Shteti harron Gjergj Fishtën, rikonstrukton vilën e prokurorit në Korçë, vendimi i Mirela Kumbaros
Në Shqipëri ndodhin edhe ‘çudira’ të tilla. Vila e prokurorit Kolë Hysenaj në Korçë është trajtuar si “Objekt i trashëgimisë kulturore”. Ky vendim mban vulën e ish-ministres së kulturës Mirela Kumbaros, vilë e cila tashmë është e rikonstruktuar nga shteti deri në detaj dhe ka kap vlerën e 500 mijë eurove në treg. Shteti është kujtuar për vilën e prokurorit në Korçë, e cila tashmë është një pronë private, duke investuar në të, pasi është cilësuar me vlerë arkitektonike.
Por menjëherë na shkon mendja, çfarë ka ndodhur me shtëpinë e At Gjergj Fishtës?
Deri më tani, asnjë ‘dorë’ nuk i është vënë shtëpisë së Fishtës, e cila është drejt rrënimit. Kjo shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme ku banesa nuk ka as dritare. Një derë e vjetër druri, pjesë të pa suvatuara të banesës, këto shohim në fotot e mëposhtme.