Fondi & banka Besa/Gazetarë, biznesmenë dhe figura publike, kush janë ‘viktimat’ që dhanë mijëra euro borxhe
Një skemë e qartë piramidale është ngritur brenda fondit të kredive “Besa”, ku Albana Imami drejtoresha e këtij fondi në Tiranë, Sauk dhe Vorë, ishte protagonistja kryesore e kësaj veprimtarie kriminale. Në këtë skemë piramidale, Imami ka mundur të tërheqë rreth vetes emra të njohur si noterë dhe gazetarë, duke u marrë atyre shuma të konsiderueshme lekësh me përqindje, duke u premtuar se do ua kthente. Mirëpo kthimin e parave tek fajdexhinjtë, Albana Imami e bënte nëpërmjet krijimit të kredive fiktive në fondacionin “Besa” ku punonte. Që prej ditës së djeshme gjashtë zonjat e arrestuara nën operacionin “Kredia”, mes tyre drejtoresha e filialit të fondacionit të kredive të vogla “Besa”, Albana Imami do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Mes të arrestuarve që do të qëndrojnë në burg janë edhe oficerët e kredive, Blerina Kanani, Matilda Domi, dhe Mihal Hanxhari si dhe ndërmjetësuesja për gjetjen e personave për kredi fiktive Orkida Driza. Ndërsa Esmeralda Vaso, 38 vjeçe, oficere kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit do të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Para gjykatës, të arrestuarat refuzuan të japin deklarime të hollësishme për skemën fiktive të kredisë ndërsa deklaruan se ata drejtoheshin nga drejtoresha Albana Imami dhe të gjitha kreditë i kanë firmosur me kërkesë të saj. Vetë Imami pranoi dhënien e kredive por tha se gjithçka e ka bërë pavetëdije duke pretenduar të shmangë përgjegjësinë penale. Në këtë masë sigurie një prej të arrestuarve, 41-vjecarja Orkida Driza deklaroi se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë pasi atë e kanë përdorur dhe në këtë skemë fiktive ajo ka përfshirë edhe fëmijët e saj. Në skemën e kredive fiktive deri më tani rezultojnë rreth 200 të tilla. Ndërsa për të shlyer detyrimet ndaj kompanisë drejtoresha Albana Imami, e cila prej 15 vitesh ishte pjesë e fondit “Besa”, kish nisur dhe skemën piramidale jashtë fondit “Besa”, duke krijuar një tjetër gropë financiare, por këtë herë të dëmtuar janë një gazetar i famshëm, notere e persona të tjerë të rrethit shoqëror dhe familjar.
Në dosjen që ka siguruar “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dosjen e prokurorisë në të cilën zbardhet dëshmia e Albana Imamit, Matilda Domit, të cilat tregojnë se si kanë kryer vjedhjet. Sipas akuzës në këtë aktivitet të kundërligjshëm e ndaluara Albana Imami ka patur rolin kryesor e posaçërisht, duke qenë edhe Drejtoreshë Dege, ka rekrutuar persona në punë, ka krijuar klientë fiktivë, ka përpiluar dokumenta kredie fiktive, si dhe ka ushtruar influencën e saj tek vartësit për të pranuar praktika të tilla fiktive, e për rrjedhojë, dhënien e kredive fiktive, duke vjedhur nëpërmjet “Shpërdorimit të detyrës”, si dhe duke krijuar skema piramidale brenda këtij fondi. “Gjithashtu, Albana Imami, ka marrë hua si dhe me përqindje të lartë nga persona të ndryshëm, familjarë të saj dhe njohje të saj, rreth shoqërore, shuma që arrijnë në vlerën e 1.7 milion euro, e ka paguar interesa të larta, duke i shkaktuar fondit një dëm të konsiderueshëm, i cili do të llogaritet në ditët në vijim nga ekspertët financiarë gjatë hetimeve që do të zhvillohen më tej”-thotë prokuroria. Në rolin e ndihmësit në këtë veprimtari të paligjshme e ligjërisht të dënueshme kanë qenë edhe Matilda Domi, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari, Esmeralda Vaso dhe Orkida Driza. Ndërsa veprimtari të paligjshme kanë zhvilluar edhe shtetasit që kanë dhënë shuma hua me apo pa përqindje, duke mos i deklaruar ato në organet tatimore, si dhe duke u kryer me veprime të parregullta e aq më pak të palicensuara nga Banka e Shqipërisë, të cilët përgjithësisht janë: Adriana Manopulli, noterja Majlinda Demollari, Monika Haxhillari, Z.K dhe F.K, Pjetër Gjini, Aritin Alija, Arta Janushaj, Iva Zerani, gazetari i pavarur Artur Zheji etj.
Kallëzimi në polici dëshmia e Albana Imamit
Nga ana e drejtuesve të fondit “Besa” në datën 13 gusht 2019 është paraqitur një kallëzim penal në policinë e Tiranës për disa vepra penale të kryera në kohë të ndryshme në këtë fond, e konkretisht për punonjësen Albana Imami, etj të cilët kanë vepruar në kundërshtim me rregullat e përmbushjes së detyrës, duke vjedhur një sasi prej 1.7 milion euro. Gjatë fazës së hetimit janë marrë deklarime Albana Imami e cila është me detyrë drejtoreshë dege tek fondi “Besa”, e cila ka cilësuar se është punësuar prej 15 vitesh tek Fondi Besa, aktualishte me detyrë drejtoreshë dege që ndodhet në adresën rruga “Luigj Gurakuqi”, Tiranë, gjithashtu mbulon dy zyra satelite që ndodhen në adresë Vorë dhe Sauk-Tiranë. Mënyra se si procedohet pranë Fondit “Besa” Imami ka shpjeguar se praktika funskionon se klienti paraqitet në zyrën pranë fondit “Besa” dhe merr informacionin se çfarë dokumentesh i duhen të plotësojë për të përfituar këtë kredi, ku shuma e kërkuar është deri në 1 milion lekë të rinj, më pas rasti prezantohet tek drejtoresha, në rastinkonkret verifokohet nga drejtoresha e degës (Albana) dhe më pas vendoset nëse do të miratohet?!! Ajo ka shpjeguar se për dhënien e shumë kredive për klientë fiktivë të paqenë por të regjistruar si të tillë.Prurjet e kësaj klientet paraqiteshin në zyrën e fondit “Besa” dhe për këto raste lidhjet me personat që paraqiteshi në këtë degë ishte Esmeralda Vaso, punonjëse pranë kësaj dege me detyrë oficere kredie. Mënyra se si ajo vepronte… pasi ajo kishte njohje me persona të tretë jashtë zyrës ku një nga këta persona ajo e mbante si sekser quhej Bekim, mbiemrin nuk ia di, i cili është edhe klient aktiv pranë fondit Besa. Sekseri në këtë rast komunikonte me Esmeraldën sa herë kishte raste të kësaj kategorie. Më pas Esmeralda merrte dokumentacionin e përpiluar e hidhte rastin në sistem ose në userin e vet ose në userin e të tjerëve. Më pas rasti autorizohej aprovohej dhe merrej kontrata për noterizim. Esmeralda Vaso kontaktonte me sekserin ose e merrte vetë klientin në telefon dhe bënte noterizimin e kontratës. Më pas kontrata kthehej përsëri mbrapsht për të vazhduar për disbursimin e kësaj kredie. Sipas procedurave klienti paraqitet në bankë për tërheqjen e kredisë dhe në rastin konkret klienti bashkë me sekserin paraqitej në bankë për tërheqjen e shumës. Klienti dhe dorëzanësi merrnin pjesën e vet shumë, të cilën ajo nuk e dinte dhe më pas sekseri i jepte shumën Esmeraldës dhe kjo lloj shume shkonte për pagesat e kredive problematike që kishin ata në portofolin e degës. Prurje të këtyre klientëve sillnin edhe Blerina Kanani e cila punonte direkt me Esmeralda Vaso dhe Matilda Domin, ku kjo e fundit punonte me një sekser me emrin Arli, Tani, Orkida Driza dhe Ervis me detyrë oficer kredie te fondit “Besa” Tirana 4, e cila sillte raste të kësaj kategorie. Blertina, Esmeralda dhe Matilda përgatisnin dosjet dhe ua shpërndanin oficerave të kredive që ishin në punë tek “Tirana 1” degë e fondit “Besa”. Oficerat e kredisë e degëve “Tirana 1” dhe “Tirana 4” janë në dijeni se kush i sillte këto klienta fiktivë. Më pas kreditë aprovoheshin, disbursoshheshin dhe më pas ajo ishte i vetmi person që bënte pagesat për këta klienta për të cilët ka mandatet e arkëtimit. Ka theksuar se ajo nuk e dinte se çfarë shume merrnin këto punonjëse dhe skeserët dhe deklaroi me përgjegjësinë e saj të plotë që ajo nuk ka përfituar asnjë lloj shpërblimi për këto lloj punë në asnjë rast dhe çdo para e dhënë në bankë ose lekë në dorë asaj personalisht janë bërë pagesa për klientët. Matilda Domi për pjesën e klientave të zyrës së Vorës ka bërë pagesa me lekët e klientëve fiktivë po ashtu edhe Blerta Kanani dhe Esmeralda Vaso kanë ndjekur të njëjtën procedurë si Matilda.
Para me përqindje te persona të ndryshëm
Me këta klientë fiktivë nuk ka asnjë lloj lidhje asnjë kontakt, por vetëm ka bërë pagesa në mënyrë që të mos dilte keq rezultati i keq i fundit dhe këtu filloi marrja e parave me përqindje. Në momentin që ajo u transferua në “Tirana 4”, kohën nuk e mban mend. I njëjti fenomen vazhdoi edhe në atë degë. Ka punuar me të njëjtën punonjëse Matildën, Esmeraldën dhe Blertinën ku kjo e fundit u bë pjesë e stafit. Në datën 31 maj 2019 dhe deri në datën 13 gusht 2019 ajo i ka kthyer shumën prej 44.600 euro dhe ndërkohë brenda datës 5 shtator 219 duhet të paguante vlerën 150 mijë Euro, e cila është gjobvënie nga ky shtetas. Me këtë shtetas atë e ka prezantuar bashkëshorti i Matildës, shtetasi Deni Gjika. Shuma e marrë prej vlerës 50 mijë euro është shuma që është përdorur për pagesë të klientëve të “Tirana 1” dhe diferenca për klientë e “Tirana 4”. Në muajin qershor të po këtij viti ajo ka marrë shumën prej 50 mijë euro po nga shoku i Deni Gjikës, shtetasit Vilson Biba para të dhëna në dorë në zyrën e saj. Edhe këtë shumë prej 50 mijë euro ajo e ka marrë për të mbyllur klientë e “Tiranës 4”. Po kështu lekët me përqindje i ka marrë me dy mënyra me deklaratë noteriale dhe me një deklaratë dore. Me deklaratë noteriale iu ka marrë këtyre shtetasve Edlira Malja, shumën të cilën nuk e mban mend, Pjetër Gjini, shumën prej 50 mijë Euro. Me deklaratë dore ajo i ka marrë këtyre shtetasve Adriana Manopulli shumë prej 500 mijë euro me interesa të ndryshme nga 3 për qind deri në 7 për qind, Bledi Agalliu shumën prej 10 mijë euro me interes 1000 euro në dy javë. Mitat Sulaj shumën prej 3 mijë euro me interes 500 euro në javë. Avdi Alija, shumën prej 6000 dollarë, Eduart Norja shumën prej 15 mijë euro, Fatmir Pashollari shumën prej 18 mijë euro, Lorenc Konomi 1.300.000 lekë, Flora Pasho shumën prej 10 mijë euro. Majlinda Demollari shumën prej 30 mijë euro me interes prej 10 për qind në muaj, Monika Haxhillari shumën prej 15 mijë euro pa interes, Luka mbiemrin nuk ia di shumën prej 7000 Euro. Tani, mbiemrin nuk ia dinte sekseri i Matildës shumën prej 130 mijë euro ku interesat mujore të Tanit janë paguar nga Matilda me lekët e klientëve fiktivë. Kunatit të saj, Bledar Imami shumën nuk e mbante mend, vëllai i Albanës E.K. shumën prej 40 mijë euro, nënës së Albanës, Z.K. dhe babait, F.K, shumë të cilën nuk e mban mend. Artur Zheji shumën prej 10 mijë dollarë, Iva Zerani 500.000 lekë, Armando Braka shumën prej 5000 euro pa interes, Arta Janushaj shumën prej 55 mijë euro me interes 4 për qind, Arkenad Gripshi shumën prej 10 mijë euro pa interes, Sabriz Zela shumën prej 22 mijë euro pa interes, bashkëshortit Adrian Imani, shumë të cilën nuk e mban mend, kunatës së saj Pranvera Skënderi shumën prej 25 mijë euro pa interes, Edi mbiemrin nuk ia di person që e njeh edhe Blertina shumën prej 20 mijë euro me interes 15 për qind, përqindje të cilën e likuidonte Blertina me kreditë fiktive. Në lidhje me këto shuma që ajo u ka marrë këtyre shtetasve ka qenë në periudhën viti 2016 e deri në datën 13 gusht 2019. Deklaron se të gjitha këto shumë janë marrë për mbylljen e kredive mujore tek fondi “Besa”, për të ruajtur rezultate e degës “Tirana 1” dhe “Tirana 4” Tiranë. Matilda Domi dhe Blertina Kanani janë në dijeni të lekëve të marra me përqindje pasi këto janë personat të cilat kanë çuar lekët në pamundësi për ti çuar ajo këtyre klientëve, ndërsa Esmeralda Vaso është vetem më dijeni të marrjes së lekëve me përqindje. Në momentin kur njëri nga këto persona të kredive fiktive kërkonte të merrte kredi personale paraqitej tek njëra nga këto punonjëset e fondit “Besa” dhe i vinte kushtin që kredinë e donte të mbyllur, në këto kushte këto tre punonjëse mundoheshin të gjenin mënyrën më të shpejtë për të mbyllur, gjë që bënte të mundur të bëhej ose me kredi fiktive, ose në marrjen e lekëve me përqindje. Javën e fundit të çdo muaji të gjithë oficerët e kredisë së “Tirana 4”, nxirrnin listën e klientëve të papaguar qoftë këto fiktive apo reale dhe ia dërgonin me e-mail ose dorazi. Në këto kushte dhe mbingarkesë pune duhej të gjente para për të pasur rezultate sa më të mira në degë. Kjo gjë bëhej pasi në bazë të rezultatit të mirë të punës mernim bonusin mujor si oficerët e kredive ashtu dhe drejtori i degës siç ishte Albana në këtë rast.
Dëshmia e oficeres Matilda Domi
Matilda Domi oficere kredie në fondin “Besa” është pyetur në prokurori dhe ka sqaruar skemën e vjedhjes. Sipas saj për përfitimin e një kredie nga një klient pa sygjerim nga drejtoresha, funksiononte në këtë mënyrë. Klienti paraqitej normalisht në zyrë, ku bëhej intervista nga ana e saj, për të mësuar situatën e klientit, për të ardhurat që ai ka, kërkonte kolateralin në varësi të shumës që klienti aplikonte dhe më pas në bazë të vlerësimit nga ana e saj hidhej në sistem dhe pritet aprovimi nga drejtoresha. Nëse aprovohej klientit nëpërmjet departamentit të financës i kaloheshin lekët në llogarinë bankare të tij. Matilda Domi ka deklaruar në prokurori se nuk ka përfituar asnjë lekë për hedhjen e dokumentave fiktive në sistem pa qënë aplikanti. Sipas saj nëse janë marë lekë janë marë vetëm nga drejtoresha Albana Imami, pasi kjo i sillte dokumentat për aplikim. Ajo kishte kuptuar se në varësi të shumës që klientët përfitonin kredinë ajo kishte dhe përfitimet e saj, ku ndaheshin ndërmjet sekserit që siguronte klientin dhe drejtoreshës, kun ë një kredi prej 5 milionë lekë të vjetra, shumën prej 1.7 milion lekë të vjetra e merte klienti dhe pjesën tjetër e përfitonte drejtoresha dhe sekseri. Ndërsa në shumën prej 6 milion lekë të vjetra, 2.5 milionë i merte klienti dhe pjesën tjetër i merte drejtoresha dhe seksesri. Në shumën prej 8 milion lekë të vjetra apo 9 milionë, 3 milionë merrte klienti dhe pjesën tjetër e përfitonte sekseri me drejtoreshën. Sipas Domit, Blertina Kananin e ka kolege pasi është oficere kredie te Tirana 4, por nuk është se ka ndonjë kontakt me këtë shtetase por ka mësuar se dhe kjo shtetase në dhënien e një kredi në shumën 5 milion lekë të rinj përfitonte një shumë prej 2 miljon lekë të vjetra, të cilat i ndante me drejtoreshën dhe me sekserin që I siguronte klientin. Ndërsa në shumën prej 10 milion lekë të vjetra Domi, tregon se kolegia e saj Blertina përfitonte 50 për qind të shumës, të cilën më pas e ndante me sekserin dhe drejtoreshën.
Personat e proceduar
Albana Imami, me detyrë Drejtoreshë në një nga degët e filialit të Fondacionit.
Blerina Kanani, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit
Matilda Domi, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit.
Mihal Hanxhari, me detyrën ish-Oficer kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit.
Esmeralda Vaso, Oficere kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit.
Orkida Driza, në rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive.
A.A., në rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive, i cili aktualisht është me masë sigurie “Arrest në burg”.
Personat që Albana Imami i ka marë paratë
1) Vilson Bibës i ka marë 150 mijë euro
2) Edlira Malja nuk e mbante mënd
3) Pjetër Gjini, i ka marë 50 mijë euro
4) Adriana Manopulli i ka marë 500 mijë euro me interesa të ndryshme nga 3 për qind deri në 7 për qind
5) Bledi Agalliu shumën prej 10 mijë euro me interes 1000 euro në dy javë.
6) Mitat Sulaj shumën prej 3 mijë euro me interes 500 euro në javë.
7) Avdi Alija, shumën prej 6000 dollarë
8) Eduart Norja shumën prej 15 mijë euro
9) Fatmir Pashollari shumën prej 18 mijë euro
10) Lorenc Konomi 1.300.000 lekë
11) Flora Pasho shumën prej 10 mijë euro
12) Majlinda Demollari shumën prej 30 mijë euro me interes prej 10 për qind në muaj
13) Minika Haxhillari shumën prej 15 mijë euro pa interes
14) Luka mbiemrin nuk ia di shumën prej 7000 Euro.
15) Tani, mbiemrin nuk ia dinte sekseri i Matildës shumën prej 130 mijë euro.
16) Bledar Imamit, kunatit të saj shumën nuk e mbante mend
17) E.K. prej 40 mijë euro
18) F.K. shumën nuk e mban mend
19) Artur Zheji shumën prej 10 mijë dollarë
20) Iva Zerani 500.000 lekë
21) Armando Braka shumën prej 5000 euro pa interes
22) Arta Janushaj shumën prej 55 mijë euro me interes 4 për qind
23) Arkenad Gripshi shumën prej 10 mijë euro pa interes
24) Sabriz Zela shumën prej 22 mijë euro pa interes
25) Burrit të saj Adrian Imami, shumë të cilën nuk e mban mend
26) Kunatës së saj Pranvera Skënderi shumën prej 25 mijë euro pa interes
27) Edi mbiemrin nuk ia di, 20 mijë euro me interes 15 për qind.
Lexo gjithashtu: https://lapsi.al/2019/08/23/skema-e-kredive-fiktive-zbardhet-debati-ne-gjyq-shfajesimi-i-drejtoreshes-isha-ne-delir/
https://dosja.al/gazetare-biznesmene-dhe-figura-publike-kush-jane-viktimat-e-fondacionit-besa-dhane-mijera-euro-borxhe/
https://lapsi.al/2019/08/23/gazetare-biznesmene-dhe-figura-publike-kush-jane-viktimat-e-drejtoreshes-se-fondacionit-besa-emrat/