Edi Rama po rishkruan dhe materializon poemën e mjerimit!
Albina Deda Gjoci
(Apel i dhimbjes)
Nuk ka asnjë notë politike në konstatimin dhe thirrjen time.
është krejt njerëzore.
Sikundër sot më shumë se kurrë jam krenare dhe falenderoj Zotin e genin tim që i përkas një ideje e një kahu politik të djathtë që asgjë nuk e lidh me këto monstra neokomuniste, me këto klone përçudunuese që uzurpuan e përçudnuan Shqipërinë.
Unë sinqerisht flas gjithmonë.
Jam mjeke, jam nënë, jam dhe bijë Mirdite që vëllezërit e mi baballarët e atyre që sot janë shndërruar pari e këtij vendi mi vranë e persekutuan për 50 vjet. Por sot nuk flas nën idhnim.
I dua dhe kafshët, por më shumë më dhimbsen njerëzit.
Dhe njerëzit e mi, njerëzit tuaj po i vret Edi Rama.
Edhe me ligj edhe me kanun kur dihet vrasësi nuk kërkohet më tutje….!
Ky kryeministër aspak i adhuruar por nga krimi e oligarkia i imponuar nuk ka frena e nuk njeh limite as njerëzore jo më politike. Edi Rama po i vret si kryeministër i vendit, i shndërroi më krenaret e kontinentit në kopje të hebrejve në kërkim të Atdheut e të mbijetesës.
Se në Atdheun e sunduar nga ky sulltan i neveritshëm të vrasin e të gjobisin Shullazët.
Unë nuk e njoh frikën e Shullazëve banditë, por të Shullazëve pushtetarë dhe oligarkikë!
Se ata vrasin jo vetëm fizikisht, por dhe moralisht.
Janë killer të pashpirt të ardhmërisë së kombit.
Edi Rama duhet ndalur jo vetëm se na e materializoi poemën dhe dhimbjen migjeniane dhe po i kthen shqiptarët në apoteozën e misrit, (bukës thatë) por se po tenton të na e vrasë të ardhmen e fëmijëve.
Këtu unë nuk jam politikane dhe nuk njoh pragmatizëm, por jam nëna shqiptare që i rrezikohet fëmija.
Si unë janë shumë nëna shqiptare.
Ka ardhur koha e revoltës njerëzore dhe jo e pseudorevolucioneve “Armani”.
Përpara jetës së fëmijëve tanë refuzojmë çdo lloj pragmatizmi, biles urrejmë të quhemi politikanë!