Albspirit

Media/News/Publishing

Ja si të udhëtojmë duke shpenzuar pak lekë në kryeqendrat europiane

 

Juli Veizi

Të udhëtosh është gjithmonë një ide e mirë për t’u larguar nga rrëmuja e qytetit, për t’u argëtuar me familjen, me miqtë ose me njeriun e zemrës. Por mundësitë nuk janë gjithmonë të favorshme duke qenë se udhëtimet edhe kushtojnë shumë. Në këtë artikull do ju trëgojmë si të bëni udhëtimin e rradhës edhe duke kursyer një pjesë të mirë të lekëve.

Si fillim kostoja më e madhe është avioni. Atëhere sugjerimi ynë është të zgjidhni një kompani low cost, pra që ofron bileta ekonomike. Disa të tilla janëwww.wizzair.com, www.transavia.com, www.blue-panorama.com, www.flyernest.com. Me kompaninë Transavia ju mund të zgjidhni destinacione si Amsterdami në Hollandë ose Parisi në Francë.

Ja çmimet për muajin Nëntor për udhëtimin Tiranë-Amsterdam. Ju mund të zgjidhni datat 22-25 Nëntor dhe paguani gjithsej 71 Euro. Në këtë çmim keni të përfshirë një valixhe të vogël që e merrni në avion. Pasi presim biletën shohim për hotelet. Burimi më i sigurtë dhe më i thjeshtë është www.booking.com, por gjithashtu edhe www.airbnb.com.

Në varësi se si udhëtoni në çift, me familjen apo me shoqërinë ka të bëjë edhe zgjedhja e hotelit. Me shoqërinë mund të akomodoheni shumë mirë në një hostel, i cili është një eksperiencë që duhet provuar patjetër kur je në moshë të re. Hosteli është një hotel që ti praktikisht paguan vetëm krevatin dhe fle në një dhomë me 6 ose 8 persona të ndryshëm. Përveç krevatit ka një vend ku mund të vendosësh rrobat, ka një kasafortë personale me kod për të vendosur gjërat e çmuara, si dhe mjedis të përbashkët për të kaluar kohën e lirë.

Tani do t’iu japim disa këshilla për zgjedhjen e hotelit ose hostelit. Zgjedhim në booking datat dhe sa persona do të shkoni. Më pas i rendisim sipas çmimit më të lirë dhe shohim pastaj cili hotel i ka përshtypjet (review) më të mira. Po të zgjedhim hostelin The Flying Pig Downtown gjithsej do të na shkoj për të gjitha netët 133 Euro. Pra deri tani 204 euro për një person. Ngelen për t’u llogaritur transporti nga aeroporti në qytet dhe anasjelltas dhe transporti brenda për brenda qytetit të bukur të Amsterdamit. Gjithashtu është mirë mos të largohemi shumë nga qendra e qytetit sepse koha është e çmuar dhe duhet shfrytëzuar për të vizituar qytetin.

Në rast se udhëtimi është me familjen atëhere zgjedhja e strehimit ndryshon pak, duke u fokusuar tek shtëpitë dhe tek hotelet. Këshilla ime për pasionantët e udhëtimeve është që të lexojnë sa më mirë përshtypjet (review-t) dhe ta zgjedhin me mesatare mbi 8, në mënyrë që të mos ketë surpriza të pakëndshme kur arrin në destinacion.

Këshilla e fundit, mos u mendoni gjatë, por prini biletat edhe mendoni t’ia kaloni sa më bukur.

Ja si të udhëtojmë duke shpenzuar pak lekë në kryeqendrat europiane

 

Please follow and like us: