Albspirit

Media/News/Publishing

Dëshmia tronditëse e gazetarit: Si i vodhi Shpëtim Idrizi 225 mijë dollarë shqiptarit të Kosovës?

Nga Fast News

Një tjetër “ e pa larë” e Shpëtim Idrizit del në pah, që tregon fytyrën e një politikani që nëpër televizionet shqiptare paraqitet si patriot i madh dhe burrë shteti me peshë.

Këtë herë është gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj, i cili ka publikuar disa dokumente ku pretendon se kreu i partië PDIU-së, ka mashtruar shtetasin kosovar, Nazim Berisha.

Në denoncimin e tij, Vezaj shkruan se Idrizi i ka marrë Nazim Berishës 225 mijë dollarë në total, duke mos ia kthyer në një kalvar që ka vijuar për 15 vite.

Sipas Vezajt, Idrizi i ka marrë Berishës shuma të mëdha dhe i është shmangur vazhdimisht kërkesave të tij për kthimin e borxhit.

Në dokumente tregohet korrespondenca e Idrizit me Berishën dhe kërkesat shumta të këtij të fundit për kthimin e borxhit.

Vezaj shkruan se në dokumentet e publikuara ka edhe një letër me shkrim dore, ku Berisha akuzohet si spiun dhe kërcënohet me eliminim fizik.

Më tej Flamur Vezaj thotë se akuzat ndaj tij prej Enkel Demit, në shkrimin redaksional të publikuar në portalin e drejtuar e tij, ku Vezaj cilësohet si korrespondent i qeverisë, kanë ardhur pasi kreut të PDIU-së, Idrizi, nuk i kanë pëlqyer kritikat pas braktisjes së aleancës me Ramën dhe kalimit në opozitë.

Vezaj shkruan se Idrizi ndërron kah sa herë që ngelet pa privilegje dhe këtë e ka bërë shpeshherë ndërkohë që Demi përpiqet ta mbrojë me shkrime redaksionale, citon Hashtag.al

Në replikën me Enkel Demim, Vezaj shkruan se “nuk besoj që do shumë zgjuarsi për ta kuptuar se kolegu parimor me 25 vite eksperiencë, tashmë duhet të bëjë shkrime anonime, dmth redaksionale, në mbrojtje të një politikani që ndërron xhaketën sa herë ka nevojë!”.

“Po i kthehem Shpëtim Idrizit, sepse i qëndroj asaj që kam thënë, madje për të shtuar edhe arsyen e 52-të pse ika: Dështimi, apo Shpëtimi – quaje si të duash, për gati 12 vjet në pushtet nuk e di çfarë të mire i ka sjellë çamëve përveç pasurimit të tij vetjak, nga drejtoritë si AKU-ja, Sigurimet Shoqërore, etj. etj. Na qenka mërzitur Dështimi pse e kam quajtur doganier, se ia kam ulur gradën? Mbase ka të drejtë, se ai ka qenë edhe Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, që sipas meje i bie shumë më keq se thjesht doganier, se këta të shkretët marrin ndonje 50-she duke ngritur traun me dorë. Dështimi të paktën e ngrinte traun me telefon, gjithë rehatllik, nga zyra e vet për shumëfish 50-shesh, sipas të ngrefurave politike të kohës. Kam përshtypjen se gjëja që më shumë e ka mërzitur Shpëtimin dhe vullnetarët pa “pagesë” të portalit të pavarur 27.al është fakti, se e kam quajtur kryetarin e madh “mashtrues”! Kanë të drejtë, se nuk ka vendim të formës së prerë, që ta deklarojë zyrtarisht të tillë. Ama, nuk duhet të harrojmë se shtetasin N.Berisha nga Kosova për 15 vite e ka mashtruar duke i marrë shuma të ndryshme parash! Këto të pabëra i ka bërë edhe duke lënë me shkrim të tij dhe firma plot prova, njëlloj si lopa bajgat. Këto po ia postoj këtu dhe mund t’i lexosh ti Enkel, apo edhe kolegë të tjerë që kanë interes”­­ – shkruan Vezaj në fund të reagimit.

Please follow and like us: