Gushti i pushimeve/Tirana me një koncert bamirësie në datën 30!
Në këto ditë të nxehta gushti kur shumica e qytetarëve janë me pushime, një grup vullnetar i iniciuar nga organizatorja Xhoi Jakaj, është duke realizuar një aktivitet dedikuar fëmijëve me autizëm. Ky aktivitet i cili do të zhvillohet në datën 30 gusht 2019, synon të promovojë talentin e këtyre fëmijëve në sfera të ndryshme të artit, si balet, picture, recitime…
Postimi i dr. Xhoi Jakaj
Grupi punës për eventin e bamirësisë, pushon vetëm fundjavë dhe e nisim punën që në mëngjes e gjithë javën është në punë për të ndihmuar grupin e fëmijëve me “Probleme Autizmi”.
- Janë siguruar çanta fletore dhe mjete pune për nisjen e shkollës dhe për të pikturuar ata që kanë talent.
- Pako me ushqime per 3 muaj familjeve të këtyre fëmijëve
- Pako me rroba sportive
- Po kurohet një ekspozitë pikture.
Kërkojmë në vazhdim mbështetje paikologjike të këtyre fëmijëve falas për ta kthyer këtë aktivitet në traditë që të sensibilizojmë tërë shoqërinë.
Faleminderit grupit tim të zjarrit se kështu ua kam vendosur emrin, aq aktivë e të mirë i kam…
Nevila Hoxha Karalliu
Ardiana D Allamani
Rexhina Ana Maria Cuko
Refxhei Tola
Rikela Fusha punoi me logon dhe siguroi ambientin falas për eventin.
Meri File me grupin e saj kurator, ekspozitë me piktuarat të përzgjedhura nga një femijë i pakëzuar Ëngjëll…
Dhe zonjat e bukura që na mbështeten për blerjen e pakove sportive.
Gezim Eva Dedej
Merita Merja
Qendra Ivanaj
Së bashku bëjmë ndryshimin e jetës së shumë personave dhe ky është një mision për mua…