Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda Gjoci: Kjo ditë e dhimbjes le të na e kthjellojë kujtesën…!

Image result for maskara e valmirit

 

Si sot 70 vjet më parë Mirdita, vendlindja ime do të përjetonte një gjamë të madhe.

14 burra do të ekzekutoheshin në Qafë-Valmir nga regjimi genocidist komunist për fajin e vetëm se vinin nga ajka e fisnikëve, të atij trualli i cili nuk po pajtohej me sistemin komunist…

10 burra të pushkatuar e 4 të tjerë të varur barbarisht në litar-ky ishte bilanci i kësaj dite rë zezë.

Kjo ishte jo vetëm një akt hakmarrjeje i verbër, por dhe prologu i viteve e dekadave të okupimit komunist që do pasonte Atdheun tonë.

Mirdita, ky djep krishtërimi e quajtur botërisht si Republikë e vlerave dhe krenarisë që ndër shekuj nuk i ishte nënshtruar Imperatorisë, po tentohej me dhunë e gjak të pushtohej nga djajtë e kuq…! Bandat e kuqe të udhëhequra nga kryekrimineli M. Shehu po imitonin e eksperimentonin Xhengiskanin pikërisht në Mirditë.

Domethënja dihej…Martirët u vranë e u murosën në altarin e lirisë, por amaneti i tyre kurrë nuk u krye.

Një amanet që jo vetëm do qetësonte shpirtrat e tyre, por do ishte dhe garancia e lirisë për breznitë që do vijnë..!

Sot pas 7 dekadash nuk ka sesi të mos i qasemi kujtesës së pa kujtesë nuk ka horizont.

E kujtesa na bën të gjthëve me faj.

Se nuk arritëm as sot t’ju realizojmë amanetin.

Se prap si para 70 vitesh në krye të pushtetit janë bijtë biologjikë e gjenetikë të qoftëlargut…se prapë në Mirditë neodiktatura po gjen bashkëpunëtorë e puthadorë si dikur.

Natyrisht sot nuk ka më litar e vrasje pa gjyq, por po vritet shpresa e djelmisë mirditore e mbarëshqiptare nga psikopatë e hajdutë të paskrupuj dhe toka e Arbrit po shpopullohet si dikur Kosova nga plani famëzi i Vasa Çubrioloviçit.

Sot natyrisht është ditë homazhi për martirët, por dhe ditë refleksioni.

Edhe kujtesa ka kufijtë e saj të durimit në mënyrë që mos atrofizohet e tretet përgjithnjë, ndaj le të ngrihemi për të mos u ulur kurrë pa lartësuar dinjitetin e nëpërkëmbur nga një çetë çakejsh me në krye një monstër si Edi Rama.

As përrallat e stabilitetit e as rrushi i dhelprës së La Fontenit që narkoshteti e quan integrim s’duhet të na ndalojë.

Koha po ndal akrepat e saj duke na pritur me padurim të rifillojmë ecjen në kahun e lirisë e dinjitetit.

Lavdi e nder për Martirët dhe thirrje uluritëse në kujtesën tonë nëse vërtetë na ka ngelur pak kujtesë…!

Fotografia e kujto.al - Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit në Shqipëri

Please follow and like us: