Albspirit

Media/News/Publishing

Dhimitrios Kambouroglou: KREVATI VAJZËROR

 

Image result for Dhimitrios Kambouroglou

U bë vonë e më zu nata,
tek shtëpia e një miku,
me ca verë e muhabet,
e s’ bëntë vaki të ikja,
zu një breshër! bu, çfarë shiu!
brrr, një erë, një kijamet!

Më sajdisën e më mbajtën,
e më shtruan që të flë,
në një shtrat fort madhështor,
kunupjera rreth e rrotull,
e çarçafe të mëndafshta,
mu duk vetja, perandor.

U shtriva i sekëlldisur,
pa çka, thashë le ta provoj,
të fle si amerikan,
befas ndjej një të pickuar,
që kërceva i tmeruar,
sa desh preka në tavan!

A thua më ishin turrur,
njëmijë pleshta të urritur,
mijra çimka e mushkonja,
vërvitem i lemeritur,
ku te vete, ku të futem,
nga t’ ja mbathja, ku të shkonja?!

Po çu bëra, vallë, çfarë patën,
vrava mendjen dhe e gjeta,
shkakun tepër natyror,
gjithë këta shejtanë zullapër,
që mu hodhen të më shqyejnë,
janë të seksit mashkullor.

Edhe der’ sa janë mësuar,
për natë duke ledhatuar,
trup të ëmbël vajzëror,
me të drejtë u revoltuan,
që mbështeta mjekrën time,
në jastëkun virgjëror.

Nis e kontrolloj jatakun,
po kur s’ gjeta një, për besë,
mbeç mu si Xhaferi* i shkretë …
Pasi nuk e gjeja shkakun
dhashë karar që k’to mënxyra,
i bëka krevati vetë!!

O ju miq uratë më paçi,
në rastistë në jetën tuaj,
e të lipset gjetkë të flini,
Zot i math le të kujdeset,
të mos ndodhë, mos u çoftë fati,
në krevat vajze të bini!

Shqipëruar nga
Arqile Garo
Janninë, shtator 2013.

*Xhaferi – me demek mbeti si Xhaferi kur humbi simiten… Kush e di këtë çështjen e Xhafo qosurit me simiten lerë të na e thotë që të sqarohemi edhe na të tjerët.

Please follow and like us: