Albspirit

Media/News/Publishing

Akuzat e PD, Prokuroria nis verifikimet për kryebashkiakun me 3-4 emra e mbiemra

Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Vaut të Dejës, Mark Babani.

Sektori i Dekriminalizimit në organin e akuzës, ka nisur verifikimet për figurën e tij pas kërkesës së Partisë Demokratike.

Pak ditë më parë, PD e denoncoi Babanin se fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut dhe se ka përdorur në të kaluarën 3 identitete të tjera që nuk i ka deklaruar në formular.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion Prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike për kryebashkiakun e tretë socialist sipas kësaj force politike, i cili rezulton me të kaluar kriminale.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003”, thuhet në shkresën e Partisë Demokratike, ku zbulohet edhe një detaj tjetër, që ngre dyshime se Mark Babani i Bashkisë së Vaut të Dejës ka gënjyer në formularin e dekriminalizmit.

“Në formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994- 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, thuhet më tej.

Please follow and like us: