Albspirit

Media/News/Publishing

Rezistenca Iraniane apelon për lirimin e të arrestuarve në Mashhad më 11 Gusht

Fashizmi fetar që sundon Iranin, më 11 gusht 2019, arrestoi Hashem Khastar-in, një përfaqësues i mësuesve, si dhe një numër personash të tjerë që kërkonin dorëheqjen dhe rrëzimin e Khamenei-t, Liderit Suprem të regjimit klerikal. Ata ishin mbledhur përpara një gjykate në Mashhad për të mbështetur një individ tjetër që bënte thirrje për heqjen e Khamenei-t, në kohën kur u arrestuan.

Hossein Sherafati Rad, Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë në Khorasan Razavi, i ka përshkruar të arrestuarit si “elementë kundër-revolucionarë me lidhje jashtë vendit të cilët kishin ardhur në Mashhad nga pjesë të ndryshme të vendit për të nxitur protesta, për ta ndezur opinionin publik kundër Republikës Islamike, dhe për të krijuar pasiguri.” “Të arrestuarit janë nga grupe kundër-revolucionare jashtë vendit, kishin lidhje me grupe subversive, dhe kishin ndërmend të planifikonin, organizonin dhe krijonin trazira të herëpashershme në qytet,” raporton agjensia e lajmeve Fars.

Rezistenca iraniane u bën thirrje organeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që ta dënojnë fort regjimin e mullahëve dhe të marrin masa të menjëhershme për lirimin e të arrestuarve. Regjimi i mullahëve, i rrethuar nga krizat e brendshme dhe ndërkombëtare, ka një frikë të thellë nga çdo protestë e shkëndijë që mund të ndezë kryengritje popullore dhe përpiqet t’i parandalojë këto me anë të shtypjes, arrestimeve dhe frikësimit.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka bërë thirrje vazhdimisht për formimin e një delegacioni ndërkombëtar që të vizitojë burgjet e Iranit dhe të burgosurit politikë dhe të marrë masa të menjëhershme për lirimin e tyre.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Please follow and like us: