Albspirit

Media/News/Publishing

Maria Polidhouri: NË RRUGËN QË MË GJETI TË VETMUAR…

Image result for maria polidhuri

Në rrugën që më zuri në vetmi,
nuk di se si, ç’ është e vërteta,
gjeta thellë meje një shpirt krejt të ri,
sa shumë ëndrra të reja gjeta.

Në gjysëm errësirë, sa i ëmbël ish
lastar i porsambirë i shpresës,
që ngjante si dhuratë prej perëndish,
si bulëz shpëtimtare e vesës.

Sa ëmbëlsi kur zemra lulëzonte
në thellësi të kurmit tim të ri.
Në sythe syri këndshëm lumturonte,
një vrull që bëhej gaz e melodi.

Dhe mendja fluturonte. Çmendurisht
duart e mia flatra imagjinarë,
ja dashuria po më fton me gisht,
e më dërgon pëllumba lajmëtarë.

Ja dashuria me një drapër vezullor,
më vjen e më rri pranë,
dhe pasi ç’ kam të freskët prapë ma korr,
vetëm më lë, mënjanë.

Shqipёroi: Arqile Garo
nga libri “Pelegrin në Ujëvarat e Poezisë Helene”.

Please follow and like us: