Ina K. Zhupa: Kryetari i Vdekjeve që nxit dhunë dhe kërcënon me vdekje qytetarët e Unazës së Re!
Erion Veliaj, si anëtari më famëkeq i bandës së Edi Ramës, i cili ende nuk është gjykuar për vrasjet e Ardit Gjoklajt, Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodrës, shpall sot luftë me jetë a vdekje me banorët e Unazës së Re!
Kryetari jolegjitim i Tiranës që burrërohet nga forca e pushtetit përdor gjuhë lufte me qytetarët e Tiranës, duke nxitur dhunën, përplasjen civile, konfliktin e armatosur për jete a vdekje. Kërcënon me vdekje qytetarët për të çuar deri në fund aferën miliona euro me projektin e Unazës së Re dhe projektin e pastrimit të parave të pista të trafikantit Edmond Bego me devijimin e lumit të Lanës.
Në vendet demokratike sot do duhet të jepje dorëheqjen për deklaratat e tij ku kërcënon me vdekje qytetarët, por anëtari i bandës e mban pushtetin me votime farse.
Veliaj do të shporret me votë nga qytetarët e Tiranës si i refuzuari i madh në zgjedhjet lokale.