Albspirit

Media/News/Publishing

Restorant “Divina”, përsosmëria e pjatave më të vështira, por më të shijshmet

Restoranti i grupit Neranxi, një oaz freskie dhe të mirash në zemër të Bllokut shumë të vizituar nga turistët evropianë dhe italianë.

Nga Alessandro Zorgniotti

Te restorant “Divina” gjen përsosmërinë e pritjes së duhur e cila duhet prezantuar dhe shkruar me gërma të mëdha, siç ka edhe emrin: Hyjnor. Restoranti i grupit të agrobiznesit, i kryesuar nga Nikollaq Neranxi, president i Institutit kulinar me te njëjtin emër, të ofrohet me shijet e duhura të zgjedhjeve të shijes për turizmin ndërkombëtar, evropian dhe veçanërisht atë italian.

Shefja e kuzhinës, znj. Josephine Desepeda, nga Filipinet ka jetuar në Greqi prej tetëmbëdhjetë vjetësh dhe prej tetë te cilave punon edhe për shkollën kulinare te Z. Neranxi dhe që çdo vit u mundëson edhe me punën e saj profesionale, kualifikimin profesional të kërkuar nga bota e turizmit të ushqimit dhe të verës, qindra të rinjve shqiptare të shkollës se kuzhinës në Tiranë të cilët duket janë të destinuar për të gjetur punë në Itali, Shqipëri dhe në shtetet fqinje.

Menyja e propozuar te Divina mund të përmblidhet në dy kategori: classi i shërbimit sigurisht me pesë yje; pjatat janë një ndërthurje e këndshme kulturash ndërkombëtare nga lendet e para më të mira dhe, gjithashtu përbërësit e ushqimeve të përzgjedhura rigorozisht nga grupi Neranxi prej prodhuesve më të mirë italianë, grekë dhe evropianë, me zgjedhje të shkëlqyera artistike dhe me të vërtetë hyjnore (siç restoranti ka edhe emrin Divina) të pasura dhe pamje orientale.

Mos e humbisni pjatën e sushit që përfundon në orizin e zi të bardhë e peshkut të shkëlqyer. Në vend të orizit te zakonshëm me fruta deti, që shërbehet në një tas elegant prej bronzi ne forme ylberi shoqëruar me erëza të ëmbla në të cilat shërbehet edhe një biftek i shkëlqyer brazilian me tundim te njëjtë te një tripe italiane.

Të gjitha të shoqëruara nga një seri verërash që ofron Bianchi & Neri ( Verëra te kuqe dhe te bardhe) te shërbyera si në shishe ashtu edhe ne gota elegante – sepse sipas kuzhinës se Divinës shërbimi dhe shija e verës se vërtete nuk mund të shpërfillet – dhe ne fund një ëmbëlsire, ose pastë rigorozisht artizanale dhe që vjen nga recetat speciale të Shkollës Kulinare N. Neranxi.

“Falë eksperiencës së kuzhinierit dhe trajnimit profesional – na shpjegon Josephina – mund të transmetoj  dashurinë dhe pasionin tim të madh për kuzhinën ndërkombëtare që, nëse menaxhohet me rigorozitetin e cilësisë dhe me entuziazmin e hulumtimeve të vazhdueshme, arrin të kombinojë traditën Evropiane dhe aziatike harmonikisht duke ofruar emocione për sytë dhe shijen e klientelës sonë gjeografikisht shumë të pasur”.

Pa dyshim, në urbanistiken e jetës së furishme të Bllokut, zonës simbolike të Tiranës, “Divina” propozon veten me një kuzhinë që i përgjigjet filozofisë më të mirë të “Slow Food”-it ( e kundërta për nga cilësia e Fast Food-it) të aplikuara në kuzhinë dhe ku e vetmja shpejtësi është ajo e kuzhinës në punë dhe shërbimit nga kamerieret te takëmeve të përdorura nga konsumatorët.

Pa dyshim, Divina është një rast i përsosur në qasjen shqiptaro- italiane dhe, në përgjithësi perëndimore shqiptare dhe kjo sepse vjetërsia që duhet në tavoline, është vetëm ajo e verës së mirë, ndërsa mjedisi që rrethon klientelën është një qasje e të rinjve se bashku me freskinë qe ta përcjell menyja e pasur e restorantit Divina.

Please follow and like us: