Albspirit

Media/News/Publishing

Shembja e restorantit ‘Pa norma’, Manjani: Veprim i një shteti komunist ose kur Kokëdhima goditet nga KokëRama

 

Ai lokal ishte nga më të kuotuarit në Booking, të paktën deri ditën e “përplasjes spanjolle”. Ishte gjithashtu fully booked. Verifikojeni vetë për kuriozitet. Por, paska qenë pa leje. Çudi e madhe! Di njeri ndonjë ndërtim me leje në atë zonë?! Flas për leje të ligjshme, se me letra bakalli janë të gjitha. Pastaj, po të mos gjendej pronari në kofanon e asaj makine, nuk do merrej vesh që lokali ishte pa leje? Ky është veprim i pastër populist i udhëheqësit, që bën si parimor kur godet shokët e vet. Kokëdhima që goditet nga KokëRama…

Kështu bëri edhe Enveri, goditi shokët në fillim, pastaj armiqtë e brendshëm. Veprim i pastër i shtetit komunist! Pa gjyq e pa proçes. Ndërkohë, spanjolli do vijojë të tregojë se “ishte në një vend fisesh, ku i madhi i tyre jua bënte rrup cup. Janë dhe kandidatë për në BE…
Please follow and like us: