Albspirit

Media/News/Publishing

Tomorr Alizoti: Djali i Kristaqit, nipi i Spiro Kolekës, bijtë e baballarëve janë bijtë e baballarëve

VIDEO/ Fjalimi tronditës i Alizotit: ‘Djali i Kristaqit, nipi i Spiro Kolekës, bijtë e baballarëve janë bijtë e baballarëve’

Anëtari i kryesisë së PD-së, Tomorr Alizoti ka marrë pjesë në një aktivitet në kuadër të Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve.

Ai ka mbajtur një fjalim të shkurtër por tepër emocionues lidhur me pasojat e sistemit komunist, por edhe ka hedhur akuza të forta politike, sidomos nga kreut të qeverisë, Edi Rama për të cilin tha se është djali i Kristaq Ramës dhe nipi i Spiro Kokelës, duke argumentuar se “bijtë e baballarëve janë bijtë e baballarëve”. Alizoti bëri thirrje ndaj demokratëve që të mos grinden më me njëri-tjetrin, por të bashkohen rreth vlerave dhe të mos shkojë kot gjaku i të parëve.

“Është folur shumë, flasim shumë, kujtojmë shumë, por në këtë vend që flasim ka pasur njerëz që kanë luftuar vdekjen, kanë dhënë jetë. Por fatkeqësisht njerëzit që dhanë jetën për liri e drejtësi, i harroi edhe politika shqiptare sepse u bë pragmatiste dhe të kapim ca të kapim. Dhe ndaj ky popull sot është i vuajtur. Edhe partia jonë harron që bijtë e baballarëve janë të bijtë e baballarëve dhe kemi ende në pushtet të birin e Kristaqit dhe të nipin e Spiro Kolekës. E harroj dhe e neglizhoi partia jonë këtë fakt. Kohën e bëjnë njerëzit, ata ishin njerëz të këqinj.  Baballarëve tanë zoti dhe koha iu dha të drejtë. Ata nuk ishin në anën e bolshevizmit, dhe fatkeqësisht na duhet ne dhe pasaardhësve tanë të merremi me një bolshevizëm të kapitalizuar, milioner, miliarder. Dhe ju po e shikoni, edhe në Shkodër nuk po i bëni dot ballë. Me dhënë mend është e lehtë, por ne si të djathtë që Shqipëria është një rast i trishtë e dimë të gjithë por  duhet të mblidhemi me njëri-tjetrin se shoh që vetëm grinden me njëri-tjetrin, të mos shkojë për kot gjaku i të parëve tanë, i klerikëve e me radhë. Zoti na ndihmoftë të gjithëve”.

Please follow and like us: