Ditmir Bushati: Kjo krizë nuk vjen nga injoranca, por nga paaftësia për të ndërtuar një sistem vlerash
Kjo krizë nuk vjen nga injoranca, por nga paaftësia për të ndërtuar një sistem vlerash. Na duhet të jemi të drejtpërdrejtë. Kapitalizmi grabitqar që kemi ndërtuar të gjithë së bashku nuk premton për të bërë një hap përpara. Ne nuk mund të themi më se jemi vend i shqiponjave, kombi i Skënderbeut dhe Nënë Terezës, nuk mund të brohorasim nëpër stadiume.
Duhet të themi se cilat do të jenë qëllimet e vendit tonë. Izraeli një vend në mes të shkretëtirës sot është një ndër më të zhvilluarit në botë. Objektivat që duhet të përcaktojë një komb, duhet të kenë edhe Diasporën në thelb. Ne gjithë këtu para se ti drejtojmë gishtin njëri-tjetrit, duhet ti themi vetes ku isha ku para se BE të marrë vendimin për Shqipërinë. Kjo nuk është një çështje e majtë e djathtë.
Me shqetëson mbledhja e të ardhurave në një grusht njerëzish; më shqetëson që ne vazhdojmë të transportojnë kapital njerëzor; më shqetëson që nuk kemi partneritet besimi me Diasporën; nuk kemi njerëz nga Diaspora të punojnë me ne dhe të ndërtojnë një sistem gare më të drejtë.