Albspirit

Media/News/Publishing

25 dinastitë më të pasura, një prej tyre fiton 4 milionë dollarë në orë

25 dinastitë më të pasura në botë zotërojnë së bashku 1,4 trilionë dollarë, 250 miliardë dollarë më shumë se sa vitin e kaluar. Ky është përfundimi i një studimi të “Bloomberg”, sipas të cilit më të pasurit e botës vetëm sa pasurohen edhe më shumë, duke fituar miliona dollarë çdo orë. E vlerësuar momentalisht si familja më e pasur në botë, ajo Walton, që ka në pronësi rrjetin e supermarketeve WËalmart”, fiton mesatarisht 4 milionë dollarë çdo orë, ose 70 mijë dollarë çdo minutë, ndërsa për krahasim, arkëtarët që punojnë në këto supermarkete fitojnë 11 dollarë në orë. Trendi i pasurimit të mëtejshëm të pasanikëve vazhdon edhe në Azi dhe Europë, sipas “Bloomberg”. Në listën e familjeve më të pasura përfshihet ajo Mars, me një pasuri që llogaritet në 127 miliardë dollarë, ose 37 miliardë më shumë se sa vitin e kaluar. Ndërsa risi në listën e këtij viti është familja mbretërore saudite, me rreth 100 miliardë euro pasuri.

Please follow and like us: