Austrisë). Në vitin 1946 (reforma agrare e cila grabiti 300 dynym tokë buke,dhe 100 dynym tokë kullota, dy shtëpi banimi, bagëti e çdo gjë të gjallë. Në vitin 1952 arrestohet Hasan Selman Blloshmi dhe dënohet 20 vjet heqje lirie nën akuzën “takim dhe strehim diversantësh”. Sekustrohen pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme. Në marsin e vitit 1963 arrestohet djali i Selmanit, Samiu dhe dënohet më 8 vjet heqje lirie nën akuzën “agjitacion dhe propagandë”. Në vitin 1976 arrestohet Bedri Blloshmi. Në 6 gusht 1976 arrestohet Vilson Blloshmi. Më 31 gusht arrestohet Genc Bardho Leka (djali i dajës së Hasanit). Më 6 qershor deri më 13 qershor dënohen me pushkatim Genci e Vilsoni dhe Pushkatohen më 17 korrik 1977. Bedriu dënohet më 25 vjet heqje lirie dhe lirohet më 29 mars të vitit 1991 nga burgu i Burrelit. Më 27 korrik 1977 e gjithë familja internohet në fshatin Polis Qëndër dhe Polis Gurë-Shpat. Ditën e internimit arrestohet përsëri Hasani dhe dënohet më 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Ndërron jetë më 7 korrik 1982 në burgun e Spaçit.
Lista e B.P (bashkëpunëtorëve) që ndiqnin Vilsonin që nga viti 1963-1976. Lista e pseudonimeve që marrin pjesë në përpunimin e objektit.
- BP “Bleta” informator – nuk gjendet emri
- BP “Studenti” informator – Harif Beqir Qyra (mësues) me vëlla të arratisur në ShBA
- BP “Guri” informator – Shahin Rakip Yryku (llogaritar) më vëlla të arratisur në Kanada
- BP “Nogoli” agjent – Ëngjëllush Çela (kooperativist) më vëlla të pushkatuar
Lista emërore e bashkëpunëtorëve dhe operativëve që ndiqnin Vilson Blloshmin 1963-1976.
- Nr.94 BP. “Burreli” – Dilaver Blloshmi mësues, operativi Lavdim Kurti.
- N4.95 BP. “Xhami” kunati i Gencit – Demir Blloshmi (vëllai i Dilaverit), operativ Lavdim Kurti .
- BP. “Nogoli” – Ëngjëllush Çela (punëtor), operativ Lavdim Kurti.
- Nr.154 B.P “Guri” – Shahin Rakip Yryku (llogaritar), operativ Nevit Kasa.
- Nr.187 B.P. “Stundenti” – Emin Nexhip Lenaku (mësues), operativ Vesel Gjorgo
- Nr.160 B.P. “Stundenti” – Harif Beqir Qyra (mësues), operativ Vesel Gjorgo
- Nr.99 B.P. “Shebeniku” – Mehmet Ismail Gjymenga (ish oficer), operativ Vesel Gjorgo
- B.P. “Bleta” nuk ka emër – operativ Hasim Bobrati
- Nr.18 B.P. “Pazari i Muzinës” – Hasan Saliu Alliu, operativ Xhevat Karriqi
- B.P “Dardha” – Osman Rremo Zogolli (shitës), operativ Vesel Gjorgo
- Nr.59 B.P. “Marteli” – Ferit Haxhi Çota. operativ Xhevat Karriqi
- Nr.156 B.P. “Shkëmbi” – Bardho Qyra (brigadier), operativ Xhevat Karriqi
- Nr.68 B.P “Shkumbini” – Sali Nezir Vlashi, operativ Xhevat Karriqi
- B.P “Studenti” – Sami Hyka (mësues) operativ Vesel Gjorgo
- Nr. 159 B.P “Shkumbini” – Sami Dashi, operativ Xhevat Karriqi
- Nr. 74. B.P “Zbuluesi” – Xhelo Maliq Zharri tërhequr në bashkpunim më 31.3.1962. B.P Xhelo Zharri (sipas dokumentave arkivore) ka provokuar zjarrin tek xhamia (muezeumi) për të përhapur panik në Bërzeshtë në muajin shkurt.
- B.P “Artebrija” – Qamile Bajram Blloshmi operativ Xhevat Karriqi.
Genc Bardho Leka
Dosja Formulare e korrenspondencës me Rekon (motrën e martuar në Plug të Lushnjës).
Dosja operative e hapur në vitin 1959 me B.P që ndiqnin Gencin saherë shkonte në Lushnje ose saherë që u shkruante letra. Bashkëpunëtori kryesor për Gencin ka qënë kunati i tij Demiri me pseudonimi “Xhami” i rekrutuar në vitin 1964. Këtë martesë e ka bërë sigurimi i shteti me qëllim që kur të vinte Bardho nga jashtë kunati ta kapte dhe t’ia dorëzonte sigurimit. Këtë gjë e pohonte edhe vetë kunati madje ai deklaron në hetuesi se kur vdiq vjerri (Bardhoja) shokët e sigurimit nuk e thërrisnin më. Në ndjekje të Gencit ishte edhe i vëllai i Demirit, Diloja me pseudonimin “Burreli”. Vlen të bëjmë një sqarim se një vëllai i bashkëpunëtorit “Xhami” dhe B.P “Burreli” ka qënë i dënuar për akte turpi me 7 vjet burg. Nuk duhet harruar se po këta B.P kanë një vëlla të pushkatuar në vitin 1945 (ushtar). Lista e B.P të Gencit të marrë nga arkivi i sigurimit të shtetit.
- Shahin Zeneli “i arratisur” i riatdhesuar ka përgjuar Genc Lekën në pikën ushtarake në Qukës me T.O (teknikë operative) me operativ Lavdim Kurti.
- Nr.95 B.P “Xhami” kunati i Gencit (Demiri), operativ Lavdim Kurti.
- Nr.94 B.P “Burreli” vëllai i B.P “Xhamit” – Dilaver Blloshmi operativ Lavdim Kurti.
- Nr.22 B.P “Diamanti” – Shaban Riza Duçja, operativ Lavdim Kurti
- Nr.42 B.P. “Shkumbini” – Pëllumb Nazif Leka (shitës) operativ Vesel Gjorgo
- Nr.160 B.P “Studenti” – Harif Beqir Qyra, operativ Vesel Gjorgo
- Nr.18 B.P “Pazari i Muzinës” – Hasan Sali Alliu, operativ Vesel Gjorgo
- B.P “Studenti” – Emin Lenaku, operativ Xhevat Karriqi
- Nr.154 B.P “Guri” – Shahin Yryku (shef llogarie)
- B.P “Shigjeta” – Sami Kojku (i dënuar ordiner) ka qënë në birucë me B.P “Xhami” të cilin e përpunonte këtë të fundit kundër Gencit. Lexoni letrat e Demirit që shkruante në birucë (Letër kombinacioni).
- B.P “Dardha” – Osman Rremo Zogolli (shitës)
- B.P “Lundronjësi” – Iliaz Balliu ka qënë në birucë me Gencin gjatë gjithë kohës së hetuesisë.
- Ramadan Gurra kryetar i këshillit në Bërzeshtë informator i përhershëm i Gencit.
- Aqif Leka informator i përhershëm për Gencin Vilsonin dhe Hasanin.
- B.P “Çelësi”
- B.P “Alpinisti”
Të dy këta, nuk kanë emër .
Lista e Punëtorëve Operativ që ndiqnin Gencin
- Shemedin Dume 15.5.1959
- Ilo Dume 10.11.1964
- Vangjel Mekshi 10.8.1966
- Riza Çino 5.2.1967
- Hamdi Nestori 20.2.1967
- Lavdim Kurti 30.7.1968
- Adem Demiri 16.8.1969
- Feta M. Veizi 10.2.1969
- Vesel Gjorgo 1.3.1976
- Xhevat Karriqi 1.3.1976
Operativët e Lushnjës
Dosja Formulare 2/A
- Josif Basha
- Pandi Bitollari
- Razi Çino
Këta merreshin me korrespondencën e Gencit dhe Bilbil Camit, pothuajse të gjithë bashkëpunëtorët e Gencit janë edhe të Vilsonin.
B.P “Xhami” (kunati i Gencit, Demiri) ka dëshmuar kundër këtyre personave:
- Genc Bardho Leka
- Vilson Sami Blloshmi
- Rystem Shaban Dashi
- Ali Jusuf Goçi
- Rystem Mero Çerri
- Mihane Çerri
- Rexhep Sula
- Bedri Blloshmi
- Hasan Blloshmi
- Hajdar Radiçi
- Dervish Quku
- Mehdi Biçaku
- Shaban Muha.
Faksimile
Ndalohet publikimi pa lejen e autorit Bedri Blloshmi.