Albspirit

Media/News/Publishing

Qendra Xhoi & Xhulia, cikël veprimtarish nën moton “Fol me mua”

Muaj Tetor përfshin një numër veprimtarish iniciuar nga Qendra Xhoi & Xhulia

“Fol me mua”
Seminar në disa shkolla të mesme publike dhe private në të gjithë Shqipërinë për të hartuar një draft, të cilën do e adresojmë në Ministrinë e Arsimit, e kjo e fundit ka tagrin për të ia deleguar parlamentit që të bëjë përmirësime cilësore dhe sasiore të mësimdhënies dhe kurrikulave të shoqëruara me terapi psikologjike e sociale në mënyrë të tillë ku adoleshentët e të rinjtë të dëgjohen më tepër, e shërbimet me profesioniste të disa fushave të bëhen pjesë e mësimdhënies dhe edukimit në distancë përpos psikologëve që gjenden të atashur pranë shkollave.
Disa nga problemet që ngritëm të thjeshta në dukje, por me shumë rëndësi ishin:
1.  Sa mundësi keni të gjeni veten në mjediset e shkollës suaj dhe a jeni normalë të qetë gjatë zhvillimit të orëve të mësimit?

2. A ju dëgjojnë mësuesit dhe psikologët shkollorë apo nuk mund të shpreheni mjaftueshëm pranë tyre?

3. Brengat shpirtërore kujt ia përcillni më lehtë:

  • Shoqërisë apo familjes.
  • Njërit prind, apo të dyve në të njëjtën kohë
  • Mësuesit apo Psikologut?

4. Çfarë doni të ndryshojë në shkollën tuaj?

5. A jeni të rrezikuar nga individë që ofrojnë cigare hashashi ose elementë të tjerë me rrezikshmëri të lartë?

6. Çfarë cilësish duhet të zotërojë një mësues i mirë?

7. Sa të tillë janë në shkollën tuaj!

8. A kanë probleme dhe gabime tekstet shkollore?

9. Cilat libra lexoni më se shumti jashte shkolle dhe a keni kohë të mjaftueshme për të lexuar pasi përfundon përgatitja ditore?

10. A e dëshironi shkollën e nga 1- 10 sa herë në javë bëheni pesimist që frekuentoni këtë shkollë sepse nuk keni mësues aspak interaktiv?

Edhe sikur drafti ynë të mos gjejë fare hapësira për zbatim, sot na mjaftoi vëmendja me të cilën na ndoqën gjimnazistët, pyetjet e përgjigjet inteligjente, por dhe energjia e mirë që u shkëmbye mes nesh.
Faleminderit profesionistëve të disa fushave:
Nevila Hoxha Karalliu
Gezim Tushi
Rexhina Ana Maria Cuko
Rregjina Gokaj
Enron Seiti
Donika Shupo
Nëse ke mbi supet e tua vite eksperiencë dhe vlera individuale, por rini e energji pozitive, shpërndaje këtë mençuri se të gjithë kanë nevojë për të dëgjuar e për t’u këshilluar thjesht dhe bukur, fjala mbetet atëhere kur transmetohet me dashuri…

https://www.facebook.com/xhoi.jakaj/videos/10211787241715140/?t=4

https://www.facebook.com/xhoi.jakaj/videos/10211787242355156/?t=1

 

 

Please follow and like us: