Instituti Kulinar Neranxi: Globalizmi, më dinamik se kurrë sot në sektorin e turizmit
Globalizmi është më dinamik se kurrë sot në sektorin e turizmit dhe si rrjedhim dhe të kulinarisë! Një gjë e tillë kërkon përgatitje maksimale në profesionistët e këtyre sektorëve ku gjuha angleze është një mjet i domosdoshëm ndihmës në komunikim dhe marketing.
Instituti Kulinar Neranxi në vitin akademik 2019 – 2020 do të pasurojë mësim-dhënien me program special të komunikimit bazë në gjuhën angleze në fushat e gatimit, shërbimit dhe marketingut.
Shefat e ardhshëm të kuzhinës dhe pasticerisë duhet patjetër të jenë të mirë përgatitur për influencën e globalizimit në turizëm e kulinari.
Klentët e resorteve, restoranteve, pasticerive dhe picerive çdo vit e më shumë po dominohen nga turizmi botëror nga Europa, Amerika e Azia dhe, gjuha angleze është mjeti më eficent i komunikimit dhe shërbimit me ta e ndaj tyre.
Instituti Kulinar Neranxi me moton e Kompanisë Neranxi është gjithmonë një hap përpara…
Bëhuni pjesë e Next Generation Cheef duke u regjistruar në shkollën më të madhë të kulinarisë në rajon.
Regjistrimet vazhdojnë nga e hëna në të shtunë nga ora 09.00 deri në orën 17.00.