Albspirit

Media/News/Publishing

Eni Çobani: Meditim mbi mbi urën e Ibrit në Mitrovicë 

Image may contain: Eni Cobani, smiling, outdoor
 

Tek ecja në këmbë mbi urën e Ibrit në Mitrovicë, mendja të shkon tek ata mijëra shqiptarë të mirë që luftuan që vendi i tyre të jetë jo vetëm i lirë, por edhe të jetoj në liri. Liria është e drejta e gjithsecilit prej nesh, por kur atë ta kufizojnë atëhere ngrihen pikëpyetje të mëdha për ata që flasin për lirinë, por diku ku ajo privohet harrojnë që të gjithë jemi njerëz dhe duhet të konsiderohemi të barabartë.
Pra, për ju që fituat dhe me të drejtë populli ju dha mundësinë t’i udhëhiqni filloni të mendoni seriozisht për dinjitetin e mohuar pa të drejtë të një populli liridashës dhe plot kulturë e maturi si ai i Kosovës. Kjo vërtet është një urë që u mdërtua për të bashkuar, por po duan ta ndajnë… Besoj se nuk është shuar ende patriotizmi ynë qe nuk do lejojë që asnjë pëllëmbë këtej e andej të iki nga trupi shqiptar. Tek largohem mendja dhe zemra më mbeti mbi këtë urë të ndarë me një postbllok.

Please follow and like us: