Hatixhe Hasandocaj: Zoti ju bekoftë Xhoi Jakaj, bashkë me grupin tënd të punës!
S’ka gjë më të bukur dhe më humane që t’i kushtosh kohë fëmijës me autizëm, para së gjithash ky është bekim.
Por unë flas si nënë që kam fëmijën me autizëm kur shoh se njerëz si Xhoi Jakaj, Adriana D. Allamani e të tjerë persona intelektualë përpiqen me gjithë forcat e tyre të bëjnë dicka për këta fëmijë, unë gëzoj sepse shoh që fëmija im gëzon.
Këtë gjë duhet ta bënte shteti dhe t’i linte mënjanë udhëtimët, makinat luksoze e dietat.
Të marrin shembullin e Xhoi Jakaj dhe të bashkëpuntorëve të saj.
Sot pashë përkushtimin e tyre për këta fëmijë.
Një organizim perfekt.
Pra imagjino ky grup i përkushtohet me një dashuri të madhe këtyre fëmijëve me aftësi ndryshe.
Unë si nënë i quaj ëngjëj.
Nuk janë njerëz të pasur me vila e makina luksoze.
Janë intelektualë që jetojnë me rroga shteti, por kanë në gjak humanizmin, bamirësinë, shpirtin e madh dhe të bukur.
Bëhuni shembull i Xhoi Jakaj e grupit të saj, që sakrifikuan kohën, dhuruan dashuri për fëmijtë me aftësi ndryshe dhe na bënë ne nënave të ndjehemi të lumtura.
Zoti ju bekoftë Xhoi Jakaj bashkë me grupin tënd të punës!